6.3.14

18. shkurt 1929 - Jepen çmimet e para 'Oskar' për arritje në kinematografi. 



Burimi: Wikipedia shqip - Academy Award (sqt. Akademi Avard) edhe Oskar/Oscar (origj. Academy Award of Merit) është një çmim nga organizata e filmografisë amerikane 'Academy of Motion Picture Arts and Sciences' për përsosurinë profesionale në industinë e filmit, duke përfshirë këtu regjisorët, aktorët, dhe shkrimtarët. 
Ceremonia zyrtare në të cilën bëhet ndarja e çmimeve është një nga ceremonitë më të shquara në botë dhe jepet drejtpërdrejt në televizion në më shumë se 200 vende çdo vit. Ajo është gjithashtu edhe ceremonia më e vjetër e ndarjes së çmimeve në media, ekuivalentet e saj, Grammy Awards (për muzik), Emmy Awards (për televizion), dhe Tony Awards (për teatër) janë modeluar mbas Academy Award.
AMPAS fillimisht u konceptua nga studio Metro-Goldwyn-Mayer, me udhëheqës, Louis B. Mayer, si një organizatë profesionale nderi për të ndihmuar në përmirësimin e imazhit në industrinë e filmit. 
Oscari u nis më vonë nga Akademia si një çmim i "meritës për arritje të veçantë" në industrinë e filmit.
Ceremonia e parë e Academy Award u mbajt në 16 maj, 1929, në Hotel Roosevelt në Hollywood, për filmat e shfaqur gjatë viteve 1927/1928.


0 comments:

Post a Comment