10.4.14

Është nje grup njerëzish profesionesh të ndryshme që marrin pjesë në realizimin e një prejekti filmi. Ai grup është baza e prodhimit të filmit. Për arsye të ndryshme ndër të cilat është edhe arsyeja ekonomike, ekipi formohet për prodhimin e një filmi të vetëm kurse për realizimin e llojeve të ndryshme formohen ekipe te ndryshme.

Strukturën më standarde e kanë ekipet realizuese të filmave artistik të metrazhit të gjatë sepse filmi artistik ngërthen në vete rreth pesëdhjetë profesione të ndryshme të specialuzuara, kurse numri i 
anëtarëve pjesëmarrës në realizimin e filmit varet kryesisht nga serioziteti i projektit.
Në qoftë se flasim për filmin me organizim të madh teknologjik, ekipi do të numrojë qindra anëtare profesionesh të ndryshme dhe mijëra bashkëpunëtorë - statistë. Përbërja e ekipit të filmit është shumë e ndryshme sepse në të bëjnë pjesë të gjitha nivelet profesionale e të shkolluara duke filluar nga punëtorët e pakualifikuar deri te specialistët e filmit. 
Shikuar për nga mosha, në ekipin e filmit shpesh gjejmë prej femijëve më të vegjël , deri te personat më të vjetër.
Ekipi gjithashtu mbledhë ekspertë nga disa disciplina teknike dhe artistë nga fusha e filmit, muzikës, letërsisë etj. 

Design: Lamir SHKURTI 

Detyrat e tij prodhuese ekipi i realizon në disa faza te prodhimit: 
1.Përgatitjet paraprake
2. Përgatitjet e përgjithshme 
3. Periudhën e xhirimeve 
4. Fazën e realizimit etj. 
Gjatë këtyre fazave ekipi formohet gradualisht, kurse përbërjen e plotë e arrin vetëm gjatë periudhës së xhirimeve. Gjatë kësaj periudhe ekipi në të njejtën kohë plotësohet dhe zbrazet sepse largohen ata që përfundojnë me pjesën e tyre të punës, ndërkohë që vijnë ata që duhet të vazhdojnë me punë. Edhe pse përfaqësojnë përbëjen komplete organizative-teknologjike, me detyra të caktuara konkrete dhe të 
veçanta të ekipit të përgjithshëm, Këto pjesë të ekipit quhen sektore.
Te filmi dokumentar nuk ka standarde rigoroze edhe pse filmat dokumentarë janë të ndryshëm për nga tematika. Ndërkohë ekipi që xhiron ngjarje nga lojrat olimpike përmbëhet nga një numër i konsiderueshëm prej me shumë se njëqind anëtarësh por më së shpeshti atë e përbëjnë regjisori, kameramani (xhiruesi), asistenti i kameramanit, organizatori, montazheri, ndriçuesi dhe ndonjë nga punëtorët ndihmës.


Ekipi për xhirimin e filmave të animuar ndryshon shumë nga ekipi i filmit artistik dhe dokumentar. Ai ngërthen në vete profesionistë që nuk i shohim tek pjesët tjera të kinematografisë (fotografi i prapaskenës, animuesi, vizatuesi kryesorë etj.).
 
Përgatiti: Xhemail VESELI

0 comments:

Post a Comment