Ky vit shënon 50 vjetorin e shfaqjes së parë të Beatles-ve në Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e “Beatlemanisë” në këtë vend. 50 vjetë më pas, Beatles-at, janë fakt i përhershëm i jetës moderne, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por kudo në botë.
Kur Beatles-at mbërritën në Nju Jork më 7 shkurt 1964. pak njerëz e dinin se muzika dhe kultura amerikane do të ndryshonte përgjithmonë.
Tre mijë adoleshentë ulërinin në aeroportin Kennedy të Nju Jorkut për të përshendetur "Beatlesat...”
Disa kritikë të muzikës e quajnë harmoninë e tyre padyshim diatonike. Disa të tjerë thonë se është pandiatonike. Disa prindër thonë se është thjeshtë kaotike...
Beatlemania në atë kohë ishte përhapur në Britani, por Beatles-at sapo ishin bërë të njohur në Amerikë. Kishin formuar grupin e tyre, jo në Londrën e klasës së lartë, por në Liverpulin e shtresës punëtore, ku u rritën mes një kulture plot humor.
Takimi i tyre i parë me shtypin amerikan u karakterizua nga një intervistë me humor:
Gazetari: Ç'mund të na thoni për fjalët se ju përfaqësoni një lloj rebelimi social?
Beatle: Është një gënjeshtër e ndyrë.
Kur arritën në Amerikë, ata kishin mësuar se si të silleshin...
Studiuesi i Beatlesave Ken Womack është laureat i universitetit "Pean State" dhe redaktor i librit “The Cambridge Companion to the Beatles.” Ai thotë se Beatles-at kishin qenë nën vëzhgimin e shtypit britanik për një vit, kështu që ishin gati për t’u përballur me shtypin amerikan.
“Kur u intervistuan nga gazetarët që i mbytën me pyetje, Beatlesat u përgjigjën plot humor”.
Gazetari: Keni ndërmend t’i prisni flokët?
Beatle: Jo faleminderit.
Një Beatle tjetër: I preva dje.
“Diçka ndodhi në rrugën e autokolonës...”
Beatlesat mbërritën në një vend që ende vajtonte vdekjen e presidentit John F. Kennedy, i cili ishte vrarë pak muaj më parë. Amerikanët kërkonin diçka që t’u ngrinte humorin.
Beatlesat sollën ngazëllim.
“...me muzikën e tyre...thjeshtë me praninë, humorin, mprehtësinë e tyre, ata ndihmuan Shtetet e Bashkuara të linte pas atë periudhe zie...dhe i dhanë shtysë viteve ’60, ashtu si i njohim sot...”
Beatles-at erdhën në Shtetet e Bashkuara për të interpretuar në shfaqjen Ed Sullivan dhe më shumë se 70 milion njerëz e ndoqën atë mbrëmje të diele. Në atë kohë, ishte publiku më i madh për një emision argëtues.
Pak kohë më pas, pesë këngë të grupit u bënë shumë të famshme në vend, thotë Ray McDonald i Zërit të Amerikës:
“Shumë vajza dhe djem adoleshentë i pëlqenin jashtë mase Beatles-at.”
“Duken si dikush që mund ta ftosh në shtëpi për ta njohur me prindërit, por pastaj ndryshon mendje”.
“Ata dukeshin dhe visheshin ndryshe. Ishin influencuar nga R&B Amerikane...Pa dyshim ndryshe nga muzika që dëgjonin prindërit e tyre”.
Sot Beatles-at dëgjohen si nga prindër ashtu edhe nga të rinj:
“Çdokush i njeh ata. Janë figura folklorike. Kështu që i përkasin shumë brezave”.
“Sot, 50 vjet më pas, Beatles-at, janë fakt i përhershëm i jetës moderne, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara apo botën perëndimore, por kudo në botë, dhe arsyeja është se ata ishin më të mirët”.
http://www.youtube.com/watch?v=1Df-LvrRcEo

0 comments:
Post a Comment