Se çdo ditë e më shumë kualitetet e sportistëve
shqiptarë nëpër europë po konkretizohen me rezultate solide, vecmas në futboll
si sporti më i popullarizuar, këtë e kanë dëshmuar viteve të fundit dhe po vazhdojnë të dëshmojnë shumë
futbollistë cilësorë që po debutojnë në fushën e gjelbërt nëpër skuadra të mëdha. Një gjë ë tillë sot e ka dëshmuar edhe Besnik Hasi, dikur si futbollist, tani
si i pari i bankinës së skuadrës më me renome në Belgjikë, Anderleht.
Ai sot ka debutuar me skuadrën Belge në cilësinë
e trajnerit, në ndeshjen kampionale kundër Oestende-s me ç’rast skuadra e tij
ka shënuar fitore të thellë 4 : 0.
Karriera e Hasit te ekipi
mbretëror Belg, ka filluar në cilësinë e futbollistit duke mbrojtur ngjyrat e saj
plotë shtatë vite, ndërkohë që gjashtë vite të tjera ka vazhduar si ndihmës
trajner me ç’rast angazhimi i tij në krye të bankinës është përkrahur
unanimisht nga bordi skuadrës, tifozëria si dhe yjet e njohura që dikur
kanë qenë pjesë e kësaj skuadre të madhe Belge e që gëzojnë një prestigj e
reputacion. Madje, për të përkrahur moralisht debutimin e Hasit si udhëheqës i shtabit
teknik, ka udhëtuar në Bruksel edhe kapiteni i Manchester City, Vicent Kompany të
cilin Hasi e kishte ndihmuar derisa dikur bënte hapat e parë si futbollist
profesionist te Anderleht.
0 comments:
Post a Comment