Europa në ethe futbolli. Tetë
skuadra që këtë edicion të Champions League kanë hyrë në cerekfinale, vetëm një
ditë gjegjësisht dy ditë para ndeshjeve kthyese janë të heshtura. Asgjë
konkrete nga taborret e asnjërës skuadër.
Të gjithë janë të
matur në daklarata e prononcime publike. Kjo flet më së miri se sa të kujdesshëm
e vetëdijshëm janë, marrë parasysh se cdo deklaratë mund të ketë indikacione
fatale në ndeshje të rëndësishme, sic janë ndeshjet kthyese cerekfinale.
Katër takime të mëdha
do të nxjerrin katër skuadrat që do të hyjnë në gjysmëfinale, ndërsa katër
tjera që do të eliminohen nga garat e mëtejme. Bazuar nga kualitetet aktuale,
analistët mund të supozjnë me të drejtë se dy skuadra janë mjaft të favorizuara
nga takimet e para, ndërkohë që në dy ndeshje tjera vështirë është të
parashikohen fituesi.
Në fakt asgjë nuk
mund të thuhet me saktësi, pasi befasitë qgjithmon janë të mundshme në futbool,
por bazuar në kualitetet dhe rezultatet nga ndeshjet e para, e marta duket të
jetë ditë më e parashikueshme nga c’mund të thuhet për një ditë më pas, të
merkuren.
E martë:
Borusia Dortmund – Real Madrid (0 : 3)
Chelsea – Paris Saint Germain (1
: 3)
Skuadrat udhëtuese,
Real Madrid dhe Paris Saint Germain do t’u hyjnë sfidave cerekfinale me një përparsi
të theksuar. Derisa ndeshja që zhvillohet në Dortmund mund të konsiderohet punë
e kryer duke pas parasysh se skuadra mbretërore, Real Madrid ka një përparsi të
madhe prej 3 golash, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për skuadrën
parisiene e cila duhet të jetë mjaft vigjilente për të ruajtur epërsinë prej dy
golash. Kjo pasi Chelsea ka shënuar një gol si mysafirë dhe rezultati eventual
prej 2 : 0 do ta eliminonte skuadrën PSG-në.
E merkurë:
Atletiko Madrid – Barcelona 1 : 1
Bayern Munich – Manchester United 1 : 1
Për dallim nga
ndeshjet e nesërme, pasnesër do të jetë një realitet krejtësisht tjetër dhe
fare i paparishikueshëm. Megjithëse Barcelona vetëm ka barazuar në ndeshjen e
parë në shtëpi ndaj Atletico Madrid, duke pas parasysh kualitetet e kësaj
skuadre, e cila për vite me radhë ka dominuar futbollin spanjoll dhe atë
europian, pritet së paku në letër të jetë favorite, ndonëse do ta ketë shumë të
vështirë pasi do të përballet me një skuadër e cila këtë vit ka pas performancë
të jashtëzakonshme, si në La Liga, poashtu edhe në Champions League.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes
së merkurës që zhvillohet në “Bay Arena” të Munihut, në shiqim të parë duket më
e qartë sa i përket fituesit por edhe aty, tani për tani asgjë nuk mund të thuhet
me saktësi pasi skuadra bavareze ka disa lojtarë nga përbërja standarde që janë
të lënduar e të cilët vështirë se mund të aktivizohen, ndërkohë që lajmi i
fundit që vjen nga taborri i “Djajve të kuq” aspak nuk duket t’i pëlqejë strategut, Pep Guardiola. Në fakt mësohet
se futbollisti më produktiv i viteve të fundit në repartin ofansiv të
Manchester UTD, Wayne Rooney, i cili kishte pësuar një lëndim javën e kaluar,
duket se do të jetë i gatshëm të paraqitet e që rrjedhimisht do të përbënte një
rrezik permanent në mbrojtjen e Bayernit,Xh.V.
0 comments:
Post a Comment