Dhjetë
javë para fundit të kampionatit gjerman, kroati Mario Mangjukic kryeson listën
e realizatorëve në Bundesligën gjermane. Ai ka ‘pushtuar’ majën e listës me dy
golat e shënuar ndaj Wolsburgut, skuadër nga e cila ishte transferuar para dy
vitesh te Bayern Munich. Reprezentuesi kroat ka shënuar 16 gola nga 22 ndeshje
gjatë këtij sezoni, ndërkohë që ka luajtur gjithsej 1522 minuta lojë aktive, që
do të thotë se ka shënuar cdo 95 minuta. Përveç 16 golave, ai ka realizuar edhe
gjashtë asistime.
Futbollisti i Borusia Dortmund, Robert Lewandowski ka shënuar një gol më pak, mirëpo polaku
i cili nga viti ardhshëm do të jetë
konkurrenti numër një i qendërsulmuesit aktual të Bayernit, ka pasur shumë më
shumë paraqitje dhe minutazh aktive në lojë gjatë këtij sezoni. Ai ka luajtur në
23 ndeshje me gjithsej 1969 minuta ndërkohë që ka shënuar cdo 131 minuta nga
një gol. Pos kësaj, Lewandowski ka shënuar katër herë nga pika e bardhë për
dallim nga kroati që nuk ka shënuar asnjëherë ngë dënimi më i rëndë.
Në listën e realizatorëve më të spikatur në
Bundesligë është edhe lojtari i Herta Berlin, Adrian Ramos, me 15 gola të shënuar,
dy nga të cilët i ka realizuar nga pika e bardhë. Ai ka qenë pjesë e
formacionit bazë në 24 ndeshje me gjithsejt 2113 minuta lojë aktive.
Lista: Top 10 golëshënuesit e
Bundesliges
1.
Mario Mangjukic, Bayern 10
gola
2.
Adrian Ramos Herta Berlin 15
3.
Robert leëandovsky Borusia D. 15
4.
Pierre-Emerick Aubameyang Borusia
D. 13
5.
Rafael Araujo Borusia Monchengladbach 12
6.
Tomas Muler Bayern Munih 12
7.
Roberto Firmino TSG Hoffeinheim 12
8.
Pierre M. Lasogga Hamburg SV 11
9.
Josip Drmic Nurnberg 11
10.
Arjen Roben Bayern Munich 10
Video: http://www.youtube.com/watch?v=8ttJKtmymh4
0 comments:
Post a Comment