Dy
banera që janë shfaqur dje në tribunat e stadiumit “Alianz Arena”, në ndeshjen
e së tetës finales mes Bayernit dhe Arsenalit, ka nxitur UEFA-në të shqyrtojë
mundësinë e dënimit të Bayern Munich.
Në njërin baner ishte mbishkrimi “Gay
Gunners” ndërsa në tjetrin ishte mesazhi për Kosovën ku shkruante: “Thuaj jo
Racizmit, thuaj po Kosovës”, e që I ishte atribuuar UEFA-së dhe FIFA-së, e që ku
kërkohej që Kosova të pranohet me të drejta të plota në asociasnet ndërkombëtare
të futbollit.
Mbishkrimi në banerin 'GAY Gunners', ka fyer
rëndë skuadrën e Arsenalit, ndërsa UEFA ka vendosur të hetojë edhe rastin
tjetër që lidhet me mesazhin dhe jehonën e saj për Kosovën. Një gjë të tillë e
ka konfirmuar një nga gazetarët më respektabil të futbollit në Europë, Pedro
Pinto nga Portugalia.
0 comments:
Post a Comment