9.3.14

“Po ju pyes: a ka ndonjë vjershëtor Shqipëria? Ditë për ditë po shohim shkrime me fjalë të prera thela-thela, - po vjersha të vërteta shumë rrallas.” (Baba Tomori, 1902)


C’prej se Sandro Rosell ka lëshuar pozitën e Kryetarit të klubit Katalunas për shkak të shifrës së parave që iu paguan Santosit për Neymarin, Barcelona nuk po sheh “ditë të bardha”. Kampioni spanjoll nëntë xhirot e fundit ka fituar vetëm 14 pikë, ndërkohë që ka pësuar tri disfata të papritura, nga Valencia, Sociedad dhe mbrëmë nga Valadolid!

Problemet e Barcinit: Messi, Valdes, Puyol, Pique, Iniesta, Xavi…
Cështja e Neymarit për të cilin është ngritur padi ndaj Barcelones nuk ëhstë problem i vetëm i gjigantit Katalunas.Viktor Valdes ldo të braktisë skuadrën në fund të sezonit sikurse edhe Carlos Puyol. Messi gjithnjë e më shumë zhgënjen me pritjet dhe logaritë e skuadrës, Andres Iniesta ka probleme familjare, Gerard Pique nuk po shkëlqen sin ë ditët më të mira, kurse xavi ka 34 vjetë!
Në anën tjetër, sipas të gjitha gjasave nga mbrëmë Barcelona është përshëndetur me titullin e kampionit të Spanjës, i cili teoritikisht këtë sezonë do të përfundojë në Madrid. Me tërë kto problem në barrë, ngushllimi i vetëm I Barcelones mbetet Liga e Kampionëve ku Tate Martina ka fituar ndeshjen e parë 2 : 0 ndaj Manchester City, në kuadër të së tetës finales… .

Xh.V.
Nxënëses së kasës VI-të Phylis nga SHBA-të i interesonte një çështje, prandaj ia dërgon pyetjen shkencëtarit të madh, Albert Einstein. 
- Einstein i përgjigjet pas pesë ditësh vogëlushes, duke e befasuar për të mirë këtë nxënëse.
- Në vazhdim ua postojmë letrën e saj dhe përgjigjen, që është botuar në librin: “I dashuri profesor Einstein: Letrat e Albert Einsteinit për fëmijët dhe nga fëmijët”, shkruan 'Huffington Post.'
Letra nga Phyllis, 19 janar 1936

I nderuar Dr. Einstein, Ne kemi një pyetje: A luten shkencëtarët gjatë të dielave? Gjithçka fillon me pyetjen se a mund të besojmë në të njëjtën kohë në shkencë dhe në fe. Po i shkruajmë shkencëtarëve dhe personave tjerë të rëndësishëm për të marrë përgjigje për pyetjen tonë. Do të ishim të nderuar nëse përgjigjeni në pyetjen tonë: a luten shkencëtarët dhe për çka luten?

Ne jemi nxënës të klasës së gjashtë, tek mësuesja Ellis.
Sinqerisht,
Phyllis



E nderuara Phyllis,

Unë do të përpiqem t’i përgjigjem pyetjes suaj, më së thjeshti që mundem. Ja përgjigja ime.

Shkencëtarët besojnë se çdo shfaqje, përfshirë edhe marrëdhëniet njerëzore, janë pasojë e ligjeve të natyrës. Prandaj, shkencëtari nuk mund të besojë se rrjedha e ngjarjeve mund të ndikohet nga lutja, pra, nga dëshira e manifestuar mbinatyrore.

Megjithatë, duhet të pranojmë se njohuritë tona të tashme për këto forca nuk janë të përkryera, kështu që në fund, besimi në ekzistencën e përfundimtares, shpirtit ultimativ, bazohet në një besim. Këto besime mbesin të përhapura edhe me të arriturat e tashme në shkencë.

Gjithashtu, të gjithë ata që merren seriozisht me shkencë, janë të bindur se një shpirt është manifestim i ligjeve të gjithësisë, i tillë që është shumë më superior se njeriu. Në këtë mënyrë, studimi i shkencave na sjellë drejtë ndjenjës fetare të llojit të veçantë, që është shumë më ndryshe nga besimi i dikujt që është më laik.

Përshëndetje të ngrohtë,

I juaji A. Einstein

Derisa letra nuk zbulon pikëpamjet personale të Einsteinit për fenë, ai në mënyrë brilante arrin të kap sensin sublim të hamendjes se shkenca mund të evokojë në mënyrën që mund të përshkruhet si “fetare”.
Dritero Agolli - poezi


E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura,
mos ma kujto!
Për shembull, më pe me duar të lidhura,
mos ma kujto!
Për shembull pësova diku një disfatë,
mos ma kujto!
Dhe gjumi s'më zinte me dite e me natë,
mos ma kujto!
Për shembull më pe duke ecur e lotuar,
mos ma kujto! Mbështetur pas murit me zemër të vrarë,
mos ma kujto!
E shkuara ka orë dhe caste te hidhura,
mos ma kujto!
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura,
mos ma kujto!


Lëreni të ardhmen të flejë ashtu siç e meriton:
se po e zgjuat para kohe, 
e tanishmja do të përgjumet...



Pushimi, natyra, librat, muzika dhe dashuria për të afërmin: ja përkufizimi im i lumturisë.



Sharl Bodler: 

- Gjithmon jini poete, qofte edhe ne proze!
- Sa pak ka ngelur nga njeriu qe dikur isha, thjesht kujtimet per te! Por kujtimi eshte vetëm nje forme e re per te vuajtur!
- Ekzistojne vetem tri gjera qe ia vlene t'i respektosh: prifti, ushtari dhe poeti. Te dish, te vrasesh, te krijosh!
- Cdo njeri i shendetshem mund t’ia dale dy dite pa ushqim por jo pa poezi!
- E keqja behet pa mundim, natyralisht dhe fatalisht; e mira eshte gjithmone produkt i artit!
- Nje zemer e mire eshte nje shishe me vere, nje femer eshte shishja e veres.
- Ai qe nuk pranon kushtet e jetes, shet shpirtin e tij!
- Kjo jete eshte nje spital ne te cilin cdo pacient eshte i pushtuar nga deshira per te ndryshuar shtratin e tij!





Himni i bukurise

A zbret vallë nga qielli, a del nga ferri i zi,
O bukuri? Syri yt, demoniak e hyjnor,
Nxit për krim të ulët ose kall lumturi
Njësoj si gota e verës kur zbret në kraharor.
Ti mban në dritë të syrit zjarr dhe dëborë,
Ti përhap parfume si muzg e si agim,
Puthjet e tua janë filtër e goja një amforë
Që heroin e bën fëmijë dhe fëmijën trim.
A del vallë nga humnera, apo zbret nga yjtë?
Fati pas fustanit si qen të ndjek shtigjesh;
Ti mbjell paqe edhe mjerim, si asnjë e dytë,
Se ti drejton gjithçka e për asgjë s’përgjigjesh.
Ardhsh nga qielli e nga ferri, a ka rëndësi,
O Bukuri, përbindësh që nuk ke të sharë!
- Nëse syri yt, a këmba, më ngjallin kureshti
Për të Pasosurën që e dua e kurrë s’e kam parë?
Nga Dielli a nga Zoti, a ka rëndësi?
Engjëll a Sirenë, a ka rëndësi, nëse ti, -
Ritëm, parfum, dritë, o Zana ime e ëmbël!-
E bën këtë ferr të yi disi më pak të zi?

Ky vit shënon 50 vjetorin e shfaqjes së parë të Beatles-ve në Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e “Beatlemanisë” në këtë vend. 50 vjetë më pas, Beatles-at, janë fakt i përhershëm i jetës moderne, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por kudo në botë.













Kur Beatles-at mbërritën në Nju Jork më 7 shkurt 1964. pak njerëz e dinin se muzika dhe kultura amerikane do të ndryshonte përgjithmonë.


Tre mijë adoleshentë ulërinin në aeroportin Kennedy të Nju Jorkut për të përshendetur "Beatlesat...”

Disa kritikë të muzikës e quajnë harmoninë e tyre padyshim diatonike. Disa të tjerë thonë se është pandiatonike. Disa prindër thonë se është thjeshtë kaotike...

Beatlemania në atë kohë ishte përhapur në Britani, por Beatles-at sapo ishin bërë të njohur në Amerikë. Kishin formuar grupin e tyre, jo në Londrën e klasës së lartë, por në Liverpulin e shtresës punëtore, ku u rritën mes një kulture plot humor.


Takimi i tyre i parë me shtypin amerikan u karakterizua nga një intervistë me humor:

Gazetari: Ç'mund të na thoni për fjalët se ju përfaqësoni një lloj rebelimi social?
Beatle: Është një gënjeshtër e ndyrë.

Kur arritën në Amerikë, ata kishin mësuar se si të silleshin...

Studiuesi i Beatlesave Ken Womack është laureat i universitetit "Pean State" dhe redaktor i librit “The Cambridge Companion to the Beatles.” Ai thotë se Beatles-at kishin qenë nën vëzhgimin e shtypit britanik për një vit, kështu që ishin gati për t’u përballur me shtypin amerikan.






“Kur u intervistuan nga gazetarët që i mbytën me pyetje, Beatlesat u përgjigjën plot humor”.

Gazetari: Keni ndërmend t’i prisni flokët?
Beatle: Jo faleminderit.
Një Beatle tjetër: I preva dje.


“Diçka ndodhi në rrugën e autokolonës...”

Beatlesat mbërritën në një vend që ende vajtonte vdekjen e presidentit John F. Kennedy, i cili ishte vrarë pak muaj më parë. Amerikanët kërkonin diçka që t’u ngrinte humorin.



Beatlesat sollën ngazëllim.

“...me muzikën e tyre...thjeshtë me praninë, humorin, mprehtësinë e tyre, ata ndihmuan Shtetet e Bashkuara të linte pas atë periudhe zie...dhe i dhanë shtysë viteve ’60, ashtu si i njohim sot...”

Beatles-at erdhën në Shtetet e Bashkuara për të interpretuar në shfaqjen Ed Sullivan dhe më shumë se 70 milion njerëz e ndoqën atë mbrëmje të diele. Në atë kohë, ishte publiku më i madh për një emision argëtues.

Pak kohë më pas, pesë këngë të grupit u bënë shumë të famshme në vend, thotë Ray McDonald i Zërit të Amerikës:

“Shumë vajza dhe djem adoleshentë i pëlqenin jashtë mase Beatles-at.”
“Duken si dikush që mund ta ftosh në shtëpi për ta njohur me prindërit, por pastaj ndryshon mendje”. 

“Ata dukeshin dhe visheshin ndryshe. Ishin influencuar nga R&B Amerikane...Pa dyshim ndryshe nga muzika që dëgjonin prindërit e tyre”.

Sot Beatles-at dëgjohen si nga prindër ashtu edhe nga të rinj:

“Çdokush i njeh ata. Janë figura folklorike. Kështu që i përkasin shumë brezave”.

“Sot, 50 vjet më pas, Beatles-at, janë fakt i përhershëm i jetës moderne, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara apo botën perëndimore, por kudo në botë, dhe arsyeja është se ata ishin më të mirët”.


http://www.youtube.com/watch?v=1Df-LvrRcEo
* Dëshironi që njerëzit të ikin nga ju, t'iu ofendojnë dhe t'iu përqeshin pas shpine?
Nese po, atehere shërbehuni me këtë 'recept': 

- Kurrë mos dëgjoni çka ju flasin të tjerët;
- Flisni për vete pandërprerë;
- Ndërprisni bashkëbiseduesin në mes të fjalës-;
- Pse të humbisni kohë duke dëgjuar budallallëqet e të tjerëve, kur ju jeni m' i mençur dhe për të gjitha keni zgjidhje me të mira!

Nese doni te jetoni ne paqe me te tjeret, nderprisni veprimet me sa u thane me lart, edhe ate pa pardon...!
- Një gjë padyshim është e sigurtë - se ju ekzistoni! 
Vetëm ju vetë mund ta ktheni besimin në mes vete. 
Nuk do të ketë paqe dhe dashuri të vërtetë në tokë, përderisa ju vetë nuk i ndjeni ato në vete.
- Kur dashuria do t'ua ndricojë zemrën, kur arsyeja e juaj do ta shohë bukurinë e njeriut si është në realitet, kur nuk do të vazhdoni të kallni luftëra, vetëm atëherë do ketë paqe.

Nikola M. Nikolov