Sot është Dita
Ndërkombëtare e Lumturisë.
Sot është Dita
Ndërkombëtare e Lumturisë. Iniciativa për të shpallur këtë ditë si Ditë
Ndërkombëtare të Lumturisë ka ardhur nga Bhutani, shtet në Azinë Jugore,
qytetarët e të cilit konsiderohen si disa nga njerëzit më të lumtur në botë.
Kjo ditë ka për qëllim të vërë në pah se lumturia është qëllim themelor i njeriut dhe u bën thirrje vendeve që të përshtasin politikat publike, në mënyrë që të përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve. Njëzet marsi është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë në vitin 2012 nga Kombet e Bashkuara.
OKB thotë se për të rritur lumturinë globale, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale dhe mjedisore.
0 comments:
Post a Comment