16.3.14

Ata që në botërorin e futbollit "USA 94" kanë pasur së paku 7 vite, e mbajnë mend mirë dhe e kuptojnë revoltën e një ylli që asokohe kishte pushtuar mediat e mbarë rruzullit tokësorë.
Fjala është për futbollistin brazilian, Romario, tandemin e paharrueshëm të Bebetos, në sulmin e kombëtares braziliane...

Ish-futbollisti i famshëm i Kombëtars braziliane, tani deputet në Brazil, ka kritikuar ashpër FIFA-n dhe përgatitjet për Kupën e Botës së këtij viti në vendin e tij. 

"Jerome Valcke (sekretari i përgjithshëm i FIFA-s) është specialist i madh për shantazhe, ndërsa presidenti i FIFA-s (Joseph Blatter) është një hajdut, një i korruptuar dhe një bir k…", tha Romario në një intervistë për "ESPN Brasil".

"Këta të dy po përfitojnë miliona në kurriz të Botërorit dhe Brazilit e kjo gjë nuk është fare për t’u shqetësuar sipas presidentes së vendit tonë dhe qeveritarëve tanë sepse edhe ata po pasurohen ndërkohë", akuzoi ish-kampioni i Botës me Seleçaon në Botërorin USA '94.

VIDEO: "USA 94"
http://www.youtube.com/watch?v=m6Ib8dzaGYo

0 comments:

Post a Comment