Pikërisht sot e njëzetë
vite më parë, legjenda e automobilizmit, Michael Shumacher, për herë të parë në
karrierën e tij, në Meksiko është ulur në fronin e fituesit. Pikërisht sot, pas
njëzetë vitesh nga c’filloi të shkruajë historinë e automobilizmit, pas 83 ditësh
qëndrimi në koma, mjekët thonë se ka humbur 20 kg. nga pesha e tij, ose saktësisht
25% nga pesha e zakonshme e tij.
Shumaher pësoi aksident të
rëndë me ski më 29 dhjetori të vitit të kaluar në resortin francez të Meribelit.
Që nga akasidenti ai është shtruar në spitalin francez të Grenobles me dëmtime
të rënda në tru për c’gjë mjekët thonë se edhe nëse ai përmendet do të jetë
pjesërisht i paralizuar.
Ndonëse stafi që
përkujdeset për të është shprehur optimist kohë pas kohe se do të dalë nga
koma, deri më tani nuk ka asnjë lajm të mirë. Mjekët po orvaten maksimalisht për
të dhe zakonisht shprehen se është normale humbja e peshës në raste të tilla,
por humbja e 20 kg. për 83 ditë nga pesha, nuk duket aspak normale bazuar në
peshën fillestare.
Sot, pas njëzetë vitesh
nga triumfi i parë i tij do të donim të shkruanim për një mrekulli automobilistike
të radhës, sikurse që lexuesi do të donte të lexonte pikërisht për ato
mrekulli, por fati i keq i tij na determinon të shkruajmë atë që nuk do të
donim të shkruanim, kurse lexuesi nuk do të donte të dëgjonte, pale të lexonte
a besonte!
E tëra që mund të bëjmë është
të lutemi për një mrekulli hyjnore për njeriun që gjatw dy dekadave mrekulloi
racën njerëzore… .
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment