Është
zgjedhur përbërja e re prej gjashtë anëtarësh e bordit drejtues të njërit prej
institucioneve më të rëndësishme të artit skenik në Shqipëri. Elsa Demo,
Jonila Godole, Përparim Kabo, Artan Santo, Prec Zogaj dhe Milena Selimi janë
emrat e rinjë të bordit të Teatrit Kombëtarë të Shqipërisë.
Ky bord i
sapozgjedhur ka mbajtur takimin e parë ku është diskutuar për repertorin e
Teatrit Kombëtar për periudhën 2014-2015 si dhe ka shqyrtuar projektin më të ri
të tij, dramën e Eugene O’Neill, “Një ditë e gjatë udhe drejt natës”, si një
projekt urgjent për repertorin e teatrit.
Poashtu, gjatë
takimit të parë të bordit është vendosur që komedia e Shekspirit nga repertori i
këtij institucioni respektabil, “Ëndrra e një nate vere”, të marrë pjesë në festivalin
tradicional në Manastir, në kuadër të manifestimit teatror, “Festivali i
Shekspirit”.
Xh. Veseli
0 comments:
Post a Comment