Dihet që në SHBA futbolli
që ne luajmë, nuk është sporti më i popullarizuar; jo vetëm që nuk është sporti
më i popullarizuar, por nuk është as në mesin e tri sporteve kryesore. Madje jo
që s’është as në mesin e tri sporteve kryesore e assesi më i polpullarizuari,
por edhe “Kampionati botërorë” në futboll nuk zgjon interesim sikundër në
vendet tjera. Jo vetëm që nuk zgjon interesimin e duhur të opinionit, por edhe
interesimi medial nuk ka shfaqw akoma interesim të theksuar që të masivizojë
futbollin deri në atë masë, sic ndodhë me disa sporte tjera si p.sh.
basketbollin, futbollin amerikan, atletiken, tenisin etj. Jo se futbolli nuk
është më pak i prezantuar në media amerikane sesa sportet që u përmendën, por
sepse futbolli është sporti më i popullarizuar në mbarë botën dhe do të duhej
të ishte më ngacmues për opinionin e gjërë amerikan.
… Por, një gjë që bie në sy
viteve të fundit është interesimi gjithnjë në rritje për futbollin botërorë
nga tifozëria e SHBA-ve.
Shumëkush mban mend se
vitin e kaluar në Michigen është mbajtur një turne ku kanë marrë pjesë disa nga
skuadrat më të mira të botës.
Një turne i tillë duket se
tanimë ka synime të bëhet tradicional. Merret vesh se edhe këtë vit do të
marrin pjesë disa nga skuadrat elite të kontinentit europian. Shih për këtë, që
tani kanë filluar përgatitjet për organizim sa më të mirë të turneut. Madje
janë nxjerrë në shitje edhe biletat për të gjitha ndeshjet.
Ajo që është spektakulare
përkitazi me këtë turne, është pikërisht shitja e biletave që po bëhet me të
madhe, madje duke shënuar rekord të shitjes në të gjitha ndeshjet, bile-bile
për ndeshjen që do të zhvillohet më 2 gusht në Michigen në mes të Manchester
United - Real Madrid, ka interesim të paparë deri më tani. Janë shitur mbi 100
mijë bileta për vetëm 24 orë, përmes një sistemi online, të paparë dhe
paparaparë deri më tani, duke shënuar record të shitjes për një kohë shumë të
shkurtër në SHBA!
Ndeshja do të zhvillohet në
muajin gusht në kuadër të turneut, i cili u shërben skuadrave edhe për
përgatitjet parasezonale nëpër shtetet përkatëse. Në këtë ligë të krijuar enkas
për t’i sjellë para publikut amerikanë yjet botërore të futbollit, përpos
Manchester UTD e Real Madrid, marrin pjesë edhe Manchester City, Liverpool, AS
Roma, Inter Milan dhe Olimpyakos.
"Ne ishim te sigurtë
që fansat do të interesoheshin për ta shikuar këtë ndeshje kur kemi parasysh qe
takohen dy ekipet më të mëdha në botë, por reagimi kaq i shpejtë i fansave i ka
tejkaluar pritjet tona", ka thënë shefi ekzekutiv i evenimentit, Charlie
Stillitan.Xh.V.
0 comments:
Post a Comment