Nuk ishte vetëm ndeshja historike Kosovë – Haiti, ajo që prodhoi lajm në mediat e huaja. Agjenci të shumta ndërkombëtare të lajmeve kanë publiku lajmin për dy miqësoret e radhës së përfaqësueses së Kosovës.
Ndonese kjo asgjë konkrete nuk do të thotë sa
përket kundërshtarit të radhës, agjencitë e huaja të lajmeve janë nxituar të
publikojnë ‘sensacionin’:
Pavarsisht këtij fakti, kurreshtarët që do të
donin me ngulm të mësonin për kundërshtarin e radhës, nëse jo saktësisht, atëherë
përafërsisht, lehtë do të mund të frekuentonin “Rang-listën” e kombëtareve që
do të mund të ishin kundërshtarë potenciale. Nga konstatimi se Haiti është i
ranguar në pozitën 79-të, dhe nëse do të evitoheshin 32 kombëtare pjesëmarrëse
në Kampionat Botërorë, i bie që në këtë listë, sipas opinioneve jozyrtare të
FFK-së, kundërshtare potenciale të Përfaqësueses Kosovës do të mund të
identifikoheshin 37 reprezentacione. Kur kësaj shifre do t’i largonim edhe disa
kombëtare, si psh, Serbia, Rumani etj, me të cilat potencialisht nuk mendohet
se mund të dakordoheshin për një ndeshje miqësore, pos (ar)”miqësore”, atëherë
në dispozicion do të ngeleshin rreth 30 përfaqësuese, në mesin e të cilave edhe
Senegali i përfolur, i ranguar në pozitën 78-të të FIFA-s,në muajin mars,
vetëm një pozitë më lart se Haiti.
Titulli që më së shumti ka rënë në sy tek
agjencitë e huaja mediale. ishte “Plus dy miqësore për Kosovën”, titull ky i
prestigjiozes franceze “Le Figaro”; ndërsa “Associated Press” ka shkruajtur :
“Turqia e Senegali kundërshtarët e radhës”. Në Turqi, mediat sërish kanë bërë lajm kryesor
miqësoren e Kosovës me përfaqësuesesn e tyre, ndërsa lajmi nuk i ka ikur as
fokusit të mediave serbe. Ndërsa, atëherë kur pothuajse mbare bota "e
di" kundërshtartin e radhës, opinioni futbolldashës në Kosovë e di vetëm
jozyrtarisht "top – secret”-in se me kë do të takohet përfaqësuesja. Xh.V.
0 comments:
Post a Comment