Dita e
sotme ka shënuar një ngjarje tepër të vecantë, thirrjen e parë telefonike në
distancë, e realizuar këtu e 130 vjetë më parë. Thirrja
e parë telefonike në distancë në mes të Bostonit dhe Neë York është bërë
pikërisht më 27 mars të
vitit të largët 1884.
Vetëm
tetë vjet pas zbulimit të telefonit nga Alexandar Graham Bell, u inaugurua
linja e parë telefonike që lidhte qytetin Boston me atë të Nju Jorkut në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetëm
dy vite pas zbulimit të telefonit, në vitin 1878, për herë të parë në Shtëpinë
e Bardhë në Ëashington ishte vendosur linja telefonike, kurse ‘thirrja e parë
zyrtare’ ishte biseda simbolike e, atëbotë Presidentit të SHBA-ve,, Rutherford
B. Hayes dhe Alexander Graham Bel.
Asokohe
thirrja telefonike në distancë kushtonte nga dy dollar, nëse bëhej gjatë ditës,
dhe një dollar për bisedat telefonike në orët e natës.
Pas
linjës Botson Njujork (1884) SHBA-të inauguruan edhe linjën telefonike mes Nju
Jorkut e Filadelfisë (1885), Atlantës e Chicagos (1890) si dhe linjën mes Nju
Jorkut e Chicagos (1892). Inaugurimin e këtyre linjave e bëri personalisht
shpikësi I telefonit, Alexandar Graham Bell.
0 comments:
Post a Comment