11.4.14


Është publikuar rang-lista zyrtare e FIFA-s për muajin Mars, ku kombëtarja shqiptare ka pësuar një rënie drastike, duke humbur hic më pak se 16 pozita në plasmanin e përgjitshëm të përfaqësueseve, sipas kategorizimit mujor të asociacionit ndërkombëtarë të futbollit, FIFA-së.

Kuqezinjtë e Giani de Biazi-t kanë rënë nga pozita 54 në të 70-të, duke shënuar njërën nga rëniet më të mëdha të dy viteve të fundit.
Në përgjithësi përfaqësueset evropiane kanë përmisuar pozicionet e tyre në ranglistën e FIFA-s, sidomos tri vendet e para: Spanja, Gjermani dhe tani është inkuadruar Portugalia, duke lënë pas kombëtare si Uruguaji, Argjentina, Brazili, Zvicra e Italia.
Për Kuqezinjtë ky është plasmani më i dobët c’prej se tomonin e saj ka marrë italiani, Gianni de Biassi. Kjo vjen si rrjedhojë e asaj se kuqezinjtë nuk kanë zhvilluar së fundi ndeshje të karakterit ndërkombëtar, ndërkohë që shumë skuadra kanë pasur përballje miqësore, në mesi e të cilave edhe Kosova, por që akoma nuk është pjesë e rangimit në kuadër të klasifikimit që bën asociacion i futbollit botërorë, FIFA.Xh.V.
Familja Ibrahimovic dhe vet ylli i futbollit botërorë, anëtari i PSG-së e përfaqësueses së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një tronditje të thellw. Mediat bëjnë të ditur se i ka vdekur vëllau. Futbollisti i cili mungoi gjatë ndeshjes kundër Chelsea-s në Champions League, është rikthyer në vendlindjen e tij.
Rikthimi i tij në Suedi ku jeton familja e tij, ishte i domosdoshëm pasi që i vdiq vëllau pas një sëmundje që kishte. Ibrahimovic u rikthye në Suedi me gruan dhe fëmijët e tij. Ende nuk dihet se kur Ibra do të rikthehet në Paris që t’i vazhdojë stërvitjet me ekipin e tij, PSG.

PSG humbi 2-0 nga Chelsea në kuadër të ‘Champions League’ për t’u eliminuar nga garat e m,ëtejme, ndërsa Parisienët në Ligue 1 kryesojnë tabelën me 79 pikë, 13 më shumë se Monako në pozitën e dytë që ka grumbulluar 66 pikë kur kanë mbetur edhe 6 javë para përfundimit të kampionatit.Xh.V.
Pas zënkës pak ditë më parë mes dy lojtarëve që ia kanë ‘shterru’ arkën “Skuadres Mbretërore”, Ronaldo dhe Gareth Bale, duket se ka një tërmet të ri te madrilenët.

Në fakt, dy portierët e skuadrës që po pretendojnë një vend në portë, Diego Lopez dhe Iker Casilas, definitivisht është konstatuar se nuk kanë mardhënie të mira.
Është paraqitur një video-xhirim i ri në të cilin shihet sesi dy portierët kalojnë në heshtje njëri pranë tjetrit, duke shikuar njëkohësisht në anën e kundërt, gjë që me të drejtë ngritë dilema se ata janë në shkallën më të lartë të ‘gatishmërisë luftarake’ për pozitën e portierit të skuadrës. Ndonëse nuk dihet me saktësi nëse këto ishin momente koncentrimi të dy portierëve apo ‘dicka po zihet’ aty, këtë më së miri mund ta paraqes kjo video, ndërkohë që nuk ka zëra nga brenda skuadrese as nga mediat spanjolle për një zënkë eventuale mes dy portierëve që kohë të gjatë janë ndër më të përfolurit në europë. Xh.V.

(Shih video-n) sesi Lopez e casilas kalojne pranë njëri-tjetrit.


Dihet që në SHBA futbolli që ne luajmë, nuk është sporti më i popullarizuar; jo vetëm që nuk është sporti më i popullarizuar, por nuk është as në mesin e tri sporteve kryesore. Madje jo që s’është as në mesin e tri sporteve kryesore e assesi më i polpullarizuari, por edhe “Kampionati botërorë” në futboll nuk zgjon interesim sikundër në vendet tjera. Jo vetëm që nuk zgjon interesimin e duhur të opinionit, por edhe interesimi medial nuk ka shfaqw akoma interesim të theksuar që të masivizojë futbollin deri në atë masë, sic ndodhë me disa sporte tjera si p.sh. basketbollin, futbollin amerikan, atletiken, tenisin etj. Jo se futbolli nuk është më pak i prezantuar në media amerikane sesa sportet që u përmendën, por sepse futbolli është sporti më i popullarizuar në mbarë botën dhe do të duhej të ishte më ngacmues për opinionin e gjërë amerikan.
… Por, një gjë që bie në sy  viteve të fundit është interesimi gjithnjë në rritje për futbollin botërorë nga tifozëria e SHBA-ve.
Shumëkush mban mend se vitin e kaluar në Michigen është mbajtur një turne ku kanë marrë pjesë disa nga skuadrat më të mira të botës.
Një turne i tillë duket se tanimë ka synime të bëhet tradicional. Merret vesh se edhe këtë vit do të marrin pjesë disa nga skuadrat elite të kontinentit europian. Shih për këtë, që tani kanë filluar përgatitjet për organizim sa më të mirë të turneut. Madje janë nxjerrë në shitje edhe biletat për të gjitha ndeshjet.
Ajo që është spektakulare përkitazi me këtë turne, është pikërisht shitja e biletave që po bëhet me të madhe, madje duke shënuar rekord të shitjes në të gjitha ndeshjet, bile-bile për ndeshjen që do të zhvillohet më 2 gusht në Michigen në mes të Manchester United - Real Madrid, ka interesim të paparë deri më tani. Janë shitur mbi 100 mijë bileta për vetëm 24 orë, përmes një sistemi online, të paparë dhe paparaparë deri më tani, duke shënuar record të shitjes për një kohë shumë të shkurtër në SHBA!
Ndeshja do të zhvillohet në muajin gusht në kuadër të turneut, i cili u shërben skuadrave edhe për përgatitjet parasezonale nëpër shtetet përkatëse. Në këtë ligë të krijuar enkas për t’i sjellë para publikut amerikanë yjet botërore të futbollit, përpos Manchester UTD e Real Madrid, marrin pjesë edhe Manchester City, Liverpool, AS Roma, Inter Milan dhe Olimpyakos.

"Ne ishim te sigurtë që fansat do të interesoheshin për ta shikuar këtë ndeshje kur kemi parasysh qe takohen dy ekipet më të mëdha në botë, por reagimi kaq i shpejtë i fansave i ka tejkaluar pritjet tona", ka thënë shefi ekzekutiv i evenimentit, Charlie Stillitan.Xh.V.
Kështu thot tradita e viteve të kaluara në Champions league, duke sjellë një argument shumë interesant dhe duke zgjuar vëmendjen e analistëve të futbollit në europë e më gjërë. Në fakt të gjitha skuadrat që në fazën pas-preliminare, gjëgjësisht në cerekfinale, apo gjysmëfinale janë ndeshur me Barcelonën dhe kanë eliminuar atë nga garat e mëtejme, të gjitha më pas janë stolisur me titullin e kampionit Champions League.
Cdo gjë ka filluar në edicionin 2007-2008, kur skuadra e Manchester United, e cila kishte në përbërje asokohe edhe Cristiano Ronaldon, ka eliminuar Barcen në gjysmëfinale, për t’u kurorëzuar me titull të kampionit, duke fituar ndaj Chelsea në finalen e Moskës.
 Në vitin 2010 ishte skuadra italiane, Inter, e cila nën drejtimin e Jose Maurinhos, kishte mposhtë si vendëse Barcelonen me rezultat 3 : 1 në kuadër të gjysmëfinales, kurse në ndeshjen e kthimit në Barcelonë ia kishte dalë me sukses të mbronte diferencën prej dy golash, për të fituar njërën nga dy  ‘biletat hyrëse’ në finalen e madhe të Madridit, e më pas, për të ngadhnjyer aty ndaj Bayern Munich me dy golat e Diego Militos.

Një tjetër gjysmëfinale ku do të eliminohej Barcelona e që skuadra fituese do të fitonte Kupën e Europes, ishte ajo e edicionit 2011-2012, kur Chelsea e kishte eliminuar në saje të fitores në “Stamford Brigde” dhe barazimit në Barcelonë, duke hyrë në finale dhe të njejtën finale duke ‘shokuar’ skuadrën Bavareze para tifozërisë saj, në ndeshjen e cila ishte zhvilluar në “Alianz Arena” të Munihut. Golin për Bayernin kishte shënuar atëbotë Muler ndërsa kishte barazuar shifrat Drogba, duke i siguruar skuadrës së tij ekzekutimin e penaltive, në të cilat Londinezët ia kishin dalë asokohe që të fitonin takimin e me atë rast edhe titullin e Champions League.
Rasti i fundit ishte ai i edicionit të kaluar kur skuadra Bavareze, Bayrn Munich kishte bërë Barcelonën për, sic thot poulli, ‘krypë e qepë’, duke e mundur në të dy takimet, 4 : 0 në ndeshjen e parë dhe 0 : 3 në ndeshjen kthyese në Barcelonë, debakël ky që asokohe ishte konsideruar edhe si fillimi i fundit të një “Perandorie të pamposhtur” të futbollit, sic cilësohej për vite me radhë Barcelona.

Pas asaj fitore historike të Bayern-it, skuadra Bavareze kishte prekur finalen e madhe të “Wembley”-t, për të knfirmuar dominimin e saj në europë dhe për t’u cilësuar si skuadra më e mirë në botë që nga ajo kohë, madje duke fituar cdo titull të mundshëm, në të gjitha garat, si në bundesligen gjemane, poashtu edhe në garat ndërkoëmbëtare.

Se cka do të ndodhë këtë edicion me Atletico Madrid, e cila ishte skuadra e radhës, e cila dje ka eliminuar Barcelonën në kuadët të cerekfinales Champions League, kjo do të mësohet që sot në mesditë kur do të bëhet hedhja e shorteve për t’i përcaktuar qiftet gjysmëfinaliste të garës më të rëndësishme të ekipeve që njeh bota e futbollit të ditëve tona, Liges Kampionëve. Xh.V.

10.4.14

Është nje grup njerëzish profesionesh të ndryshme që marrin pjesë në realizimin e një prejekti filmi. Ai grup është baza e prodhimit të filmit. Për arsye të ndryshme ndër të cilat është edhe arsyeja ekonomike, ekipi formohet për prodhimin e një filmi të vetëm kurse për realizimin e llojeve të ndryshme formohen ekipe te ndryshme.

Strukturën më standarde e kanë ekipet realizuese të filmave artistik të metrazhit të gjatë sepse filmi artistik ngërthen në vete rreth pesëdhjetë profesione të ndryshme të specialuzuara, kurse numri i 
anëtarëve pjesëmarrës në realizimin e filmit varet kryesisht nga serioziteti i projektit.
Në qoftë se flasim për filmin me organizim të madh teknologjik, ekipi do të numrojë qindra anëtare profesionesh të ndryshme dhe mijëra bashkëpunëtorë - statistë. Përbërja e ekipit të filmit është shumë e ndryshme sepse në të bëjnë pjesë të gjitha nivelet profesionale e të shkolluara duke filluar nga punëtorët e pakualifikuar deri te specialistët e filmit. 
Shikuar për nga mosha, në ekipin e filmit shpesh gjejmë prej femijëve më të vegjël , deri te personat më të vjetër.
Ekipi gjithashtu mbledhë ekspertë nga disa disciplina teknike dhe artistë nga fusha e filmit, muzikës, letërsisë etj. 

Design: Lamir SHKURTI 

Detyrat e tij prodhuese ekipi i realizon në disa faza te prodhimit: 
1.Përgatitjet paraprake
2. Përgatitjet e përgjithshme 
3. Periudhën e xhirimeve 
4. Fazën e realizimit etj. 
Gjatë këtyre fazave ekipi formohet gradualisht, kurse përbërjen e plotë e arrin vetëm gjatë periudhës së xhirimeve. Gjatë kësaj periudhe ekipi në të njejtën kohë plotësohet dhe zbrazet sepse largohen ata që përfundojnë me pjesën e tyre të punës, ndërkohë që vijnë ata që duhet të vazhdojnë me punë. Edhe pse përfaqësojnë përbëjen komplete organizative-teknologjike, me detyra të caktuara konkrete dhe të 
veçanta të ekipit të përgjithshëm, Këto pjesë të ekipit quhen sektore.
Te filmi dokumentar nuk ka standarde rigoroze edhe pse filmat dokumentarë janë të ndryshëm për nga tematika. Ndërkohë ekipi që xhiron ngjarje nga lojrat olimpike përmbëhet nga një numër i konsiderueshëm prej me shumë se njëqind anëtarësh por më së shpeshti atë e përbëjnë regjisori, kameramani (xhiruesi), asistenti i kameramanit, organizatori, montazheri, ndriçuesi dhe ndonjë nga punëtorët ndihmës.


Ekipi për xhirimin e filmave të animuar ndryshon shumë nga ekipi i filmit artistik dhe dokumentar. Ai ngërthen në vete profesionistë që nuk i shohim tek pjesët tjera të kinematografisë (fotografi i prapaskenës, animuesi, vizatuesi kryesorë etj.).
 
Përgatiti: Xhemail VESELI
Qendra Kinematografike e Kosovës, ka hapë konkursin vjetor për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2014, i cili ka joshë një numër të konsiderueshëm krijuesish e filmbërësish që të mobilizohen për të kompletuar dokumentacionin e nevojshëm, sipas kritereve të QKK-së.

Kur ka mbetur vetëm edhe një ditë nga përfundimi i konkursit, mësohet për një interesim të shtuar të kompanive të filmit, të cilat synojnë që me projektet e tyre të përfitojnë nga grantet e QKK-së.
Film i metrazhit të gjatë, film i metrazhit të shkurt, film dokuemntar dhe film i animuar janë kategoritë e filmave për tw cilat mund të konkurrojnë deri nesër në mesditë.
“Të gjitha kompanitë filmike që paraprakisht janë regjistruar në QKK-së, mund të konkurrojnë me skenare nga këto kategori”, thuhet në faqen zyrtare të QKK-së. e që rrjedhimisht i bie se 123 kompani, aq sa janë të regjistruara në këtë institucion, kanë mundësi të hyjnë në listën e pretendentëve, në konkursin e rregullt vjetorë të QKK-së.

Më pas do të emërohet apo zgjedhet juria vlerësuese, e cila ka për detyrë të lexojë të gjitha skenaret dhe të bëj publike emrat e fituesëve. Xh.V.
I formuar në vitin 1972 në Stokholm të Suedisë, i përbërë nga Agnatha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad, ABBA, akronim me inicialeve nga emrat e anëtarëve të grupit, ka dominuar skenën e muzikës popullore në Top Listat botërore nga viti 1975 deri në vitin 1982.
Ata gjithashtu njihen edhe si fituesit e parë të Suedisë në “Eurovision”, për të krijuar më pas një traditë mjaft të suksesshme të shtetit të ftohtë skandinav në këtë ngjarje të muzikës europiane.

Pas plotë 40 vitesh nga “Eurovision 1974”, dy nga anëtarët e grupit kanë marrë pjesë në një eveniment – “ndejë, mbrëmje’ në Londër që kishte për qëllim festimin e 40 vjetorit të performancës historike të grupit ABBA, performansë që e kishte bërë një nga bendet më të suksesshme të të gjitha kohërave në tregun botërorë, duke shitur madje më shumë se 380 milionë albume nëpër botë, që ishte një nga sukseset më të mëdha të fundviteve shtatëdhjeta dhe fillimviteve tetëdhjeta në tregun muzikor botërorë.Xh.V.



https://www.youtube.com/watch?v=0XxV8w9jR6Q

https://www.youtube.com/watch?v=pQ3Xay2iNng



8.4.14

Maurinho: “Fundi i lojës ishte shumë qenësor sepse ekipi që u mbrojt tërë kohën, në fund u dënua”

Pas fitores historike dhe deklaratave të mëhershme se do të fitojë ndaj PSG-së, trajneri kontraverz  i Chelsea, Jose Maurinho, ka folë për strategjinë e lojës duke specifikuar se ishte mjaft e rrezikshme dhe ambicioze vendosmëria e tij për inkuadrimin e dy lojtarëve ofansiv, duke aluduar tek spanjolli Torres në fund të takimit: “Doja që skuadra të luajë një lojë strategjike. Menyra sesi po luanim ishte shumë e rrezikshme dhe jam munduar qe t’i fus dy lojtarë të rinjë në periudhën e fundit”
Portugezi ka folur edhe për sfidat e skuadrës së tij, duke iu referuar lojës së koncentruar në mbrojtje dhe me kundërsulme të PSG-së për c’gjë ka thënë se ”PSG ka luajtur me kundërsulme duke mbyllur cdo gjë para portës tyre, gjë që ishte mjaft e vështirë për ne, ndaj ne shfrytëzuam sistemin që dje kishim ushtruar me Fernandon”, ka shtuar ai duke lënë të kuptohet se kjo ishte alternativa që dha frytet e saj në minutat e fundit të takimit.

“Fundi i lojës ishte shumë qenësor sepse ekipi që u mbrojt tërë kohën, në fund u dënua” , ka përfunduar deklaratën e tij Maurinho, si gjithnjë gjakftohtë dhe autoritativ, i pakontestueshëm në atë që sot njihet  si kulmi i strategjisë në botën e futbollit. Xh.V.

Njëri nga tre kandidatët potencial për cmimin “Futbollist i vititi te Manchester United” është edhe Adnan Januzaj. Ai dy herë është shpallur futbollist u muajit duke u bazuar në vlerësimet e tifozërisë.
“Januzaj është kandidat i fuqishëm”, ka shkruajtur web-faqja zyrtare e skuadrës, e cila u ka mundësuar të gjithë tifozëve t’i votojnë më të mirët e vitit përmes sajtit, ndërkohë që futbollisti kosovar vlerësohet si kandidat potencial përballë Rooneyt dhe Robin Van Persi.
Në anën tjetër Rooney do të pretendojë për herë të tretë këtë epitet, me c’rast, nëse do t’ia dilte do të barazonte shifrat me Cristiano Ronaldon. Poashtu Januzaj ka edhe një pretendent shumë serioz. Në garë për këtë titull është, as më pak e as më shumë pos holandezi, Robin Van Persi që synon për herë të dytë me radhë kurorën.
Gjithashtu, kandidat serioz është edhe portieri David De Gea, që bëri pritje spektakolare këtë sezon me ‘Djajtë e Kuq’.
Tifozët kanë të drejt t’i votojnë të gjithë futbollistët, të cilët kanë pas së paku një paraqitje aktive gjatë këtij sezoni me United-in.
Në listë janë edhe David De Gea, Anders Lindegaard; Alex Büttner, Jonny Evans, Patrice Evra, Rio Ferdinand, Phil Jones, Rafael, Chris Smalling, Nemanja Vidic; Michael Carrick, Tom Cleverley, Marouane Fellaini, Darren Fletcher, Ryan Giggs, Adnan Januzaj, Shinji Kagaëa, Juan Mata, Nani, Antonio Valencia, Ashley Young; Javier Hernandez, Ëayne Rooney, Robin van Persie, Danny Ëelbeck.
Bazuar në simpatitë që gëzojnë te skuadra dhe tifozëria, padyshim se mund të pritet që Januzaj të fitoj për herë të parë titullin “futbollist i vitit” te Manchester United. Ai ka pasur 17 paraqitje gjatë këtij edicioni dhe ka shënuar 4 gola, duke kontribuar edhe me shumë asistime, ndërsa loja e tij është vlerësuar jashtëzakonisht nga bashkëlojtarët dhe ekspertët, kurse gëzon një simpati të pakrahasueshme në mesin e tifozërisë.Xh.V.