Futbollisti i Realit dhe kombëtares së
Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka vendosur t’i argëtojë me ngjarjen botërore të
futbollit, familjen dhe të afërmit duke i marrë me vete në Brazil.
Mediat franceze citohen
të kenë raportuar se Ronaldo ka vendosur që për familjen e tij të gjërë të aranzhojë
katër aeroplanë privat. Ai së bashku me ekspeditën e futbollistëve dhe stafin e
Kombëtares Portugeze do të udhëtojë më 7 qershor drejt qytetit Kampinas ku do të
koncentrohet kontigjenti i kësaj përfaqëuese.
Disa ditë më vonë katër
aeroplan në këtë qytet brazilian do të sjellin të afërmit e tij. Portugalia është
pjesë e grupin “G” në botërorë së bashku me Gjermaninë, Ganën dhe SHBA-të. Ndeshjen
e parë në kuadërtë grupeve portugezët e zhvillojnë kundër Gjermanisë më 16
qershor.
Botërori fillon më 12 qershor dhe përfundon më 13 korrik.Xh.V.
0 comments:
Post a Comment