“Nuk kam menduar asnjëherë
të largohem nga Bay Arena”, citohet të ketë thënë futbollisti nga Gjilani, i
cili trajtohet si Alfa dhe Omega e përfaqëueses Zvicrane.
Shrimet mediale të ditëve
të fundit për një “divorc” të mundshëm të Xherdan Shaqirit me Bayern Munich e që
i referoheshin një deklarate për të përditshmen zvicrane “Blick” nga vëllau i tij
Erdini, kanë nxitur vet futbollistin që të bëjë një sqarim me nuance kritike për
mediat, të cilat, sic është shprehur, e kanë keqinterpretuar deklaratën e vëllaut
të tij, njëherit menagjerit të tij.
Shaqiri ka mohuar se po
mendon që në fund të këtij edicioni të largohet nga kampionët e europës dhe
gjermanisë, nga skuadra bavareze, Bayern Munich.
“Asnjëherë nuk kam thënë
se do të largohem. Jam shumë i kënaqur te Bayern Munich dhe as që mendoj për
variantin e largimit. Opinioni i vëllaut tim është trajtuar ndryshe nga c’ka thënë
në realitet, por sigurisht që do të merrej në konsiderat interesimi i ndonjë skuadre
të madhe që do të kishte interes”, është shprehur futbollisti gjilanas duke
sqaruar njëkohësisht se një gjë e tillë ndodhë zakonisht në botën e futbollit,
madje me secilin futbollist.
Është evidente se këto deklarata të
Shaqirit kanë ardhë si rrjedhojë e shkrimeve të shumta të ditëve të fundit që
citonin vëllaun e tij e që i atribuoheshin një acarimi të raporteve të Shaqës
me shefin e skuadrës, pas një fotografie të publikuar ku shihej Pep Guardialo
teksa i kishte vënë gishtin në kokë e që u interpretua se gjoja kishte qëllimin
e kinse sygjerimit nga strategu spanjoll për futbollistin, duke u aluduar nga nënteksti
që Shaqa kinse duhej të shfrytëzonte më shumë ‘aparatin mekanik imagjinar’
brenda fushën lojës dhe të bashkëvepronte me bashkëlojtarët në harmoninë
strukturore e kompozicionale të lojës, duke vënë në veprim sygjerimet e
trajnerit.
Në fakt asnjë nga mediat nuk mori
mundimin të sqarojë se nga rrodhi ajo foto që bëri jehonë, ndërkohë që prirja për të krijuar sensacion
medial për një ‘divorc’ të mundshëm të futbollistit me skuadrën, ishte më e
theksuar se c’mund të fliste vet fotografia.
Autori i fotografisë akoma nuk dihet
për të dhënë sqarime shtesë që do të përshkruanin më shumë situatën nëse ishin
pamje acarimi raportesh apo momente të rëndomta e spontane që ndodhin brenda
‘fortifikatave’ të stadiumit gjatë stërvitjeve.
Të përkujtojmë se në ndeshjen e mbrëmshme
Mainz 05 – Bayern Munich, e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve, Shaqiri
ishte inkuadrur nga mesi i pjesës dytë dhe kishte asistuar për Bastian Schweinsteiger,
i cili shënoi golin e parë në minutën 82-të të ndeshjes.
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment