I njohur si “Tajsoni shqiptar”
ka mundur së fundi ish kampionin botëror, Steve Herelius dhe sërish ndodhet
para një meqi të rëndësishem. Boksieri me qëndrim në Zvicër, Nuri Seferi do të
boksojë më 11 prill në Berlin, në sallen e njohur “Berliner Universal Hall”.
Këtë e ka konfirmuar për mediet gjermane promotori i tij nga Hamburgu, Erol
Ceylan.
“Jemi duke negociuar me
promotorë të njohur ndërkombëtarë që t`i mundësojmë Seferit 37 vjeçarë një
shans serioze”, citohet të ketë thënë Ceylan. Boksieri shqiptar kërkon prej
vitesh një meq revanshi kundër Marco Huck-ut, i cili e kishte mundur pikë në
vitn 2006. Me atë rast Nuriu ishte ngjitur në ring përkundër faktit se e kishte
të lënduar shpatullën dhe nga fundi i luftës nuk ia kishte dale t’u përballonte
pasojave të lëndimit.
Më 11 prill në Berlin Seferit
duhet t`i sigurohet një kundërshtar i fortë. “Ne do ta transmetojmë duelin live
në “Eurosport”, shkruan Boxen Heute Magazin. “Nuri Seferi do të kryqëzojë
dorëzat me një boksier me nam, në mënyrë që të sigurojë një pozicion më të
lartë në ranglistë ndërsa hollësitë do të bëhen të njohura gjatë javëve që
vijnë”, ka thënë Ceylan.
0 comments:
Post a Comment