Thënia e popullit se
paratë kthejnë rrjedhën e lumit të ecën përpjetë, figurativisht duket që do të
jetë kuptimplote nëse konkretizohet me sukses synimi i skuadrës angleze, Manchester
City.
Lajmi që po qarkullon në
media online se sheiku Mansour Bin Zayed Al Nayhan është duke përgatitur një Mega
- ofertë që nuk ka pa deri më sot bota e futbollit, nëse konkretizohet me
sukses do t’i thyente të gjitha rekordet e të gjitha kohërave sa i përket
transferimeve të ndonjë futbollisti.
Sipas raportimeve të El
Confidencial, pronari i Mancheter City është gati t’i paguaj Barcelonës klauzolën
prej rrafsh 250 milionë euro për Lionel Messi. Nga kjo shumë astronomike,
argjentinasi do të fitonte 25 milionë euro për një sezonë. Pavarsisht
deklaratave pompoze të ditëve të fundit se Barca është gati të rinovojë kontratën
me Argjentinasin për shumën prej 200 milionë eurove, duket se fjalët që po
qarkullojnë për ofertën e Sheikut të City-t, kanë vënë në ‘siklet‘ Katalunasit
të cilët me gjasë nuk do të mund t’I iknin së paku diskutimeve për këtë ofertë,
edhe pse vetëm pak ditë më parë janë dëgjuar zëra nga taborri i Barcelonës se lojtari
më i mirë aktual në rruzull do të përfundojë karrierën pa lëvizur vendi. Me këtë
ofertë Barca do të rigjeneronte pothuajse tërësisht skuadrën me disa emra të
njohur që janë përfolur kohëve të fundit e ku spikasin, David Luiz, Mats
Hummels, Toni Kroos, Arturo Vidal e Tomas Muler.
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment