E bukura e futbollit qënron
pikërisht te fakti që asnjëherë nuk mund të parashikohet me saktësi rezultati i
një ndeshe. Kjo u dëshmua edhe sot në ndeshjen kryesore të Premier League, Chelsea – Arsenal (6 : 0)!
Në fakt skuadra e Arsen Wenger ka rezistuar vetëm pesë
minutat e para të takimit kur Chelsea përmes Samuel Eto’s ka realizuar për të
kaluar në epërsi. Akoma pa ndaluar brohoritjet e tifozërisë vendëse, Andrre
Schurrle është përkujdesur të ngrisë temperature në stadium me golin e tij në
minutën 7-të. Minuta 17 –të sqaroi cdo gjë sa i përket epilogut të këtij takimi
kur Eden Hazard shënoi nga pika e bardhë për 3 : 0. Ky avantazh sikur nuk u mjaftoi
skuadrës së kontraverzit, Jose Maurinho. Oscar në minutën 42 –të shënoi sërish për
t’i sqaruar gjërat që në finish të pjesës parë.
Në pjesën e dytë cdo gjë ishte e qartë, përpos epilogut përfundimtar.
Në minutën 66 –të edhe një herë në skenë doli Oscar për 5 : 0, ndërsa që të turpërojë
skajshmërisht Arsenalin dhe vet strategun Arsene Wenger në ndeshjen e tij
jubilare të 1000-të në krye të Arsenalit, është përkujdesur Muhamed Salah në
minutën 71, kur shënoi golin e 6-të të skuadrës së tij për t’i “vënë kapak” kësaj
sfide spektakulare. T’i qartësojmë gjëra: “Spektakulare” vetëm sa i përket
rezultatit përfundimtar!
0 comments:
Post a Comment