Kjo ishte fjalia e vetme në facebok, e
shoqëruar me fotografinë nga premiera e shfaqjes, nga aktorja Adriana Morina
pas së cilës fjali ka rrjedhë një debat sa interesant aq edhe i mjerë, e që i atribuohej neglizhencën së strukturave udhëheqëse të Komunës Pejës, gjëgjësisht
drejtorisë për kulturë të kësaj komune për zvarritjen e pagesave për artistët e
shfaqjes “Nata e Helverit”.
Kjo shfaqje, premiera e së cilës është dhënë
në fund të qershorit të vitit të kaluar, pothuajse një vit më pas, akoma nuk është
subvencionuar nga komuna sipas marrëveshjes konform projektit!
Ky është vetëm një nga rastet e shumta që
po ngulfasin mbarëvajtjen e teatrit nëpër qendra të ndryshme të Kosovës.
Një numër i konsiderushëm krijuesish
skenike, (regjisorë, autorë dramash e aktorë), kanë ironizuar me çasjen dhe mënyrën
e menagjimit të institucioneve kulturore, nga individë të cilët zakonisht vijnë
nëpër poste udhëheqëse pa kritere profesionale dhe me sygjerime të strukturave
partiake që udhëheqin me drejtoritë komunale.
Në këtë vorbull të paimagjinueshëm ‘larjehesapesh’,
për të qenë ironia edhe më e madhe, barra e krejt marifeteve dhe prapaskenave që
e zanafillën e kanë te inatet personale, zakonisht bie mbi supet e kategorisë më
të injoruar të shoqërisë, artistëve.
Ngjarja në shfaqjen “Nata e
Helverit” vjen nga koha e Luftës dytë botërore me dy personazhe, nënës dhe
djalit të saj me nevoja të veçanta, të cilët kërkojnë shpëtim nga ndjekja e
nazizmit që u bënë njerëzve me aftësi të kufizuara.
Sipas tekstit të autorit Polak, Ingmar
Villquist, regjinë e saj e ka bërë Ben Apoloni kurse në shfaqje kanë luajtur Labinot
Lajçi dhe Adriana Morina.
0 comments:
Post a Comment