6.3.14


Nuk do të kesh ende etje gjatë,
zemra ime e djegur.
Ka një premtim në ajër,
më fryn kundër nga gojë të panjohura:

vjen fresku i madh.

Dielli im në mesditë, ishte i nxehtë sipër meje.
Mirë se vini ju që vini:
ju erëra të befta,
ju shpirtra të freskët të pasditës.

Era vrapon e huaj dhe e pastër.

A s’më shikon nata anash
me një vështrim të tërthortë joshës ?
Qëndro e fortë,
zemra ime trime,
mos më pyet pse.

Jorge Luis Borges
(Horhe Luis Borhes 1923 - 1976)






0 comments:

Post a Comment