Futbollisti kosovar në radhët e Përfaqësueses së Zvicrës, Granit
Xhaka, është përkujdesur që në Botërorin 2014, të mund të flitet shqip dhe të dëgjohen
edhe brohoritje në gjuhën shqipe.
Graniti, në partneritet me kompaninë “Air Prishtina”, kanë
filluar organizimin e lojës shpërblyese, ku mund të marrin pjesë të gjithë të
interesuarit, pa paguar asgjë… . Kompania në fjalë do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e
udhëtimit dhe akomodimit për 11-shen e tifozëve shqiptar në Brazil, ndërsa
biletat për hyrje në ndeshjet e futbollit dhurohen nga Graniti.
“Në Kampionatin Botëror
në Brazil nuk do të jenë vetëm tifozët e kombëtarëve pjesëmarrëse, por edhe
shqiptarët”, ka thënë Xhaka duke shtuar se pjesëmarrësit e lojës që do të kenë
fatin të fitojnë një biletë, do të përjetojnë euforinë dhe emocionet e një
Kampionati botërorë të futbollit, pa pas nevojë të fusin dorën në xhepa.
Në anëntjetër, drejtori menaxhues i kompanisë ‘Air Prishtina’,
ka njoftuar se loja shpërblyese është e dizajnuar në atë mënyrë që secili
qytetarë të mund të marrë pjesë.
“Krejt çka duhet të bëjnë qytetarët tanë është të hyjnë në faqen e ‘Air Prishtina’ në Facebook dhe të regjistrohen për lojën shpërblyese”, është thënë në promovimin e kësaj fushate.
Fituesit e 11-shes së ‘Air Prishtina’ që do të udhëtojnë për në Brazil do të shpallen më 4 maj 2014, derisa tërheqja e shpërblimeve bëhet përmes mënyrës së rastësisë.
Loja shpërblyese do të fillojë më 25 shkurt dhe do të zgjasë deri më 27 prill 2014.

0 comments:
Post a Comment