“Ju nuk e dini. Unë e
di sa kam hequr ‘të zitë e ullirit’ derisa e kam transferuar. Ai vazhdimisht
përsëriste se Manchester është shtëpia e tij. Ishte shumë i lumtur atje me
tifozët dhe skuadrën.”
Ish presidenti i Real
Madrid, Roman Kalderon mendon se Cristiano Ronaldo mund të kthehet sërish te
Manxhester United. Ronaldo i cili ka shënuar 42 gola këtë kampionat në të
gjitha garat, ka qenë i lidhur me një rikthim të mundshëm në ish – skuadrën e
tij verën e kaluar para se të nënshkruante kontratë të re me Los Blancos, por
Kalderon mendon se ai mund të rikthehet sërish në Old Traford.
“ Në atë kohë ai e konsideronte Fergusonin si një baba dhe
cdo gjë në Manchester ishte e bukur për të. Mirëpo , atëbotë dëshironte të
transferohej në Madrid dhe të luajë për Realin. Por, vitet e fundit të karrierës
ai mbase mund të dëshironte të luante në angli dhe pikërisht në Manchester”, ka
thënë Kalderon duke përshkruar detaje që e kishin mundësuar transferimin e Ronaldos te Real në kohën kur ai ishte shef i
skuadrës mbretërore.
0 comments:
Post a Comment