16.3.14

Mars 1875 –  Në Konicë, lindi Faik Konica; mësoi fillimisht në Konicë, pastaj në Shkodër, në Paris, Dizhon, Stamboll, Boston – Harvard,  “student i perjetshëm”, gazetar, opinionist, albanolog, botues, diplomat, “modeli i kritikës letrare, dhe nismëtar i prozës moderne shqipe”, atë kohë teper përpara  për mendimin shqiptar, prandaj zemërohej dhe pakursyer përdori satirën:
 








“Anadollaku Në Mesalle”
 nga Faik Konica
 
Ka ndenjur si nje ka 
Po ha edhe po ha, 
Shembet me pilaf, 
Fruhet me hoshaf; 
S`ka kohë të flasë 
Hedhë sa të pëlcasë: 
Llop një bakllava, 
Llop një hallva, 
Llop një revani, 
Llop muhalebi. 
Thërret: -Hic jemedum! 
- O burra, bre dudum! 
Kërkon një syltjaç, 
Porosit një kulaç, 
Rrëmben një bugaçe, 
- Të rrembeç një kapaçe! 
Të tërë për një darke, 
Të tëra në një barkë! 
Kur lodhet sa ngjinjet, 
Pushon e shtrihet 
Shtrihet dudumi 
Dhe na e ze gjumi. 
Nesër kur të zgjohet 
E, me "bismil-lah", 
Prape pilaf 
E prap hoshaf. 
"Qebap boll-boll 
Koxha Anadoll!" 
More dudum kokëkungull 
Gojëbuall e barkrrumbull 
Thuamë, të rëntë pika! 
C`te duhet ty politika? 
Hiq, more dudum dorë, hajde 
Të të kllasëm në një kade 
Plot me mjalt`e me reçel
Ha pi e kurrë mos del. 

0 comments:

Post a Comment