Bill Clinton ka folur për një hetim të rëndësis
vecantë gjatë presidencës tij. Ai në emisionin “Jimmy Kimel Live” ku ka qenë
mysafirë i shout, është përgjigjur në shumë pyetje në mesin e të cilave edhe për
ekzistencën ose jo të jetës jashtëtokësore?
“Së pari unë kam dërguar
njerëz për të hulumtuar të dhënat në ‘zona 51’ dhe për t’u siguruar nëse atje
kishte jashtëtokësorë apo jo?”, ka thënë Clinton duke folur për të famshmen ‘zona
51’, një ndër bazat “top secret” qeveritare, e cila gjendet në Nevada dhe për
dekada me radhë ka qenë në focus të thashethënave për ekzistimin e provave për
alienët.
Në pyetjen tjetër nëse
kishte shikuar të gjitha dokumentet sekrete që kishin të bënin me jashtëtokësosrët,
Clinton është përgjigjur duke thënë “pak a shumë po”, duke shtuar më pas se gjatë
mandatit të tij presidencial, që atëbotë përkonte me 50 vjetorin e ngjarjes në
Roswell, ai ka thënë se ishte interesuar të zbulonte të vërtetën.
Clinton gjithashtu është
pyetur për thashethënat që qarkullojnë nëse bashkëshortja e tij, Hilari
Clinton, do të kandidoj për të hyrë në garë për një mandat presidencial në
vitin 2016 dhe nëse do të bëhej nënpresident i saj, për c’gjë ai duke u
përgjigjur në mënyrë indirekte, pak a shumë e ka kundërshtuar një gjë të tillë
duke thënë shkurt, “Nuk mendoj se kjo do të ishte kushtetuese”.
0 comments:
Post a Comment