Ngjarja e ditës që ka
zgjuar kurreshtjen e miliona shikuesve gjithandej ka pas jehonë të madhe në të
gjitha mediat botërore.
Duket që edhe vet
tifozëria e skuadrës së David Moyesit e ka pritur me shumë skepticizëm finishin
e takimit historik të skuadrës së zemrës. Ndonëse reagimet e tyre para
ndeshjes kanë qenë të matura në komente e prononcime, por pasi Kanë kaluan
pengesën e quajtur Olympiakos, kanë filluar të shfaqen madje edhe pastime
‘extreme provokuese’nëpër rrjetet sociale. Një nga postimet e ngjashme që
ironizon me potencialin e skuadrës greke është edhe ky në të cilin skuadra e
Olympiakosit paraqitet si një ushtri e fortë, me një kalorësi të qëndrueshme
dhe e gatshme për betejë, por pas ndeshjes e shpartalluar, e humbur dhe pa
kokë, pa strategji e strateg në fushë të mejdanit, e ngjashme me pikturat me
motive antike për "Luftën e Trojës", pas "Luftës së Trojës"…
.
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment