Manikenia
Elena Tambini lë pa frymë tifozët në stadium dhe futbollistët brenda fushës së
lojës. Përpos që drejton ndeshje si gjyqtare, ajo punon edhe si manekine. Supozohet të ketë ndikuar edhe në rritjen e
shikueshmërisë nëpër tribuna stadiumesh!
Tambini tanimë është bërë shumë e popullarizuar në
Europë. Ndonëse vite më parë profesionin e ka ushtruar nëpër rangje më të ulëta
garash të futbollit Italian, ka kohë që po mahnitë me ngritjet e saj në karrierë
duke depërtuar shumë shpejt nëpër liga më të avancuara italiane.
Përpos sukseseve individuale, ajo ka bërë që
ekspertët të mendojnë seriozisht se e ardhmja e futbollit duhet të orientohet nga
ideja që të infiltrojë sa më shumë femra në vendimmarrje, vemas si gjyqtare
kryesore në ndeshje futbolli.
Kjo për shkak se do të kishte më pak ekscese të mëdha
nëpër ngjarje sportive. Në rastet kur ajo drejton ndeshjet si gjyqtare kryesore
është dëshmuar se ka gjithnjë e më pak reagime, madje prezenca e saj ka bërë që
të kalohen me lehtësi situata të ndryshme dhe të pajtohen të gjithë me
vendimet, pa kundërthënie!
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment