Intervistë me Ismail Gagica, mjeshtër i
enigmatikës:
Cilat janë fillet e enigmatikës kosovare e
mbarëkombëtare; Pse është ‘tkurrë e denigruar” enigmatika në Kosovë; Cka ofrojnë
dhe cili është niveli professional i kuizeve dhe mini-kuizeve nëpër media
elktronike, radio e televizione tona nacionale e lokale; Cka po ndodhë me
FEK-un, (Federatën e Enigmatëve të Kosovë)-s; A mund të quhet enigmatika (gjëzëtaria),
pjesë e kulturës përgjithshme të një populli”?
për të gjitha këto dhe shumë aspekte tjera që
lidhen me enigmatikën, në këtë intervistë me Mjeshtrin e enigmatikës Ismail
Gagica
Si enigmat me emër në skenën tonë mediale,
na trego cilat janë karakteristikat që bëjnë një enigma? Duhet të jesh një
'erudit' apo është ë 'mjeshtri e afiniteteve' të individëve të caktuar?
Ismail Gagica:
Një njohës i mirë, në përgjithësi, i gjeografisë, historisë, gjuhës dhe
letërsisë, kulturës etj., jo vetëm asaj kombëtare, e kompleton një enigmat. Me
një fjalë, një enciklopedist i mirë informuar për ngjarjet, jo vetëm të së
kaluarës por edhe të aktualitetit, e mbajnë në “formë” një enigmat me
krijimtarinë e tij. Mjeshtria e kombinimit dhe krijimit të enigmave e bënë një
“erudit” të transformohet në një enigmat të mirëfilltë.
Ne ju shohim vetëm si krijues (përpilues) të
enigmave ndërkohë që nuk jeni prezent me studime, analiza, kritikë të kësaj
fushe?
Ismail Gagica:
Enigmatika si lëm i vecantë i kulturës së një populli, te disa popuj shumë
vonë ka filluar të sheh produktet e veta. Ne në Kosovë tashmë kemi kaluar
gjysmë shekulli në botime të enigmave moderne dhe gjithësesi është koha që të
kemi një studim, analizë më të thukët për këtë fushë veprimtari krijuese të
veçantë. Duhet të ketë revista profesionale për të bërë dhe kritikën e duhur.
Sidomos në botimet e viteve të fundit ka shumë vend për kritikë në formën e
krijimit të enigmave “limonadë”, jo vetëm nëpër të përditshmet tona por edhe në
ato periodike edhe atë, nga ato të lëmit të enigmatikës. E sidomos viteve të
fundit, kur i mungojnë publikut shumë enigmat, atëhërë nuk mbetet shumë për
analizë sa për kritikë. Unë kam krijuar dhe enigma për pothuajse të gjitha
revistat dhe të të përditshmet, dhe jo vetëm kosovare. Në to, ku edhe kam pas
shtojca të veçanta për enigmatikë, jam munduar që të prezantoj sa më shumë
laryshi enigmash për lexuesit, në mënyrë që dashamirësi i enigmave të gjej
çlodhjen e duhur.
Cilat janë fillet e enigmatikës
(gjëzëtarisë) Kosovare?
Ismail Gagica:
Kisha dëgjuar nga kolegët e mi më të moshuar se enigma e parë ishte botuar
në “Rilindje”. Më mungonte viti dhe autori. Në vitin 2001 në revistën time për enigmatikë “Gjeni” i hyra hulumtimit për
zanafillën e botimit të enigmave në botimet kosovare. Ndonëse ishte periudhë e
pasluftës dhe shumë nga arkivat e botimeve ishin të dëmtuara apo edhe të pa sistemuara.
Pas këmbënguljes dhe dëshirës së madhe për ta parë enigmën e parë kosovare, pse
jo dhe shqiptare arrita ta gjej fjalëkryqin e parë në gjuhën shqipe. Në numrin
e parë të revistën e botova atë enigmë, krahas saj edhe intrevistën me autorin
e fjalëkryqit të parë, Rashid Krasniqit. Muaji mars i vitit 1953 është viti
botimit të enigmës së parë kosovare dhe besoj dhe shqiptare. Pas asaj enigme në
Kosovë ka pas thuajse në vijimësi botime të autorëve të enigmave të ndryshme .
Botimet ishin kryesisht në gazetën “Rilindja”,
pastaj në “Zani i Rinis” dhe
botimet tjera periodike të kohës. Fjalëkryqet, ishin dominante por nuk kanë munguar as edhe enigma të tjera si
rebuse, enigma matematikore, si dhe probleme logjike, të shahut etj.
Viti 1980 shënon një sukses në konsolidimin e
enigmatëve kosovar duke themeluar shoqatën e parë të enigmatëve “Ndre Mjeda” me
seli në Gjilan. Pas disa muajsh, në vitin 1981, kjo shoqatë arrin që krijimet e
tyre t’ia ofrojnë lexuesit edhe me një revistë për enigmatikë “Horizonti”.
Tashmë enigmatët shqiptarë kishin organin e tyre ku mund t’i botonin enigmat e
tyre të llojllojshme.
Gjatë viteve 90-ta, ndonëse kohë e pa kohë,
enigmatika kosovare kishte “bum”-in e saj të krijimtarisë. Në atë kohë lindi edhe
gjenerata e tretë e enigmatëve. Atëbotë, shoqata tashmë të krijuara nëpër
qytetet e tjera të Kosovës ( Sh.E. “Labirinthi” - Rahovec, Sh.E. “Drita” - Gjakovë”
etj.), arrijnë të formojnë edhe Federatën e Enigmatëve të Kosovës (FEK) e me këtë t’i hapin rrugë aktiviteteve
të shumta në fushën e enigmatikës: Organizimin e garave të enigmatëve; Maratona
e Kruciverbistëve; konkurse në anagrame për përvjetorë të ndryshëm etj. Në këtë
kohë lexuesi kosovar kishtë në duarë edhe një numër të konisderueshëm të
revistave, kryesisht me enigma të llojllojshme dhe shumë cilësore. Me një fjalë,
vitet e 90-ta ishin lulëzimi më i madh i enigmatikës kosovare.
Po asaj mbarëkombëtare?
Enigmatika ka qenë prezente që në kohët e lashta te
popujt e lashtë. Edhe hierloglifet egjiptiane konisderohen si një lloj rebusi.
Le ta kujtojmë qenien e mitologjisë së lashtë greke “Sfinksi”, i cili
udhëtarëve kalimtarë u jepte gjëza të
vështira e i gëlltiste ngaqë nuk i zgjidhnin dot. Por si enigma moderne,
fjalëkryiqi i parë njihet ai i Arthur Ëynne,
i botuar në gazetën e së dielës “Neë York Ëorld” në
dhjetorë të vitit 1913, në SHBA, dhe njihet si fjalëkryqi
i parë modern. Ndonëse ne 40 vite më pas botojmë fjalëkryqin e pare, prapëseprap
radhitemi në fillet e enigmatikës botërore. Enigma shqip ka të botuara edhe më pare,
duke filluar nga Rilindësit tanë me gjëzat dhe kashelashët e tyre, e deri tek
botimet në revistën “Albania” të Faik Konicës të viteve 1900. Por ato enigma
mbeten larg enigmave modern, ndonëse ishin risi të kohës. Ndërsa enigmat
moderne në Shqipëri fillojnë të botohen tek pas rënies së komunizmit. Por
mjerisht në botimet në Shqipëri ende nuk respektohet kriteri i gjuhësisë si dhe
lloji i enigmave është shumë i varfër. Te to kryesisht dominon fjalëkryqi.
Rebuse, anagrame, tetëkahore, fjalëkryqe
(italian, zviceran, amerikan, skandinav, domino etj.) Cilën nga to parapëlqen
apo e veçon dhe e bënë më me dëshirë?
Ismail Gagica:
Secila enigmë duhet të ketë një intencë të prezantimit të diçkaje nga
kultura kombëtare apo ndërkombëtare. Enigmati duhet të ketë kulturë të
gjerë duke filluar nga drejtshkrimi i
shqipes. Krijimi i një rebusi kërkon invencion të madh, anagrami kërkon mjeshtri të ndërrimit të
shkronjave, tetëkahorja kërkon durimin në krijim (ndonëse e lehtë është për
zgjidhje). Ndërsa fjalëkryqi ‘si mbreti i enigmatikës’, vë në pah “erudicionin”
e një enigmati në përpilimin e enigmës cilësore dhe përmbajtësore.
Fondi i madh i fjalëve, njohuria e përgjithshme si
dhe kombinatorika si aftësi e një enigmatic, bëjnë që krijimet enigmatike të
arrijnë kriterin e kërkuar edhe për botim.
Thuasje të gjitha enigmat i përpiloj. Me dëshirë
krijoj enigmë për aktualitetin, për përvjetorë apo edhe enigma tematike, cila do qoftë ai lloj
enigme. Enigmat e tilla mund të japim mundësi të shprehjes më të madhe për një
personalitet, vepër apo përvjetor, ngarje kulturore etj. Nganjëherë, disa nga
këto tema janë të pamundshme me u shpreh si duhet në anagram, atëherë me
lehtësi krijoj enigmë në fjalëkryq apo anasjelltas. Tashmë që jam enigmat i lire,
(pa ndonjë angazhim për botim), krijoj atëherë kur e ndjejë për të krijuar. Por,
tashmë përvoja ime mbi 20 vjeçare në përpilim të enigmave më jep sigurin në
krijimin e të gjitha llojeve të enigmave.
Dikur (vieteve nëntëdhjeta) shek. kaluar,
gjegjësisht mileniumit kaluar, ishim dëshmitarë të botimit të shumë revistave
enigmatike. Njëra nga to ishte edhe revista juaj për enigmatikën "Gjeni".
Pse sot nuk keni një përkushtim më të theksuar për enigmatikën e 'tkurrur dhe
denigruar skajshmërisht’ nga diletantizmi?
Ismail Gagica:
E vërtetë është kjo që thuani. Enigamtika sot ka shumë hapësirë në mediat, dhe
jo vetëm të shkruara, por fatkeqësisht hapësirat e mëdha nuk po japim shpesh mundësi të shprehjes së
duhur. Shtypi i përditshëm duket se e kuptoi shumë mirë që një faqe me enigma
do t’ia shtonte ekzemplarin një botimi. Jo vetëm një faqe por disa nga to
kishin kërkesa dhe për shtojca javore për enigmatikë. Kështu që aty dhe filloi
bastardimi i enigmave, duke krijuar enigma (vetëm fjalëkryqe skandinave) për
hirë të shitjes më të madhe, sepse ashtu gjoja po e “hanë pazari”. E me këtë
rast fillojnë të krijohen pseudovlera e me të dhe pseudoenigmatë. Unë kam
punuar për një pjesë të madhe të shtypit kosovar, por asnjëhereë nuk kam lejuar
që një redaktor i gazetës të ndikojë në përmbatjen dhe llojllojshmërinë e
enigmave të mia. Mu për atë shkak në atë periudhë dhe kam filluar botimin e
revistën “Gjeni”, një mundësi më shumë për plasimin e enigmave të llojllojshme,
jo vetëm të krijuara nga unë por edhe të enigmatëve të tjerë kosovarë.
Kemi disa kuize mediale në TV-të nacionale
dhe shumë ‘Mini – kuize’ në media lokale, qoftë radio ose tv. Cili është
opinioni juaj për nivelin profesional të tyre?
Ismail Gagica:
Përpilimi i kuizeve dhe lojërave të tjera logjike në mediat vizive dhe audiovizive
shpeshherë bëhet nga njerëz joprofesional dhe jo të dëshmuar në fushën e
enigmatikës apo edhe nga pseudo-enigmatë. Një shembull i mirë veçoj “Oxygen shoë”:
një gërshetim i shoë dhe kuizit. Por, shembuj të këqinjë aspak profesional, ka pasur sa të duash në Tv-të
tona, të cilët shpesh herë kanë bërë madje pazare me pjesëmarrësit në kuize!
Më 15 janar 1981 doli në dritë më e para
revistë jona enigmatike "Horizonti", botuar nga Shoqata Enigmatëve
"Ndre Mjeda" nga Gjilani. Ishe fare i ri apo s'ishe atëbotë. Më pas
kishe dhe një bashkëpunim me atë revistë?
Ismail Gagica:
“Horizonti” ishte vërtetë një horizont në enigmatikën kosovare, dhe jo vetëm
kosovare. Sigurisht që e mbaj mend kur vëllai im student (Skenderi) në atë kohë
sillte revistën në shtëpi. Thuajse me një frymë të tërën arrija ta shfletoja,
ndonëse plotësimin e enigmave nuk e bëjë të tërë. Aty ishte kontakti im i parë
me këtë revistën. Pas dy tri vitesh arrita të vëja kontakt direkt me revistën,
meqë edhe ishim të dytë në të njejtin qytet. Aq shumë isha i dhënë pas enigmave
saqë në orën e histories, te profesoresha Fatime gjeja kohë dhe plotësoja
“Horizontin”. Ishte rastësi kur ajo m’u drejtua me pyetjen: të pëlqejnë
enigmat? Unë nga droja i thash, po.
Por kur më pyeti se a përpiloj? Atëhërë isha më i lirë. Po, i thash. Kam disa
të tilla në shtëpi. Për fatin tim të mirë ajo ishte motra e kryeredaktorit të
revistës “Horizonti”, dr. Zijadin Hasanit, e cila na vendosi kontakte me
drejtues të revistës. Ishte viti i parë i gjimnazit kur fillova të botoja
enigmat e parë në “Horizonti”, duke mos ndërperë me punime gjatë gjithë ekzistimit
të revistës.
Janë
mbajtur disa Kampionate enigmash tek ne. Pse s'ka aktivitete të ngjashme sot?
Ismail Gagica: Takimet e fundit, (të
kartërta) të mirëfillta të enigmatëve, mjerisht janë mbajtur në tetor të
vitit 1996. Në atë vit isha shpallur kampion i Kosovës në përpilimin e
enigmave. Pas luftës është tentuar të bëhet një riorganizim i enigmatëve por i
pasukseshëm. Duket se iniciativa e disa
enigmatëve nuk ka arritur t’i mbledhë rreth FEK-ut pjesën më të merituar të
enigmatëve kosovarë.
FEK-u
(Federata e (dikurshme) e Enigmatëve të Kosoves) pse (s')vepron ose vepron sa
për sy e faqe?
Ismail Gagica: Pas luftës janë
marrë iniciativa të njëanshme për rifunksionalizimin e Federatës së Enigmatëve. Për pasojë, me
dëshirën e dy tre vetëve nuk janë përfshirë enigmatët doajen dhe me përvojë.
Duket se ‘ri-themeluesit’ e FEK-ut kanë pas qëllime biznesi në këtë fushë dhe
veprimatria e kësaj federate pa praninë e enigmatëve të dëshmuar duket të jetë
farsë.
Një
edicion ishit edhe pjesëmarrës në Kampionatin Botërorë të Enigmatikës. Na trego përvojat tuaja që identifikohen me zhvillimet e enigmatikës
sonë dhe a janë ato kompatibile me trendet e zhvillimit të enigmatikës
botërore?
Ismail Gagica:
Pas shpalljes Kampion i Kosovës në enigmatikë erdhi radha për prezantimin e
Kosovës në kampionatin Botëror të Enigmatëve. Isha pjesëmarrës në kampionatin e
VII-të (shtatë) të radhës, i mbajtur në Stamboll të Turqisë në vitin 1998. Sponsor
i udhëtimit tim ishte vëllai im, një dashamirës edhe ai i enigmatikës.
Enigmat në botë kanë rrjedhë të kundërtë me vazhdimësinë e krijimeve tona.
A ke guxim të bësh një krahasim mes
enigmatikës sonë dhe asaj bashkëkohore botërore. A jemi në ndonjë rang-listë
diku apo thjeshtë 'na është ndaluar ora' në kohën e fjalëkryqeve
"skandi" të viteve nëntëdhjeta?
Ismail Gagica:
Krahasimi e enigmave apo enigmatëve kosovar me ato botërore gjithmonë ka
pasur. Marrim shembuj të krijimit të enigmave logjike, matematikore nga autorë
të ndryshëm edhe në revista jo vetëm shqipe por në tërë ish – Jugosllovinë, por
edhe në shtete të tjera. Siç është rasti i botimeve të këtyre problemeve
logjike nga Sejdi Bilalli e ndonjë tjetër.
Po ke plotësisht të drejtë. Ora na është ndalur diku 15-20 vite më parë. E
sidomos këto 10 vitet e fundit. Nuk botohet asnjë enigmë logjike ose shumë pak
të tilla në revistat e pakta enigmatike nëse mund t’i quaj enigmatike.
A
keni bërë tentativa për ndonjë spektakël kuizi televiziv. Nëse po, sa e si jeni
('mirë') pritur?
Ismail Gagica: Bota e spektakleve
televizive të cilat në vetë kanë të përfshirë kuize duket se është e ardhmja e
pashmagshme e TV-ve tona. Por, vetëm se duket të kihet kujdes se si
realizohen dhe kush qëndron pranë tyre. Një ekip i mirëfilltë profesionistësh
(regjisor, enigmatë, dhe nje prezantues që e kupton natyrën e krijimit të
enigmave), mund të bëj emision vërtetë të shikuar nga të gjitha gjeneratat.
Një inicaitivë të një emission - kuizi kam pas së
bashku me kolegë enigmatë me përvojë, Nexhat dhe Enver Hajrullahu por edhe me
regjisorin, (P.s: mendon skenaristin) Xhemail Veseli). Mirëpritja ka qenë e
mirë nga TV-të tona deri sa është dorëzuar propozim - projekti dhe më pastaj
realizimin e të tillë emisoni e kanë bërë njerëz brenda TV-ve, të cilët nuk
kanë marrë ‘erë” në atë fushë. Por, prandaj emisionet e tilla kanë qenë
jetëshkrurta.
A mendon si unë se i duhet opinionit tonë
një format kuizi televiziv të mirëfilltë, autentik, autokton, origjinal e
profesional, duke filluar nga ideja, skenari, përmbajtja e deri te finalizimi?
Ismail Gagica:
Mendoj se janë pjekur kushtet për një emison të tillë. Tashmë kur kemi TV-të
me teknikë të avancuar, regjisorë dhe enigmatë me përvojë, një emison i tillë
do të ishte shumë lehtë i realizueshëm.
Po t'u jepej rasti, do të ishit në gjendje
ju dhe kolegë tuaj enigmatë të krijonit një format të tillë kuizi që do të plotësonte
nevojën shpirtërore të opinionit?
Ismail Gagica:
Gjithmonë kam dashur dhe e kam në mendje realizmin e një emsioni të tillë.
Tashmë kur jam duke i “mbushur bateritë” edhe po punojë në atë drejtim. Përvoja
nuk mungon. Kërkohet vetëm organizim i ekipit realizues i emisionit dhe një
vullnet i mirë nga drejtuesit e TV-ve tona. Tashmë që jam larguar nga krjjimi i
përditshëm i enigmave, kam komoditetin për një eksperiencë më ndryshe në
enigmatikë.
Në fund na trego decidivisht se a mund të
quhet enigmatika pjesë e kulturës gjithëmbarshme të një populli (ke parasysh
njohuritë që arrim nga ajo)?
Ismail Gagica:
Enigmatika është lëm i veçantë i kulturës së përgjithme të një populli.
Gjëegjëza, kashelashet, meselet, apo fjalët me rrotlla, kanë qenë pjesë e
pandashme e kulturës së gjithmbarshme e popullit tonë. Enigmat logjike kanë qenë
pjesë e popullit tonë gjatë gjithë histories, por enigma logjike tashmë
shtrohen dhe në Kampionatet Botërore të Enigmatëve. Çfarë na mbetet ne
gjeneratave të reja, pos që enigmatikën moderne ta zhvillojmë dhe më shumë (duke
u mbështetur dhe në traditën tonë) dhe ta prezantojmë kulturën shqiptare në
Botë edhe përmes enigmatikës.
Intervistoi: Xhemail. Veseli.
0 comments:
Post a Comment