Fragment
- Kur
zbulova Sekretin, doja të dija opinionin e shkencës dhe të fizikës për sa i përket
kësaj njohjeje. Ajo cka zbulova ishte absolutisht mahnitëse. Një prej gjërave
më entusiazmuese të të jetuarit në këtë kohë është që zbulimet e fizikës së
kuanteve dhe shkencës së re janë në harmoni të plotë me mësimet e Sekretit dhe
me ato që mësuesit e mëdhenjë kanë ditur gjatë gjithë rrjedhës së historisë.
*Në
shkollë nuk kam studiuar ansjëherë shkencë apo fizikë, por, prapseprapë, kur
lexoja libra të ndërlikuar mbi fizikën e kuanteve, i kuptoja në mënyrë të
përsosur, sepse doja t’i kuptoja. Studimi i fizikës së kuanteve më ka ndihmuar
të kuptoj më në thellësi sekretin, në një këndvështrim energjik. Bindja e shumë
njerëzve përforcohet kur ata shohin ndërsjellshmërinë perfekte mes njohjes së
sekretit dhe teorive të shkencës së re.
Thënë me fjalë të thjeshta, gjithë energjia dridhet në një frekuencë. Duke qenë
energji, edhe ti dridhesh në një frekuencë që përcaktohet nga ajo cka ti
mendon dhe ndien. Të gjitha gjërat që do, janë bërë nga energjia. Edhe ato
dridhen. Gjithcka është energji.
*Këtu
hyn faktori “Surprizë”. Kur mendon për atë që do dhe e emeton këtë frekuencë,
bën që energjia e asaj cfarë dëshiron të dridhet në atë frekuencë dhe të tërheq
drejt teje! Kur përqëndrohesh në atë që dëshiron, ndryshon dridhjen e atomeve
të asaj gjëje dhe bën të dridhet drejt teje. Ti je kulla më e fuqishme e
transmetimit në univers, sepse të është dhënë fuqia për ta përqëndruar
energjinë tënde nëpërmjet mendimeve tua dhe të ndryshosh dridhjet e
gjërave në të cilat je përqëndruar, që më pas i tërheq magnetikisht drejt
vetes.
Kur
mendon dhe i ndien gjërat e mira që dëshiron, je futur menjëherë në atë
frekuencë, e cila më pas bën të dridhet drejt teje energjia e tyre dhe ato
shfaqen në jetën tënde.
*Ligji
i tërheqjes thotë se të ngjashmit tërheqin të ngjashmit.
Ti je një magnet
energjie, ndaj dhe energjetizon elektrikisht gjithcka drejt teje, energjetizon
elektrikisht veten drejt gjërave që dëshiron. Qeniet njerëzore e administrojnë
energjinë e tyre magnetizuese, sepse askush jashtë tyre nuk mund të mendojë ose
të ndiejë për ta dhe të janë mendimet e ndjenjat ato që krijojnë frekuencat
tona.
Nga
cdo këndvështrim që ta shohësh, rezultati është gjithmon i njëjtë. Ne jemi NJË.
Jemi të gjithë të lidhur dhe jemi pjesë e Fushës energjike unike, e Mendjes
supreme unike, e Vetëdijes unike ose e Burimit krijues unik. Quaje si të duash,
por jemi të gjithë Një.
Universi
është rezerva universale dhe furnizuesi i gjithckaje. Cdo gjë që vjen nga universi
transportohet tek ti nga një ligj i tërheqjes nëpërmjet njerëzve, rrethanave
dhe ngjarjeve. Është ligji që të lejon të tërheqësh nga rezervat e pafundme.
Kur emeton frekuencën e përkryer të asaj që dëshiron, do të tërheqësh njerëzit,
rrethanat dhe ngjarjet e përkryera!
*Nuk
janë njerëzit ata që japin gjërat që dëshiron. Nëse i përmbahesh kësaj bindje
të rreme, do të përjetosh mungesa sepse e sheh botën e jashtme dhe njerëzit si
rezervë. Rezervat e vërteta janë fusha e padukshme, nëse ti e quan atë univers,
Mendje supreme, Zot, Inteligjencë infinite apo cfarëdo tjetër. Sa herë që merr
dicka, kujto që e ke tërhequr nëpërmjet ligjit të tërheqjes, duke qenë në
frekuencë dhe në harmoni me rezervën.
Inteligjenca
universale, që përhap gjithcka, ka vënë në lëvizje njerëz, rrethana dhe
ngjarje, me qëllim që të ta jap ty atë gjë, sepse kështu funksionon ligji.
*Nëse
kjo të jep përshtypjen se duhet të punosh shumë për ta nxjerrë atë nga e
padukshmja në të dukshme, provo këtë mënyrë të shkurtër: Shikoje atë që dëshiron
si të ishte fakt absolut. Kjo do të bëjë që ajo që ti dëshiron të realizohet me
shpjetësi të dritës. Në castin që kërkon, objekti i dëshirave tuaja është fakt
në fushën shpirtërore universale dhe ajo fushë është gjithcka që ekziston. Kur
përcepton dicka në mendjen tënde, dije që bëhet fjalë për një fakt dhe që do të
realizohet pa dyshim.
* Sekreti
është brenda teje. Sa më shumë që ta përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje,
aq më shumë do të tërheqësh. Do të arrish në një pikë ku nuk do të kesh më nevojë
ta praktikosh, sepse ti vet do të jesh fuqia, perfeksioni, mencuria,
inteligjenca, dashuria dhe gëzimi.
* Toka
rrotullohet rreth orbitës së saj për ty. Oqeanet ngriten dhe ulen për ty.
Zogjtë këndojnë për ty. Dielli lind dhe perëndon për ty. Yjet dalin për ty.
Gjithcka është për ty, cdo gjë e bukur që sheh, cdo përvojë e mrekullueshme që
përjeton. Hidh një sy përreth. Asgjë nga ato që të rrethojnë, nuk mund të
ekzistojnë pa ty. Pavarsisht se cfarë ke menduar se ke qenë, tani e di të
vërtetën se kush je realisht. Je padroni i universit. Je trashëgimtari i
mbretërisë. Je perfeksioni i jetës. Dhe tani e di sekretin. Gëzimi qoftë mbi
ty!
Sa
më shumë të përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do të
tërheqësh atë
Të
mendosh se nuk ka gjëra të mjaftueshme është sikur të shohësh imazhet e jashtme
dhe të mendosh se gjithcka vjen nga jashtë. Kur bën këtë, me shumë siguri do të
shohësh vetëm munges dhe kufizim. Tani e di që asgjë nuk e ka origjinën nga
jashtë dhe që gjithcka lind nëse e mendon dhe ndien nga brenda. Mendja jote
është forcë krijuese e të gjitha gjërave. Atëherë si mund të ketë mungesa?
Është e pamundur. Aftësia jote për të menduar është e pafundme, poashtu edhe
gjërat që mund t’i materializosh me mendimet tuaja janë të pafundme. Kjo vlenë
për të gjithë. Kur e di me të vërtetë këtë, mendon me një mendje që është e
vetëdishme për natyrën e saj të pafundme.
Asgjë
nuk është e fundme – as burimet dhe asgjë tjetër. Gjërat janë të fundme vetëm
në mendjen njerezore. Kur i hapim mendjen fuqisë krijuese të pafundme, ndjellim
bollëkun dhe shohim e përjetojmë një botë krejtësisht të re.
Kur
zbulova sekretin, vendosa të mos shihja më lajme apo të lexoja gazeta, sepse
nuk më bënin të ndihesha mirë. Shërbimet informative dhe gazetat nuk duhet fajësuar
aspak se transmetojnë lajme të këqija. Duke qenë bashkësi globale, përgjegjësia
është jona. Ne blejmë më shumë gazeta kur në faqen e parë ka një tragjedi të
madhe. Shikueshmëria në kanalet informative rritet në maksimum sa herë ka një
katastrofë kombëtare ose ndërkombëtare. Prandaj gazetat dhe shërbimet
informative na japin më shumë lajme të këqija, sepse ne këtë kërkojmë si
shoqëri. Mjetet e informacionit janë efekti, kurse ne jemi shkaku. Është
thjesht ligji i tërheqjes në veprim!
Shërbimet
informative dhe gazetat do ta ndryshojnë llojin e lajmeve që na transmetojnë
kur ne të transmetojmë një sinjal të ri e të përqëndrohemi në atë që
dëshirojmë.
Rhonda Byrne
0 comments:
Post a Comment