Gjermania i ka të gjitha cilësitë
për të triumfuar në Kampionatin Botëror 2014. Kështu mendon përzgjedhësi gjerman,
Joachim Low.
Edhe pse
një ditë më parë ka thënë se skuadra e tij nuk ishte akoma e gatshme për
turneun e Brazilit, Loë tash është shprehur se kombëtarja e tij mund ta fitojë
trofeun të cilin për herë të fundit e ka fituar fitoi në vitin 1990 në Itali.
“Qëkur u
tërhoq shorti, vazhdimisht po mendojmë për Kupën e Botës në Brazil. I tërë
përqendrimi ynë është mbi lojtarët, skuadrën, procesin dhe organizmin”.
“Gjermania
nuk e ka fituar titullin qe një kohë të gjatë prandaj ne do të përpiqemi
maksimalisht që ta kemi në dorë atë trofe”, u ka thënë trajneri gazetarëve.
Përfaqësuesja
e Gjermanisë bën pjesë në Grupin G, ku ka konkurrencë Portugalinë, Ganën dhe
SHBA-të.
0 comments:
Post a Comment