Sytë e aderuesve të tenisit botërorë që ndryshe njihet si sporti i bardhë,
janë të drejtuara nga ngjarja më e madhe e vitit. Dy tenistët më të mirë në
ranglistat botërore, takohen për herë të
parë këtë vit në finalen e madhe të ATP Miami Masters.
Shiquar nga këndvështrimi matematik, kjo dita e sotme e
tenisit botërorë identifikohet me numrin 4. Dy asat synojnë numirn 4, secili në
mënyrën e tij!
Në fakt për spanjollin Nadal, finalja e Miami Masters-it të sotëm ështrë finalja e
katërt në të cilën synon kurorën e parë, pas tri finaleve të dështuara
paraprakisht, kurse për serbin Gjokoviq është
tentative e radhës që të fitojë titullin e katërt ATP Miami Masters.
Ky është takim i pari i këtij viti kalendarik mes tyre. Mbase
paraprakisht cdo gjë ishte e paradestinuar për një duel të tillë, mes numrit 1
dhe numrit 2 të tenisit botërorë.
Gjokoviq ka përfunduar shumë shpejt takimin e djeshëm gjysmëfinal
kundër Kei Nishikorit, i cili nuk ishte në gjendje t’i bënte ballë për shkak të
lëndimit, kurse Tomas Berdysh është tërhequr nga përballja me Nadalin për shkak
të gastroenterisë. Kështu së paku ëshët thënë në raportin mjekësorë.
Statistikat nuk e favorizojnë ndonjërin sepse të dy tenistët
kanë përparsitë e tyre: Nadal udhëheq në takimet e drejtpërdrejta me 22 fitore
kundrejt 17 disfatave, ndërkohë që Gjokoviq e ka demoluar spanjollin në dy
ndeshjet e fundit finale të fundvitit kaluar: turneun e Pekinit dhe World Tour
Finals, fitore këto që e bënë serbin bindshëm tenistin më të mirë në plasmanin
e përgjithshëm të vitit kaluar.
Të përkujtojmë se Nadal asnjëherë nuk e ka fituar titullin
Sony Open ndërsa Gjokoviq e kërkon për herë të katërt, pas fitoreve të viteve
2007, 2011 dhe 2012. Finalja e sontme që fillon në ora 20. 30 sipas kohës sonë
lokale ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në opinionin.
Poashtu, sot dashamirët e tenisit kanë një mundësi të jenë
dëshmitarë të një finale tjetë me fillim në ora 17. 45, atë të WTA Usa Miami në
konkurrencën e femrave, mes qifteve: Hingis, Lisicki – Makarona, Vesnina.
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment