Me 4 mars 1793 - Presidenti George Uashington fillon mandatin e dytë dhe mban fjalimin më të shkurtër të përurimit, gjithsej 133 fjalë. Fjalimi më i gjatë i përurimit (8443 fjalë) u mbajt në vitin 1841 nga presidenti William Henry Harrison, i cili vdiq si pasojë e qëndrimit të gjatë në mot të ftohtë duke mbajtur këtë fjalim për 1 orë e 40 minuta.
4.3.14
1.3.14
19:33
Unknown
"Me mire nje zog ne dore se dhjete ne dege" -
(Latine)
Poezi, Federico Garcia Lorca
Poezi, Federico Garcia Lorca
Çfarë të them për poezinë?
Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell?
T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh... dhe kurrgjë më tepër. Ti do ta kuptosh se një poet nuk mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T'ua lëmë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo as ti, as unë, as kurrnjë poet nuk e dimë ç'është poezia vertetë, dhe s'do te dimë përjetë!
- Cikël me poezi nga Federico García Lorca
* GJUETARI
Pishnajë e lartë!
Katër pëllumba në ajër.
Katër pëllumba fluturojnë
dhe kthehen sjellin plagë
katër hijet e tyre.
Pishnajë e ulët!
Katër pëllumba
mbi tokë rrinë
* SHIU
Shiu ka një sekret tërheqës butësie
Një kotullim largues e të ëmbël,
një muzikë përvujtëse
zgjohet me të dhe vibron
shpirtin e përgjumur të peizazhit...
O shi i qetë, pa stuhi, pa erë,
shi i heshtur i butë fushash
dhe me dritë të ëmbël,
shi i mirë e paqësor, shi i vërtetë,
sa i përmallshëm e i trishtë bie mbi sendet!
O shi françeskan që ngërthen në çdo pikë
Shpirtra me burim të pastër e gurrash të përulur!
Kur bie mbi fusha ngadalë
Trëndafilat e gjoksit tim hap me tingujt e tu...
* Fillon vajtimi i kitarës
Fillon vajtimi
i kitarës
Thyhen gotat
E mëngjesit
Fillon vajtimi
i kitarës
E kotë
Ta qetësosh.
Qan e lodhur
siç qan uji
siç qan era
mbi dëborë.
Është e pamundur
ta qetësosh
Qan
për gjëra të largëta
për rërën e jugut përvëlues
që kërkon gamilje të bardha.
Qan shigjetën pa nishan
mbrëmjen pa të nesërme
dhe zogun e parëtë ngordhur
mbi degë
O kitarë!
zemërçpuar
Nga pesë shpata
19:15
Unknown
Sonet nga John KeatsO Vetmi! Në se me ty më duhet të jetoj,
Le të mos jetë mes grumbullit të vrazhdë
Ndërtesash të zymta: Le të ngjitemi lart,
- Në pikëvrojtimin e natyrës – për të parë,
Faqe - malesh plot lule, e lumenje ujrash kristal,
Që qetësinë e shpirtit ndihmojnë të ruhet
Pyllin e dendur, ku kërcimi i shpejtë i drerit
bletët e egra befason dhe zogjtë zë - dridhur
Me kënaqësi do t’i shihja me ty këto skena
Por biseda e ëmbël e një mendjeje naive,
Me fjalë imazhe mendimesh stërholluar,
kënaqësi e shpirtit është, dhe duhet të jetë
Lumturia pothuajse më e madhe e njeriut
Kur shpirti gjen dy gjysmat e veta
Faqe - malesh plot lule, e lumenje ujrash kristal,
Që qetësinë e shpirtit ndihmojnë të ruhet
Pyllin e dendur, ku kërcimi i shpejtë i drerit
bletët e egra befason dhe zogjtë zë - dridhur
Me kënaqësi do t’i shihja me ty këto skena
Por biseda e ëmbël e një mendjeje naive,
Me fjalë imazhe mendimesh stërholluar,
kënaqësi e shpirtit është, dhe duhet të jetë
Lumturia pothuajse më e madhe e njeriut
Kur shpirti gjen dy gjysmat e veta
19:00
Unknown
Pas
sfidës së Europa League, Napoli zbret në fushë për të sfiduar Livornon e vendit
të fundit.
Skuadra e Benitez po zhvillon një sezon plot
ulje ngritje dhe fitorja në transfertën do t’i ofronte më shumë siguri në garën
për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Në prag të kësaj sfide,
tekniku spanjoll bën llogaritë me dëmtimet dhe intensitetin e ndeshjeve gjatë
kësaj periudhe.
Pas muajit Janar e kemi forcuar shumë
skuadrën që u përball me disa dëmtime të rëndësishme. Mungesa e Higuain do të
peshojë shumë por ne jemi gati sepse stoli mund ta përballojë këtë boshllëk.
Callejon, Pandev dhe Duvan janë në gjendje ta zëvendësojnë sepse kanë besimin
tim maksimal.
Tani kemi më shumë alternativa. Mua më pëlqen
të luaj shumë ndeshje dhe të kem shumë lojtarë në dispozicion. Në vijim,
Benitez thur elozhe për atë që ka treguar skuadra e tij gjatë këtij sezoni.
Nëse kujtojmë ndeshjen me Romën zhvilluam një lojë spektakolare.
Mbrohemi dhe sulmojmë mirë por nuk mund të
presim nga sulmuesit që të kthehen përherë në zonën tonë sepse ajo që bëjnë më
mirë janë golat. Unë dua që mbrojtja të gjejë vazhdimësi, ashtu si edhe sulmi.
Shumë njerëz më kanë thënë se skuadra është përmirësuar ndjeshëm por jemi ende
një grup i ri dhe kemi nevojë për kohë.
Një koment nga tekniku i kaltër edhe për
sfidën e radhës në Livorno. Nuk duhet të mendojmë vetëm për rezultatin. Ndaj Swanseas
nuk e patëm të lehtë, ashtu si ndaj Genoas. Gjithsesi, unë dua të këmbëngul për
të vazhduar në rrugën që kemi nisur sepse tifozët dhe presidenti më mbështesin
në çdo hap që hedh.
18:37
Unknown
Për të
mbajtur në skuadër një nga lojtarët më të mirë të botës duhet të marrësh edhe
vendime ndoshta jo normale.
Ky është rasti i Barcelonës që për të bindur
Lionel Messin ta mbyllë karrierën në Katalonjë po harton një ofertë të
padëgjuar më parë në botën e futbollit. Katër herë fituesi i Topit të Artë
është vënë prej kohësh në shënjestrën e Paris Saint Germain, ndoshta edhe të
Bayern Munich por klubi blaugrana bën hapin e radhës për t’u vënë përfundimisht
kapak zërave për një largim të mundshëm të numrit 10.
Sipas burimeve të ndryshme nga gadishulli
iberik, shoqëria planifikon një ofertë faraonike nga e cila Lionel Messi do të
fitojë plot 25 milionë Euro në sezon. Nëse gjithçka zyrtarizohet gjatë javëve
të ardhshme, atëherë argjentinasi do të bëhet futbollisti me pagën më të madhe
në planet.
Vetë Messi ka ritheksuar disa herë se e
shikon veten vetëm te Barcelona, por forma e dobët e treguar gjatë muajve të
fundit ka shtuar zërat për mungesën e stimujve në kokën e sulmuesit. Nga kjo
situatë ka përfituar presidenti i PSG, Al Khelaifi, i cili nuk e shikon aspak
si pengesë faktin që klauzola e lojtarit është 250 milionë Euro.
Në anën tjetër qëndron Bayerni Munich ku
Messi ka një fans të madh. Ai është as më pak dhe as më shumë se trajneri Pep
Guyardiola, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për ish lojtarin
e tij. Dy sinjale që kthehen në kambana alarmi për veshët e presidentit
katalanas, Josep Mara Bartomeu, i cili kërkon t’u vendosë përfundimisht kapak
zërave që e çojnë Messin në një tjetër qytet.
18:14
Unknown
“Varroseni trupin tim dhe mos më ndërtoni asnjë
monument. M’i lini duart jashtë që njerëzit të kuptojnë se ai që fitoi botën,
vdiq duarthatë.” (Aleksandri i Madh)
(“Bury my body and don’t build any monument. Keep my hands out so the people know the one who won the world had nothing in hand when he died.”)
***
Teksa gjendej i shtrirë në shtrat, në fazën e fundit të jetës, Aleksandri i Madh ftoi të gjithë gjeneralët e tij dhe u njoftoi atyre tri dëshirat e tij të fundit:
1. Të transportohet arkivoli im nga shpatullat e mjekëve më të mirë!
2. Thesarin që kam fituar (argjend, flori, gurë të çmuar, smeralde etj.) t’i shpërndajnë gjatë gjithë udhëtimit deri tek varri im!
3. Duart e mia dua të jenë në valëzim në ajër, jashtë arkivolit të ekspozuar e të shihen nga të gjithë!
Por, njëri nga gjeneralët e tij, i habitur nga dëshirat e pazakonta, pyeti Aleksandrin se cilat ishin arsyet?
… Dhe Aleksandri iu përgjigj:
1. Dua që mjekët më të ndritur të ngrenë nën supet e tyre arkivolin tim, që me këtë mënyrë të tregojnë se edhe ata, para vdekjes, nuk e kanë mundësinë të shërohen!
2. Dua që sipërfaqja e tokës të mbulohet nga thesari im, që të shikojnë të gjithë, se gjithçka që përfitojmë në këtë botë, mbetet po këtu!
3. Dua që duart e mia, të valëzojnë në ajër, që njerëzit të mund të shikojnë se vijmë me duar bosh dhe ikim me duar bosh, kur të mbarojë thesari më i shtrenjtë i kwsaj bote, e që është koha! Koha është thesari më i madh që kemi, sepse është e kufizuar. Mundemi të krijojmë para, të fitojmë kapital e thesare pa fund, por jo më shumë kohë. Kur i kushtojmë kohë një personi, i ofrojmë atij një pjesë të jetës sonë, të cilën kurrë nuk do mund ta plotësonim.
16:17
Unknown
Ai ka realizuar një gol
të jashtëzakonshëm me gërshër në ndeshjen kundër Maccabi Haifas. Nga një gol kanë shënuar edhe shqiptarët, Atdhe Nuhiu e Jurgen
Gjasula për skuadrat e tyre.
Hamdi Salihi po vazhdon
të realizoj gola në elitën e futbollit izraelit. Sulmuesi i Hapoel Ironi Akko
ka shënuar një gol të bukur me gërshërë në ndeshjen ndaj Maccabi Haifa, e cila përfundoi me rezultat 1:1.
Sulmuesi i Kombëtares
shqiptare realizoi golin e epërsisë për Hapoel Ironi Akko në minutën e 3-të. Ndërkaq
goli i tij nuk ka mjaftuar që t'i sigurojë fitoren skuadrës. Mysafirët kanë
barazuar shifrat e golave të shënuar në minutën e 78-të me golin e Rayos.
Gol ka realizuar edhe
sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu. Ky i fundit ia ka siguruar tri pikë Sheffield Ëednesday
në përballje me Middlesborough në kuadër të England Championship. Ai realizoi
nga penalltia në minutën 87-të të ndeshjes.
Ndërsa, tre pikë të
rëndësishme ekipit bullgar, Litex Lovech në përballje me Cherno More Varna, ia
ka siguruar Jurgen Gjasula. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi golin e
fitores (1:2) në minutën e 80-të.
Golin mund ta shihni këtu:
www.youtube.com/watch?v=AQHbEUz38es
14:55
Unknown
Vetëm disa orë na ndajnë
nga derbi më i madh lokal në mbarë hapësirën shqiptare, atë mes skuadrave
Gjilanase, në kuadër të qerekfinales sw Kupës së Kosovës.
Kjo ndeshje po pritet
me interesim të jashtëzakonshëm në vet qytetit e Gjilanit dhe mbarë Kosovën,
ndërkohë që tifozëria e dy taborreve, “Intelektualëdh dhe “Skifterat” tanimë
kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura koreografike për këtë derby.
Shih për këtë, Portali
“Anamorava” ka realizuar një dokumentar ekskluziv për këtë super derbi, ku
protagonist të filmit janë trajnerët e dy skuadrave: Muharrem Sahiti (KF Gjilan)
dhe Arbnor Morina (KF Drita), si dhe dy kapitenët: Alban Hyseni (KF Gjilanit)
dhe Artan Latifi (KF Drita).
Skuadrat janë pajtuar paraprakisht
që në kuadër të qerekfinales të takohen pa short mes tyre.
Ndonëse propozicionet e
garave dhe Kupës nuk lejojnë një gjë të tillë, mirëpo që të gjitha (tetw) skuadrat
pjesëmërrëse në qerekfinale si dhe vet FFK-ja, janë pajtuar paraprakisht që pas
një periudhe të gjatë kohore të kemi një derby sic i ka hije e që do të
ndikonte në masovizimin e futbollit tone. Kjo ndeshje pritet të thyejë të
gjitha rekordet e deritanishme të shikueshmërisë, bazuar në interesimin aktual që
mbretëron në opinion.
Derby Gjilanas, Drita –
Gjilani, do të zhvillohet të dielën më 3 mars duke filluar nga ora 13:00.
13:23
Unknown

(Për ju që keni humbur më të dashurit tuaj, për ju që ia keni frikën vdekjes, apo për ju që ia keni frikën jetës – poezi nga Mary Elizabeth Frye.
Te varri im kur të vish mos qajë,
Nuk jam aty,
Unë gjumë nuk mbajë
Unë jam në puhitë që fërfëllojnë,
Jam në diamantet e fluskave të dëborës që verbojnë.
Më gjen në shkëlqimin e artë të grurit,
Jam në piklat e shiut të shtatorit,
Kur mengjeset i nis me nxitim,
Më gjen në vrapin që këndshëm përfshinë,
Zogjtë që melodinë e cicërrojnë,
Jam në qarqafin e yjeve që natën të mbulojnë
Te varri im vajit pse i je rrekur?
Unë nuk jam aty.
Unë nuk kam vdekur.
Subscribe to:
Posts (Atom)
RSS Feed
Twitter


.jpg)







.jpg)



