Njëri
nga tre kandidatët potencial për cmimin “Futbollist i vititi te Manchester
United” është edhe Adnan Januzaj. Ai dy herë është shpallur futbollist u muajit
duke u bazuar në vlerësimet e tifozërisë.
“Januzaj
është kandidat i fuqishëm”, ka shkruajtur web-faqja zyrtare e skuadrës, e cila
u ka mundësuar të gjithë tifozëve t’i votojnë më të mirët e vitit përmes sajtit,
ndërkohë që futbollisti kosovar vlerësohet si kandidat potencial përballë
Rooneyt dhe Robin Van Persi.
Në anën
tjetër Rooney do të pretendojë për herë të tretë këtë epitet, me c’rast, nëse
do t’ia dilte do të barazonte shifrat me Cristiano Ronaldon. Poashtu Januzaj ka
edhe një pretendent shumë serioz. Në garë për këtë titull është, as më pak e as
më shumë pos holandezi, Robin Van Persi që synon për herë të dytë me radhë kurorën.
Gjithashtu,
kandidat serioz është edhe portieri David De Gea, që bëri pritje spektakolare
këtë sezon me ‘Djajtë e Kuq’.
Tifozët
kanë të drejt t’i votojnë të gjithë futbollistët, të cilët kanë pas së paku një
paraqitje aktive gjatë këtij sezoni me United-in.
Në
listë janë edhe David De Gea, Anders Lindegaard; Alex Büttner, Jonny Evans,
Patrice Evra, Rio Ferdinand, Phil Jones, Rafael, Chris Smalling, Nemanja Vidic;
Michael Carrick, Tom Cleverley, Marouane Fellaini, Darren Fletcher, Ryan Giggs,
Adnan Januzaj, Shinji Kagaëa, Juan Mata, Nani, Antonio Valencia, Ashley Young;
Javier Hernandez, Ëayne Rooney, Robin van Persie, Danny Ëelbeck.
Bazuar
në simpatitë që gëzojnë te skuadra dhe tifozëria, padyshim se mund të pritet që
Januzaj të fitoj për herë të parë titullin “futbollist i vitit” te Manchester
United. Ai ka pasur 17 paraqitje gjatë këtij edicioni dhe ka shënuar 4 gola,
duke kontribuar edhe me shumë asistime, ndërsa loja e tij është vlerësuar
jashtëzakonisht nga bashkëlojtarët dhe ekspertët, kurse gëzon një simpati të
pakrahasueshme në mesin e tifozërisë.Xh.V.
0 comments:
Post a Comment