Sipas
shkrimeve të gazetës angleze “Metro”, Manchester UTD kërkon zëvendësim adekuat
për serbin Nemanja Vidic, i cili pas këtij edicioni do të “braktis” qytetin e
Manchesterit.
Si zëvendësim ideal të tij, strategu David Moyes e sheh
pikërisht anëtarin e Sauthamptonit, Dejan Lovren.
Të vetëdijshëm se janë para sprovave të vështira në Premier
League, e poashtu me gjasa minimale. për të mos thënë me gjasa hic fare, që të
fitojnë Champions League që do t’u sigurojnte pjesëmarrje të drejtpërdrejtë edicionin
e ardhshëm në garat më prestigjioze europiane, gjithashtu koshientë se
futbollistët e rangut botërorë më parë do të zgjidhnin një skuadër me më pak
reputacion por që do të fintonte një ‘biletë’ për Ligën e Kampionëve, shefat e
“Djajëve të kuq”, që tani janë orientur drejt futbollistëve cilësorë që i kanë
shënjestruar për afatin kalimtar veror. Njëri nga ta është futbollisti Dejan
Lovren.
Mediat kroate poashtu kanë shkruajtur në superlativ për
futbollistin e tyre duke I vëne theks të vecantë faktit që Moyes tanimë është i
vendosur për këtë transfer për cka thuhet të ketë njoftuar menagjmentin e
skuadrës që t’i përgatis 17 milionë euro kesh për kartonin e reprezentuesit
kroat Deajan Lovren. Xh.V.
0 comments:
Post a Comment