Dy
mesfushorët shqiptarë Valon Behrami e Blerim Xhemaili pritet të largohen nga
skuadra e Napolit në fund të këtij edicioni. Këtë e ka bërë të ditur
prestigjiozja italiane e sportit, "Gazzetta dello Sport", duke saktësuar
se trajneri Rafael Benitez ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e Behramit
dhe Xhemailit.
Benitoz synon një skuadër të
aftë për titull kampioni ndaj gjatë verës ka në plan disa blerje të tjera me të
cilat pretendon titullin e kampionit në Serie A.
Mësohet se Behrami e Xhemaili do ta lirojnë vendin për ardhjen e
Javier Mascheranos (Barcelona) dhe Fernando (Porto), që pëlqehen shumë nga
Benitez.
Behrami 28-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri në vitin 2017 dhe
po kërkohet me insistim nga skuadra e Interit. Ndërsa, Xhemaili 27-vjeçar ka
kontratë me Napolin deri në vitin 2017 dhe pritet që karrierën ta vazhdojë në
Bundesligë.
0 comments:
Post a Comment