Reprezentacioni i futbollit të Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare në Mitrovicë. Kosova ka qenë nikoqire e reprezentacionit të Haitit duke barazuar pa gola 0 : 0. Ky ishte përshkrimi i portalit më të madh kroat, “Index.hr”, që i bën ndeshjes djeshme Kosovë – Haiti 0 : 0, duke vënë në spikamë kushtet e vështira klimatike që kanë mbretëru gjatë ndeshjes dhe terrenit të vështirë për lojë e që kishte pamundësu konkretizimin e rasteve të shumta për shënim nga futbollistët e përzgjedhësit, Albert Bunjaku. Përfaqësuesen e Kosovës ky portal e ka cilësuar si skuadër shumë më të përgatitur sesa mysafirët nga Haiti, ku nënvizon madje pesë raste të jashtëzakonshme shënimi, por pa fat për finalizim.
Edhe përkundër elozheve e komplimenteve që i është bërë kësaj
strukture lojtarësh e që përbënin formacionin bazë të Kosovës, index.hr ka vënë
në spikamë edhe faktin se selektori Bunjaku nuk ka ftuar futbollistët të cilët
luajnë për reprezentacine tjera, duke aluduar në lojtarët që luajnë në Zvicër,
Shqipëri etj, e të cilët, sipas këtij portali në të ardhmen planifikojnë të
luajnë për Kosovën.
Në fund të raportit thuhet se simpatizuesit u kanë bërë ftesë
transparente yjeve të futbollit nga Kosova që në të ardhmen të bëhen pjesë e
reprezentacionit më të ri në FIFA e UEFA.
Opinioni kroat ka mjaft informacione për futbollin e Kosovë,
duke filluar nga koha e “Gjenerates artë” të KF Prishtina (83 – 88), dhe më
vonë, kur në skuadra të mëdha kroate kanë defiluar shumë futbollistë cilësorë
si Kujtim Shala, Ardian Kozniku etj. Ky i fundit madje ishte edhe pjesë e
Reprezentacionit të Kroacisë në Kampionatin Botërorë (Korea e Jugut – Japoni
2002), pasi kishte shkëlqyer në Kampionatin e Kroacisë, duke shënuar 12 gola
për Hajdukun e Splitit, por që nuk iu kishte dhënë mundësia të paraqitej në
fushë, ndonëse mbetet pjesë e historisë si shqiptari i parë që morri pjesë në
një Kampionat Botërorë.
0 comments:
Post a Comment