12.4.14

Sipas të përditshmes britanike ‘Daily Mail’, femrat, mund ta mbajnë fshehtësinë mesatarisht 32 minuta, ndonëse bindshëm premtojnë se do ta mbajnë gojën e mbyllur .

Hulumtimet e reja që i ka bërë një kompani e produkteve kozmetike duke intervistuar 3.000 femra, kanë rezultuar se rreth 85 % e femrave nuk mund të mbajnë fshehtësinë, pavarsisht se sa e rëndësishme ose e ndjeshme është ajo. Informatën e marrë më së shpeshti e ndajnë me partnerin, shoqen ose nënën.
Gjysma e të anketuarave thotë se pas ndarjes së fshehtësisë ndjehen më lehtë, ndërsa 13% e tyre thonë se këtë e bëjnë fshehurazi, vetëm sa për t’i përhapur thashethemet.

Rreth 40% e femrave thonë se është në rregull të ndahet ndonjë fshehtësi me persona të huaj, mirëpo, rreth 25% thonë se i brenë ndërgjegjja për keqpërdorimin e besimit që personat tjerë kanë pasur.
Kjo anketë ka treguar se femrat, në të vërtetë kalojnë nëpër periudhë të mundimshme gjersa bëjnë përpjekje që ta ruajnë fshehtësinë e tjetërkujt. Ato, në rastin më të mirë,  këtë mund ta bëjnë më së shumti gjysmë orë.

Qun Lajqi - dedikuar {Faruk Begollit}

Kurrë më
S’do ta këndojmë,
Rrushën e Istogut 
(Aët jevgen e bardhë}
Për të cilën beçaria
I ladronte atllarët
Lugut e bregut
Ti Begu i vogël,
I Sefedin Begut
Kurrë më
S’do ta rrahim
Defin e saj
Si atë natë tetori,
As zamparet
S’do t’ia dridhim
As këngët më s’do
T’ia këndojmë
Te Qarshi Xhamia
N’Pejë, ditën e tregut
Ti Begu i vogël
I Sefedin Begut.
Ajo do të vazhdojë
T'i luajë duartë e holla,
Dhe duke i dridhur zamparet
Do ta përdredhë
Edhe rruazen e shpindës
E syrin halë do t'ua shkrepë
Beçarisë para defit të saj,
Por unë dhe ti
Kurrë më s’do të kërcejmë
Si atëherë kur xhironim n’Isniq
”Të ngujuarit” e Ekremit
Ti Begu i vogël
I Sefedin Begut.
Kurrë më,
S’do t’na rrembejë
Ai kujtim rinie
Për defin e Rrushën
Për gjuhën, syrin e gushën
As për vajin e nizamve
N’lahutën e Çunit
As qeshjet e studentave tu
“Talentave se jo mahi”
Si atë natë Kanjonit të Tarës
Derisa n’fytin e tharë
Po i zbraznim gotat me raki,
Se ti e kalove lumin
Gjurmët i le maje bregut
O Begu i vogël
I Sefedin Begut.



Katalunasit e Barcelonës kanë dëshmëruar tifozërinë e saj me humbjen e papritur në udhëtim nga Granada , edhe atë me të vetmin gol të shënuar në minuëtn e 16-të të pjesës parë nga Yasine Brahim.

Ndonëse ka luajtur me përbërje komplete, sidomos në repartin sulmues, me Neymar e Messi, Barcelona nuk ia ka dalë për plotë 74 minuta të barazojë shifrat për të qëndruar në valle deri në fund të La Liga-s për titullin e kampionit.

Në anën tjetër, ‘kiksin’ e Barcelones e ka shfrytëzuar për mrekulli Real Madrid, e cila ka fituar në shtëpi ndaj Levntes 4 : 0, me golat e Di Marias, Gareth bale, Isko dhe Alvare Morata.

Pas kësaj fitore mbretërit sërish kalojnë Barcelonen në tabelë me 79 pikë, një më shumë se Barcelona në pozitën e dytë aq sa ka edhe Atletiko Madrid, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.Xh.V.


http://www.dailymotion.com/video/x1nxdss_real-madrid-4-0-almeria-footyroom-com_creation
“Kisha frikë. Dhe kur them frikë, e kam fjalën për frikë, Nuk e kisha idenë se c’dreqin po bëja. Nuk dija as të gatuaja dhe as të të pastroja…
Gjatë një interviste për “Elie” këngëtarja ka zbuluar disa imtësi që lidheshin me karrierën dhe frikën e saj natyrore. “Kisha një apartament ku jetoja vetëm, ndonëse isha në kontakt të vazhdueshëm me prindërit përmes “Skype’, thot Rita duke vijuar se të njejtën gjë e bënte edhe gjatë periudhës kohore kur kishte filluar realizimin e albumit të parë. “Bëja shkëputje të shpeshta nga studio bë shtëpi. “Kisha frikë. Dhe kur them frikë, e kam fjalën për frikë. Nuk e kisha idenë se c’dreqin po bëja. Nuk dija as të gatuaja e as të të pastroja… U detyrova të rritem shumë shpejt”, ka deklaruar 23 vjeqarja.
Rita Ora ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeqare kur kishte ateruar në Neë York nga Anglia, për t’i dhënë një shtytje karriesrës së saj. Pavarsisht dëshirës permanente që të përjetoj ekskluzivitetin e suksesit absolute, ajo ka treguar hapur për sakrificat që e kanë shoqëruar gjatë atij rrugëtimi e që janë manifestuar me një frikë të paimagjinueshme, duke lënë të kuptohet se tendenca për sukses e famë në botën e shoëbiznesit, domosdoshmërisht përcillet me frikën e padefinuar që e shoqëron.


Futbollisti Brazilian përpos që është një capkën brenda fushës së lojës, ai duket që edhe jashtë saj nuk dallon shumë. Mbase mund të jetë e gjatë lista e vajzave ‘zemërlënduara’, ndonëse me saktësi nuk mund të flitet se si e sa është numri i tyre dhe se nuk mund të supozohet se ‘kush kujt syrin ia ka lujt’, por një zemër e thyer tanimë dihet: Futbollisti i ka dhënë fund idilës me Bruna Marquezino, kurse arsyeja e këtij vendimi s’do më shumë koment apo  argument latent, nga c’mund t’i thonë fotot më poshtë, syrit kurioz të ‘vrojtuesit koherent’.



Futbollisti Brazilian përpos që është një capkën brenda fushës së lojës, ai duket që edhe jashtë saj nuk dallon shumë. Mbase mund të jetë e gjatë lista e vajzave ‘zemërlënduara’, ndonëse me saktësi nuk mund të flitet se si e sa është numri i tyre dhe se nuk mund të supozohet se ‘kush kujt syrin ia ka lujt’, por një zemër e thyer tanimë dihet: Futbollisti i ka dhënë fund idilës me Bruna Marquezino, kurse arsyeja e këtij vendimi s’do më shumë koment apo  argument latent, nga c’mund t’i thonë fotot më poshtë, syrit kurioz të ‘vrojtuesit koherent’.


Gabriella Lenzi është një tjetër braziliane 20 vjeçare, e cila është një modele jashtëzakonisht e suksesshme. Ajo është parë në Barcelonë së fundi, jo në arena gladiatorësh por në arena moderne, stadium futbolli, dhe besohet se ka ndikuar jo vetëm në formën e lojtarit të Barcelonës, por edhe që ai të ndahet nga ish e dashura, e cila ka qenë për një kohë të gjatë ‘Muza’ e brazilianit simpatik.




Të jesh futbollist cilësorë në ditët e sotme, është një privilegj dhe dhunti natyrore që pak njerëzve mund t’u buzëqesh fati, marrë parasysh shifrën e përgjithshme të numrit të banorëve të planetit, (rreth 7 miliardë) e që kur pjestohet me (2) numrin e gjinisë së racës, i bie më pak se 3.5 miliardë.
Kur kjo të pjestohet me shifrën e futbollistëve të kalibrit të Neymar, të cilët mund të numrohen me gishtat e njërës apo eventualisht të dy duarëve, atëherë, po t’i besohej probabilitetit, i bie që cdo i 350 milionti njeri mund të kishte një fat të tillë, ‘bakshish’ nga Perëndia!


Ndonëse mund të dukej ironike e anakronike në sytë e ‘gojëkëqinjëve’, të cilët ‘s’mund të arrijnë rrushin, ndaj e quajnë të thartë’, por Neymar duket t’i ketë injoruar të gjithë thashethënagjinjtë e mundshëm për c’gjë assesi duhet të akuzohet sepse vërtetë në këtë botë ka plotë gjëra, madje për secilin njeri, të parezistueshme, të cilave, e ka të vështirë t’u bëjë ballë edhe vet futbollisti i s’provuar me majat e himalajeve femërore.


Nëse shikohen fotot me kujdes, patjetër që Neymar do të justifikohej për lëndimin e ndjenjave të Gabrielas, sepse, mbase edhe ajo vet do të kuptonte që Neymar s’kishte nga t’ia mbajë dhe se Bruna Marquezine është e parezistueshme…!

11.4.14


Intervistë me Ismail Gagica, mjeshtër i enigmatikës:
Cilat janë fillet e enigmatikës kosovare e mbarëkombëtare; Pse është ‘tkurrë e denigruar” enigmatika në Kosovë; Cka ofrojnë dhe cili është niveli professional i kuizeve dhe mini-kuizeve nëpër media elktronike, radio e televizione tona nacionale e lokale; Cka po ndodhë me FEK-un, (Federatën e Enigmatëve të Kosovë)-s; A mund të quhet enigmatika (gjëzëtaria), pjesë e kulturës përgjithshme të një populli”?
për të gjitha këto dhe shumë aspekte tjera që lidhen me enigmatikën, në këtë intervistë me Mjeshtrin e enigmatikës Ismail Gagica

Si enigmat me emër në skenën tonë mediale, na trego cilat janë karakteristikat që bëjnë një enigma? Duhet të jesh një 'erudit' apo është ë 'mjeshtri e afiniteteve' të individëve të caktuar?

Ismail Gagica: Një njohës i mirë, në përgjithësi, i gjeografisë, historisë, gjuhës dhe letërsisë, kulturës etj., jo vetëm asaj kombëtare, e kompleton një enigmat. Me një fjalë, një enciklopedist i mirë informuar për ngjarjet, jo vetëm të së kaluarës por edhe të aktualitetit, e mbajnë në “formë” një enigmat me krijimtarinë e tij. Mjeshtria e kombinimit dhe krijimit të enigmave e bënë një “erudit” të transformohet në një enigmat të mirëfilltë.

Ne ju shohim vetëm si krijues (përpilues) të enigmave ndërkohë që nuk jeni prezent me studime, analiza, kritikë të kësaj fushe?

Ismail Gagica: Enigmatika si lëm i vecantë i kulturës së një populli, te disa popuj shumë vonë ka filluar të sheh produktet e veta. Ne në Kosovë tashmë kemi kaluar gjysmë shekulli në botime të enigmave moderne dhe gjithësesi është koha që të kemi një studim, analizë më të thukët për këtë fushë veprimtari krijuese të veçantë. Duhet të ketë revista profesionale për të bërë dhe kritikën e duhur. Sidomos në botimet e viteve të fundit ka shumë vend për kritikë në formën e krijimit të enigmave “limonadë”, jo vetëm nëpër të përditshmet tona por edhe në ato periodike edhe atë, nga ato të lëmit të enigmatikës. E sidomos viteve të fundit, kur i mungojnë publikut shumë enigmat, atëhërë nuk mbetet shumë për analizë sa për kritikë. Unë kam krijuar dhe enigma për pothuajse të gjitha revistat dhe të të përditshmet, dhe jo vetëm kosovare. Në to, ku edhe kam pas shtojca të veçanta për enigmatikë, jam munduar që të prezantoj sa më shumë laryshi enigmash për lexuesit, në mënyrë që dashamirësi i enigmave të gjej çlodhjen e duhur.  


Cilat janë fillet e enigmatikës (gjëzëtarisë) Kosovare?

Ismail Gagica: Kisha dëgjuar nga kolegët e mi më të moshuar se enigma e parë ishte botuar në “Rilindje”. Më mungonte viti dhe autori. Në vitin 2001 në revistën time  për enigmatikë “Gjeni” i hyra hulumtimit për zanafillën e botimit të enigmave në botimet kosovare. Ndonëse ishte periudhë e pasluftës dhe shumë nga arkivat e botimeve ishin të dëmtuara apo edhe të pa sistemuara. Pas këmbënguljes dhe dëshirës së madhe për ta parë enigmën e parë kosovare, pse jo dhe shqiptare arrita ta gjej fjalëkryqin e parë në gjuhën shqipe. Në numrin e parë të revistën e botova atë enigmë, krahas saj edhe intrevistën me autorin e fjalëkryqit të parë, Rashid Krasniqit. Muaji mars i vitit 1953 është viti botimit të enigmës së parë kosovare dhe besoj dhe shqiptare. Pas asaj enigme në Kosovë ka pas thuajse në vijimësi botime të autorëve të enigmave të ndryshme . Botimet ishin kryesisht në gazetën “Rilindja”,  pastaj në “Zani i Rinis”  dhe botimet tjera periodike të kohës. Fjalëkryqet, ishin dominante  por nuk kanë munguar as edhe enigma të tjera si rebuse, enigma matematikore, si dhe probleme logjike, të shahut etj.

Viti 1980 shënon një sukses në konsolidimin e enigmatëve kosovar duke themeluar shoqatën e parë të enigmatëve “Ndre Mjeda” me seli në Gjilan. Pas disa muajsh, në vitin 1981, kjo shoqatë arrin që krijimet e tyre t’ia ofrojnë lexuesit edhe me një revistë për enigmatikë “Horizonti”. Tashmë enigmatët shqiptarë kishin organin e tyre ku mund t’i botonin enigmat e tyre të llojllojshme.

Gjatë viteve 90-ta, ndonëse kohë e pa kohë, enigmatika kosovare kishte “bum”-in e saj të krijimtarisë. Në atë kohë lindi edhe gjenerata e tretë e enigmatëve. Atëbotë, shoqata tashmë të krijuara nëpër qytetet e tjera të Kosovës ( Sh.E. “Labirinthi” - Rahovec, Sh.E. “Drita” - Gjakovë” etj.), arrijnë të formojnë edhe Federatën e Enigmatëve të Kosovës  (FEK) e me këtë t’i hapin rrugë aktiviteteve të shumta në fushën e enigmatikës: Organizimin e garave të enigmatëve; Maratona e Kruciverbistëve; konkurse në anagrame për përvjetorë të ndryshëm etj. Në këtë kohë lexuesi kosovar kishtë në duarë edhe një numër të konisderueshëm të revistave, kryesisht me enigma të llojllojshme dhe shumë cilësore. Me një fjalë, vitet e 90-ta ishin lulëzimi më i madh i enigmatikës kosovare.

Po asaj mbarëkombëtare?

Enigmatika ka qenë prezente që në kohët e lashta te popujt e lashtë. Edhe hierloglifet egjiptiane konisderohen si një lloj rebusi. Le ta kujtojmë qenien e mitologjisë së lashtë greke “Sfinksi”, i cili udhëtarëve kalimtarë u jepte gjëza  të vështira e i gëlltiste ngaqë nuk i zgjidhnin dot. Por si enigma moderne, fjalëkryiqi i parë njihet ai i Arthur Ëynne, i botuar në gazetën e së dielës “Neë York Ëorld” dhjetorë të  vitit 1913, në SHBA, dhe njihet si fjalëkryqi i parë modern. Ndonëse ne 40 vite më pas botojmë fjalëkryqin e pare, prapëseprap radhitemi në fillet e enigmatikës botërore. Enigma shqip ka të botuara edhe më pare, duke filluar nga Rilindësit tanë me gjëzat dhe kashelashët e tyre, e deri tek botimet në revistën “Albania” të Faik Konicës të viteve 1900. Por ato enigma mbeten larg enigmave modern, ndonëse ishin risi të kohës. Ndërsa enigmat moderne në Shqipëri fillojnë të botohen tek pas rënies së komunizmit. Por mjerisht në botimet në Shqipëri ende nuk respektohet kriteri i gjuhësisë si dhe lloji i enigmave është shumë i varfër. Te to kryesisht dominon fjalëkryqi.    

Rebuse, anagrame, tetëkahore, fjalëkryqe (italian, zviceran, amerikan, skandinav, domino etj.) Cilën nga to parapëlqen apo e veçon dhe e bënë më me dëshirë?

Ismail Gagica: Secila enigmë duhet të ketë një intencë të prezantimit të diçkaje nga kultura kombëtare apo ndërkombëtare. Enigmati duhet të ketë kulturë të gjerë  duke filluar nga drejtshkrimi i shqipes. Krijimi i një rebusi kërkon invencion të madh,  anagrami kërkon mjeshtri të ndërrimit të shkronjave, tetëkahorja kërkon durimin në krijim (ndonëse e lehtë është për zgjidhje). Ndërsa fjalëkryqi ‘si mbreti i enigmatikës’, vë në pah “erudicionin” e një enigmati në përpilimin e enigmës cilësore dhe përmbajtësore.
Fondi i madh i fjalëve, njohuria e përgjithshme si dhe kombinatorika si aftësi e një enigmatic, bëjnë që krijimet enigmatike të arrijnë kriterin e kërkuar edhe për botim.

Thuasje të gjitha enigmat i përpiloj. Me dëshirë krijoj enigmë për aktualitetin, për përvjetorë apo  edhe enigma tematike, cila do qoftë ai lloj enigme. Enigmat e tilla mund të japim mundësi të shprehjes më të madhe për një personalitet, vepër apo përvjetor, ngarje kulturore etj. Nganjëherë, disa nga këto tema janë të pamundshme me u shpreh si duhet në anagram, atëherë me lehtësi krijoj enigmë në fjalëkryq apo anasjelltas. Tashmë që jam enigmat i lire, (pa ndonjë angazhim për botim), krijoj atëherë kur e ndjejë për të krijuar. Por, tashmë përvoja ime mbi 20 vjeçare në përpilim të enigmave më jep sigurin në krijimin e të gjitha llojeve të enigmave.

Dikur (vieteve nëntëdhjeta) shek. kaluar, gjegjësisht mileniumit kaluar, ishim dëshmitarë të botimit të shumë revistave enigmatike. Njëra nga to ishte edhe revista juaj për enigmatikën "Gjeni". Pse sot nuk keni një përkushtim më të theksuar për enigmatikën e 'tkurrur dhe denigruar skajshmërisht’ nga diletantizmi?

Ismail Gagica: E vërtetë është kjo që thuani. Enigamtika sot ka shumë hapësirë në mediat, dhe jo vetëm të shkruara, por fatkeqësisht hapësirat e mëdha  nuk po japim shpesh mundësi të shprehjes së duhur. Shtypi i përditshëm duket se e kuptoi shumë mirë që një faqe me enigma do t’ia shtonte ekzemplarin një botimi. Jo vetëm një faqe por disa nga to kishin kërkesa dhe për shtojca javore për enigmatikë. Kështu që aty dhe filloi bastardimi i enigmave, duke krijuar enigma (vetëm fjalëkryqe skandinave) për hirë të shitjes më të madhe, sepse ashtu gjoja po e “hanë pazari”. E me këtë rast fillojnë të krijohen pseudovlera e me të dhe pseudoenigmatë. Unë kam punuar për një pjesë të madhe të shtypit kosovar, por asnjëhereë nuk kam lejuar që një redaktor i gazetës të ndikojë në përmbatjen dhe llojllojshmërinë e enigmave të mia. Mu për atë shkak në atë periudhë dhe kam filluar botimin e revistën “Gjeni”, një mundësi më shumë për plasimin e enigmave të llojllojshme, jo vetëm të krijuara nga unë por edhe të enigmatëve të tjerë kosovarë.

Kemi disa kuize mediale në TV-të nacionale dhe shumë ‘Mini – kuize’ në media lokale, qoftë radio ose tv. Cili është opinioni juaj për nivelin profesional të tyre?

Ismail Gagica: Përpilimi i kuizeve dhe lojërave të tjera logjike në mediat vizive dhe audiovizive shpeshherë bëhet nga njerëz joprofesional dhe jo të dëshmuar në fushën e enigmatikës apo edhe nga pseudo-enigmatë. Një shembull i mirë veçoj “Oxygen shoë”: një gërshetim i shoë dhe kuizit. Por, shembuj të këqinjë  aspak profesional, ka pasur sa të duash në Tv-të tona, të cilët shpesh herë kanë bërë madje pazare me pjesëmarrësit në kuize!

Më 15 janar 1981 doli në dritë më e para revistë jona enigmatike "Horizonti", botuar nga Shoqata Enigmatëve "Ndre Mjeda" nga Gjilani. Ishe fare i ri apo s'ishe atëbotë. Më pas kishe dhe një bashkëpunim me atë revistë?

Ismail Gagica: “Horizonti” ishte vërtetë një horizont në enigmatikën kosovare, dhe jo vetëm kosovare. Sigurisht që e mbaj mend kur vëllai im student (Skenderi) në atë kohë sillte revistën në shtëpi. Thuajse me një frymë të tërën arrija ta shfletoja, ndonëse plotësimin e enigmave nuk e bëjë të tërë. Aty ishte kontakti im i parë me këtë revistën. Pas dy tri vitesh arrita të vëja kontakt direkt me revistën, meqë edhe ishim të dytë në të njejtin qytet. Aq shumë isha i dhënë pas enigmave saqë në orën e histories, te profesoresha Fatime gjeja kohë dhe plotësoja “Horizontin”. Ishte rastësi kur ajo m’u drejtua me pyetjen: të pëlqejnë enigmat? Unë nga droja i thash, po. Por kur më pyeti se a përpiloj? Atëhërë isha më i lirë. Po, i thash. Kam disa të tilla në shtëpi. Për fatin tim të mirë ajo ishte motra e kryeredaktorit të revistës “Horizonti”, dr. Zijadin Hasanit, e cila na vendosi kontakte me drejtues të revistës. Ishte viti i parë i gjimnazit kur fillova të botoja enigmat e parë në “Horizonti”, duke mos ndërperë me punime gjatë gjithë ekzistimit të revistës.

Janë mbajtur disa Kampionate enigmash tek ne. Pse s'ka aktivitete të ngjashme sot?

Ismail Gagica: Takimet e fundit, (të kartërta) të  mirëfillta të  enigmatëve, mjerisht janë mbajtur në tetor të vitit 1996. Në atë vit isha shpallur kampion i Kosovës në përpilimin e enigmave. Pas luftës është tentuar të bëhet një riorganizim i enigmatëve por i pasukseshëm. Duket se  iniciativa e disa enigmatëve nuk ka arritur t’i mbledhë rreth FEK-ut pjesën më të merituar të enigmatëve kosovarë.

FEK-u (Federata e (dikurshme) e Enigmatëve të Kosoves) pse (s')vepron ose vepron sa për sy e faqe?

Ismail Gagica: Pas luftës janë marrë iniciativa të njëanshme për rifunksionalizimin e  Federatës së Enigmatëve. Për pasojë, me dëshirën e dy tre vetëve nuk janë përfshirë enigmatët doajen dhe me përvojë. Duket se ‘ri-themeluesit’ e FEK-ut kanë pas qëllime biznesi në këtë fushë dhe veprimatria e kësaj federate pa praninë e enigmatëve të dëshmuar duket të jetë farsë.

Një edicion ishit edhe pjesëmarrës në Kampionatin Botërorë të Enigmatikës.        Na trego përvojat tuaja që identifikohen me zhvillimet e enigmatikës sonë dhe a janë ato kompatibile me trendet e zhvillimit të enigmatikës botërore?

Ismail Gagica: Pas shpalljes Kampion i Kosovës në enigmatikë erdhi radha për prezantimin e Kosovës në kampionatin Botëror të Enigmatëve. Isha pjesëmarrës në kampionatin e VII-të (shtatë) të radhës, i mbajtur në Stamboll të Turqisë në vitin 1998. Sponsor i udhëtimit tim ishte vëllai im, një dashamirës edhe ai i enigmatikës.
Enigmat në botë kanë rrjedhë të kundërtë me vazhdimësinë e krijimeve tona.

A ke guxim të bësh një krahasim mes enigmatikës sonë dhe asaj bashkëkohore botërore. A jemi në ndonjë rang-listë diku apo thjeshtë 'na është ndaluar ora' në kohën e fjalëkryqeve "skandi" të viteve nëntëdhjeta?

Ismail Gagica: Krahasimi e enigmave apo enigmatëve kosovar me ato botërore gjithmonë ka pasur. Marrim shembuj të krijimit të enigmave logjike, matematikore nga autorë të ndryshëm edhe në revista jo vetëm shqipe por në tërë ish – Jugosllovinë, por edhe në shtete të tjera. Siç është rasti i botimeve të këtyre problemeve logjike nga Sejdi Bilalli e ndonjë tjetër.
Po ke plotësisht të drejtë. Ora na është ndalur diku 15-20 vite më parë. E sidomos këto 10 vitet e fundit. Nuk botohet asnjë enigmë logjike ose shumë pak të tilla në revistat e pakta enigmatike nëse mund t’i quaj enigmatike.  

A keni bërë tentativa për ndonjë spektakël kuizi televiziv. Nëse po, sa e si jeni ('mirë') pritur?

Ismail Gagica: Bota e spektakleve televizive të cilat në vetë kanë të përfshirë kuize duket se është e ardhmja e pashmagshme e TV-ve tona. Por, vetëm se duket të kihet kujdes se si realizohen dhe kush qëndron pranë tyre. Një ekip i mirëfilltë profesionistësh (regjisor, enigmatë, dhe nje prezantues që e kupton natyrën e krijimit të enigmave), mund të bëj emision vërtetë të shikuar nga të gjitha gjeneratat.

Një inicaitivë të një emission - kuizi kam pas së bashku me kolegë enigmatë me përvojë, Nexhat dhe Enver Hajrullahu por edhe me regjisorin, (P.s: mendon skenaristin) Xhemail Veseli). Mirëpritja ka qenë e mirë nga TV-të tona deri sa është dorëzuar propozim - projekti dhe më pastaj realizimin e të tillë emisoni e kanë bërë njerëz brenda TV-ve, të cilët nuk kanë marrë ‘erë” në atë fushë. Por, prandaj emisionet e tilla kanë qenë jetëshkrurta.

A mendon si unë se i duhet opinionit tonë një format kuizi televiziv të mirëfilltë, autentik, autokton, origjinal e profesional, duke filluar nga ideja, skenari, përmbajtja e deri te finalizimi?

Ismail Gagica: Mendoj se janë pjekur kushtet për një emison të tillë. Tashmë kur kemi TV-të me teknikë të avancuar, regjisorë dhe enigmatë me përvojë, një emison i tillë do të ishte shumë lehtë i realizueshëm.

Po t'u jepej rasti, do të ishit në gjendje ju dhe kolegë tuaj enigmatë të krijonit një format të tillë kuizi që do të plotësonte nevojën shpirtërore të opinionit?

Ismail Gagica: Gjithmonë kam dashur dhe e kam në mendje realizmin e një emsioni të tillë. Tashmë kur jam duke i “mbushur bateritë” edhe po punojë në atë drejtim. Përvoja nuk mungon. Kërkohet vetëm organizim i ekipit realizues i emisionit dhe një vullnet i mirë nga drejtuesit e TV-ve tona. Tashmë që jam larguar nga krjjimi i përditshëm i enigmave, kam komoditetin për një eksperiencë më ndryshe në enigmatikë.

Në fund na trego decidivisht se a mund të quhet enigmatika pjesë e kulturës gjithëmbarshme të një populli (ke parasysh njohuritë që arrim nga ajo)?

Ismail Gagica: Enigmatika është lëm i veçantë i kulturës së përgjithme të një populli. Gjëegjëza, kashelashet, meselet, apo fjalët me rrotlla, kanë qenë pjesë e pandashme e kulturës së gjithmbarshme e popullit tonë. Enigmat logjike kanë qenë pjesë e popullit tonë gjatë gjithë histories, por enigma logjike tashmë shtrohen dhe në Kampionatet Botërore të Enigmatëve. Çfarë na mbetet ne gjeneratave të reja, pos që enigmatikën moderne ta zhvillojmë dhe më shumë (duke u mbështetur dhe në traditën tonë) dhe ta prezantojmë kulturën shqiptare në Botë edhe përmes enigmatikës.


Intervistoi: Xhemail. Veseli.

Është publikuar rang-lista zyrtare e FIFA-s për muajin Mars, ku kombëtarja shqiptare ka pësuar një rënie drastike, duke humbur hic më pak se 16 pozita në plasmanin e përgjitshëm të përfaqësueseve, sipas kategorizimit mujor të asociacionit ndërkombëtarë të futbollit, FIFA-së.

Kuqezinjtë e Giani de Biazi-t kanë rënë nga pozita 54 në të 70-të, duke shënuar njërën nga rëniet më të mëdha të dy viteve të fundit.
Në përgjithësi përfaqësueset evropiane kanë përmisuar pozicionet e tyre në ranglistën e FIFA-s, sidomos tri vendet e para: Spanja, Gjermani dhe tani është inkuadruar Portugalia, duke lënë pas kombëtare si Uruguaji, Argjentina, Brazili, Zvicra e Italia.
Për Kuqezinjtë ky është plasmani më i dobët c’prej se tomonin e saj ka marrë italiani, Gianni de Biassi. Kjo vjen si rrjedhojë e asaj se kuqezinjtë nuk kanë zhvilluar së fundi ndeshje të karakterit ndërkombëtar, ndërkohë që shumë skuadra kanë pasur përballje miqësore, në mesi e të cilave edhe Kosova, por që akoma nuk është pjesë e rangimit në kuadër të klasifikimit që bën asociacion i futbollit botërorë, FIFA.Xh.V.
Familja Ibrahimovic dhe vet ylli i futbollit botërorë, anëtari i PSG-së e përfaqësueses së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një tronditje të thellw. Mediat bëjnë të ditur se i ka vdekur vëllau. Futbollisti i cili mungoi gjatë ndeshjes kundër Chelsea-s në Champions League, është rikthyer në vendlindjen e tij.
Rikthimi i tij në Suedi ku jeton familja e tij, ishte i domosdoshëm pasi që i vdiq vëllau pas një sëmundje që kishte. Ibrahimovic u rikthye në Suedi me gruan dhe fëmijët e tij. Ende nuk dihet se kur Ibra do të rikthehet në Paris që t’i vazhdojë stërvitjet me ekipin e tij, PSG.

PSG humbi 2-0 nga Chelsea në kuadër të ‘Champions League’ për t’u eliminuar nga garat e m,ëtejme, ndërsa Parisienët në Ligue 1 kryesojnë tabelën me 79 pikë, 13 më shumë se Monako në pozitën e dytë që ka grumbulluar 66 pikë kur kanë mbetur edhe 6 javë para përfundimit të kampionatit.Xh.V.
Pas zënkës pak ditë më parë mes dy lojtarëve që ia kanë ‘shterru’ arkën “Skuadres Mbretërore”, Ronaldo dhe Gareth Bale, duket se ka një tërmet të ri te madrilenët.

Në fakt, dy portierët e skuadrës që po pretendojnë një vend në portë, Diego Lopez dhe Iker Casilas, definitivisht është konstatuar se nuk kanë mardhënie të mira.
Është paraqitur një video-xhirim i ri në të cilin shihet sesi dy portierët kalojnë në heshtje njëri pranë tjetrit, duke shikuar njëkohësisht në anën e kundërt, gjë që me të drejtë ngritë dilema se ata janë në shkallën më të lartë të ‘gatishmërisë luftarake’ për pozitën e portierit të skuadrës. Ndonëse nuk dihet me saktësi nëse këto ishin momente koncentrimi të dy portierëve apo ‘dicka po zihet’ aty, këtë më së miri mund ta paraqes kjo video, ndërkohë që nuk ka zëra nga brenda skuadrese as nga mediat spanjolle për një zënkë eventuale mes dy portierëve që kohë të gjatë janë ndër më të përfolurit në europë. Xh.V.

(Shih video-n) sesi Lopez e casilas kalojne pranë njëri-tjetrit.


Dihet që në SHBA futbolli që ne luajmë, nuk është sporti më i popullarizuar; jo vetëm që nuk është sporti më i popullarizuar, por nuk është as në mesin e tri sporteve kryesore. Madje jo që s’është as në mesin e tri sporteve kryesore e assesi më i polpullarizuari, por edhe “Kampionati botërorë” në futboll nuk zgjon interesim sikundër në vendet tjera. Jo vetëm që nuk zgjon interesimin e duhur të opinionit, por edhe interesimi medial nuk ka shfaqw akoma interesim të theksuar që të masivizojë futbollin deri në atë masë, sic ndodhë me disa sporte tjera si p.sh. basketbollin, futbollin amerikan, atletiken, tenisin etj. Jo se futbolli nuk është më pak i prezantuar në media amerikane sesa sportet që u përmendën, por sepse futbolli është sporti më i popullarizuar në mbarë botën dhe do të duhej të ishte më ngacmues për opinionin e gjërë amerikan.
… Por, një gjë që bie në sy  viteve të fundit është interesimi gjithnjë në rritje për futbollin botërorë nga tifozëria e SHBA-ve.
Shumëkush mban mend se vitin e kaluar në Michigen është mbajtur një turne ku kanë marrë pjesë disa nga skuadrat më të mira të botës.
Një turne i tillë duket se tanimë ka synime të bëhet tradicional. Merret vesh se edhe këtë vit do të marrin pjesë disa nga skuadrat elite të kontinentit europian. Shih për këtë, që tani kanë filluar përgatitjet për organizim sa më të mirë të turneut. Madje janë nxjerrë në shitje edhe biletat për të gjitha ndeshjet.
Ajo që është spektakulare përkitazi me këtë turne, është pikërisht shitja e biletave që po bëhet me të madhe, madje duke shënuar rekord të shitjes në të gjitha ndeshjet, bile-bile për ndeshjen që do të zhvillohet më 2 gusht në Michigen në mes të Manchester United - Real Madrid, ka interesim të paparë deri më tani. Janë shitur mbi 100 mijë bileta për vetëm 24 orë, përmes një sistemi online, të paparë dhe paparaparë deri më tani, duke shënuar record të shitjes për një kohë shumë të shkurtër në SHBA!
Ndeshja do të zhvillohet në muajin gusht në kuadër të turneut, i cili u shërben skuadrave edhe për përgatitjet parasezonale nëpër shtetet përkatëse. Në këtë ligë të krijuar enkas për t’i sjellë para publikut amerikanë yjet botërore të futbollit, përpos Manchester UTD e Real Madrid, marrin pjesë edhe Manchester City, Liverpool, AS Roma, Inter Milan dhe Olimpyakos.

"Ne ishim te sigurtë që fansat do të interesoheshin për ta shikuar këtë ndeshje kur kemi parasysh qe takohen dy ekipet më të mëdha në botë, por reagimi kaq i shpejtë i fansave i ka tejkaluar pritjet tona", ka thënë shefi ekzekutiv i evenimentit, Charlie Stillitan.Xh.V.