Ka mjaftueshëm tradhti, urrejtje, dhunë, dhunë
Absurditet në qënien njerëzore mesatare
Për të plotësuar në çdo moment rradhët e çdo lloj ushtrie
Dhe më të aftët për vrasje janë ata që predikojnë kundër
Dhe më të aftët për urrejtje janë ata që predikojnë dashurinë
Dhe më të aftët për luftë - përfundimisht - janë ata që predikojnë paqe
Ruajuni
Prej burrit mesatar
Prej gruas mesatare
Ruajuni prej dashurisë së tyre
Dashuria e tyre është mesatare, kërkon mediokritetin
Por ka gjenialitet në urrejtjen e tyre
Ka mjaft gjenialitet në urrejtjen e tyre sa për t'ju vrarë ju, për të vrarë çdokënd
Duke mos dashur vetmi
Duke mos e kuptuar vetminë
Ata do të provojnë të shkatërrojnë
Gjithçka
Që ndryshon
Prej tyre
Duke mos mundur
Të krijojnë art
Ata nuk do ta kuptojnë artin
Ata do ta quajnë dështimin e tyre
Si krijues
Vetëm si një dështim
I botës
Duke mos qenë në gjendje të duan me gjithë zemër
Ata do të besojnë dashurinë tuaj
Të paplotë
E më pas ata do t'ju urrejnë
Dhe urrejtja e tyre do të jetë perfekte
Si një diamant që shkëlqen
Si një thikë
Si një mal
Si një tigër
Si helmi
Arti i tyre më i arrirë!
Henry Charles Bukowski
0 comments:
Post a Comment