Kështu
thot tradita e viteve të kaluara në Champions league, duke sjellë një argument
shumë interesant dhe duke zgjuar vëmendjen e analistëve të futbollit në europë
e më gjërë. Në fakt të gjitha skuadrat që në fazën pas-preliminare, gjëgjësisht
në cerekfinale, apo gjysmëfinale janë ndeshur me Barcelonën dhe kanë eliminuar
atë nga garat e mëtejme, të gjitha më pas janë stolisur me titullin e kampionit
Champions League.
Cdo gjë ka filluar në edicionin 2007-2008, kur skuadra e
Manchester United, e cila kishte në përbërje asokohe edhe Cristiano Ronaldon,
ka eliminuar Barcen në gjysmëfinale, për t’u kurorëzuar me titull të kampionit,
duke fituar ndaj Chelsea në finalen e Moskës.
Në vitin 2010 ishte
skuadra italiane, Inter, e cila nën drejtimin e Jose Maurinhos, kishte mposhtë si
vendëse Barcelonen me rezultat 3 : 1 në kuadër të gjysmëfinales, kurse në
ndeshjen e kthimit në Barcelonë ia kishte dalë me sukses të mbronte diferencën
prej dy golash, për të fituar njërën nga dy ‘biletat hyrëse’ në finalen e madhe të
Madridit, e më pas, për të ngadhnjyer aty ndaj Bayern Munich me dy golat e
Diego Militos.
Një tjetër gjysmëfinale ku do të eliminohej Barcelona e që
skuadra fituese do të fitonte Kupën e Europes, ishte ajo e edicionit 2011-2012,
kur Chelsea e kishte eliminuar në saje të fitores në “Stamford Brigde” dhe
barazimit në Barcelonë, duke hyrë në finale dhe të njejtën finale duke ‘shokuar’
skuadrën Bavareze para tifozërisë saj, në ndeshjen e cila ishte zhvilluar në
“Alianz Arena” të Munihut. Golin për Bayernin kishte shënuar atëbotë Muler ndërsa
kishte barazuar shifrat Drogba, duke i siguruar skuadrës së tij ekzekutimin e
penaltive, në të cilat Londinezët ia kishin dalë asokohe që të fitonin takimin
e me atë rast edhe titullin e Champions League.
Rasti
i fundit ishte ai i edicionit të kaluar kur skuadra Bavareze, Bayrn Munich
kishte bërë Barcelonën për, sic thot poulli, ‘krypë e qepë’, duke e mundur në të
dy takimet, 4 : 0 në ndeshjen e parë dhe 0 : 3 në ndeshjen kthyese në Barcelonë,
debakël ky që asokohe ishte konsideruar edhe si fillimi i fundit të një
“Perandorie të pamposhtur” të futbollit, sic cilësohej për vite me radhë
Barcelona.
Pas
asaj fitore historike të Bayern-it, skuadra Bavareze kishte prekur finalen e
madhe të “Wembley”-t, për të knfirmuar dominimin e saj në europë dhe për t’u
cilësuar si skuadra më e mirë në botë që nga ajo kohë, madje duke fituar cdo
titull të mundshëm, në të gjitha garat, si në bundesligen gjemane, poashtu edhe
në garat ndërkoëmbëtare.
Se
cka do të ndodhë këtë edicion me Atletico Madrid, e cila ishte skuadra e radhës,
e cila dje ka eliminuar Barcelonën në kuadët të cerekfinales Champions League,
kjo do të mësohet që sot në mesditë kur do të bëhet hedhja e shorteve për t’i përcaktuar
qiftet gjysmëfinaliste të garës më të rëndësishme të ekipeve që njeh bota e
futbollit të ditëve tona, Liges Kampionëve. Xh.V.
0 comments:
Post a Comment