1.3.14

"Me mire nje zog ne dore se dhjete ne dege" - (Latine)

Poezi, Federico Garcia Lorca


Çfarë të them për poezinë? 
Çfarë mund të them për këto re, për këtë qiell? 
T'i shoh, t'i shoh, t'i shoh... dhe kurrgjë më tepër. Ti do ta kuptosh se një poet nuk mund të thotë kurrgjë për Poezinë. T'ua lëmë këtë detyrë kritikëve dhe profesorëve. Mirëpo as ti, as unë, as kurrnjë poet nuk e dimë ç'është poezia vertetë, dhe s'do te dimë përjetë!


- Cikël me poezi nga Federico García Lorca

* GJUETARI 

Pishnajë e lartë! 
Katër pëllumba në ajër. 
Katër pëllumba fluturojnë 
dhe kthehen sjellin plagë 
katër hijet e tyre. 
Pishnajë e ulët! 
Katër pëllumba 
mbi tokë rrinë 

* SHIU 

Shiu ka një sekret tërheqës butësie 
Një kotullim largues e të ëmbël, 
një muzikë përvujtëse 
zgjohet me të dhe vibron 
shpirtin e përgjumur të peizazhit... 
O shi i qetë, pa stuhi, pa erë, 
shi i heshtur i butë fushash 
dhe me dritë të ëmbël, 
shi i mirë e paqësor, shi i vërtetë, 
sa i përmallshëm e i trishtë bie mbi sendet! 
O shi françeskan që ngërthen në çdo pikë 
Shpirtra me burim të pastër e gurrash të përulur! 
Kur bie mbi fusha ngadalë 
Trëndafilat e gjoksit tim hap me tingujt e tu... 

* Fillon vajtimi i kitarës 

Fillon vajtimi 
i kitarës 
Thyhen gotat 
E mëngjesit 
Fillon vajtimi 
i kitarës 
E kotë 
Ta qetësosh. 
Qan e lodhur 
siç qan uji 
siç qan era 
mbi dëborë. 
Është e pamundur 
ta qetësosh 
Qan 
për gjëra të largëta 
për rërën e jugut përvëlues 
që kërkon gamilje të bardha. 
Qan shigjetën pa nishan 
mbrëmjen pa të nesërme 
dhe zogun e parëtë ngordhur 
mbi degë 
O kitarë! 
zemërçpuar 
Nga pesë shpata
Sonet nga John Keats

O Vetmi! Në se me ty më duhet të jetoj, 
Le të mos jetë mes grumbullit të vrazhdë 
Ndërtesash të zymta: Le të ngjitemi lart, 
- Në pikëvrojtimin e natyrës – për të parë, 
Faqe - malesh plot lule, e lumenje ujrash kristal, 
Që qetësinë e shpirtit ndihmojnë të ruhet
Pyllin e dendur, ku kërcimi i shpejtë i drerit
bletët e egra befason dhe zogjtë zë - dridhur
Me kënaqësi do t’i shihja me ty këto skena 
Por biseda e ëmbël e një mendjeje naive, 
Me fjalë imazhe mendimesh stërholluar, 
kënaqësi e shpirtit është, dhe duhet të jetë 
                                        Lumturia pothuajse më e madhe e njeriut 
                                        Kur shpirti gjen dy gjysmat e veta

Pas sfidës së Europa League, Napoli zbret në fushë për të sfiduar Livornon e vendit të fundit.


Skuadra e Benitez po zhvillon një sezon plot ulje ngritje dhe fitorja në transfertën do t’i ofronte më shumë siguri në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Në prag të kësaj sfide, tekniku spanjoll bën llogaritë me dëmtimet dhe intensitetin e ndeshjeve gjatë kësaj periudhe.
Pas muajit Janar e kemi forcuar shumë skuadrën që u përball me disa dëmtime të rëndësishme. Mungesa e Higuain do të peshojë shumë por ne jemi gati sepse stoli mund ta përballojë këtë boshllëk. Callejon, Pandev dhe Duvan janë në gjendje ta zëvendësojnë sepse kanë besimin tim maksimal.
Tani kemi më shumë alternativa. Mua më pëlqen të luaj shumë ndeshje dhe të kem shumë lojtarë në dispozicion. Në vijim, Benitez thur elozhe për atë që ka treguar skuadra e tij gjatë këtij sezoni. Nëse kujtojmë ndeshjen me Romën zhvilluam një lojë spektakolare.
Mbrohemi dhe sulmojmë mirë por nuk mund të presim nga sulmuesit që të kthehen përherë në zonën tonë sepse ajo që bëjnë më mirë janë golat. Unë dua që mbrojtja të gjejë vazhdimësi, ashtu si edhe sulmi. Shumë njerëz më kanë thënë se skuadra është përmirësuar ndjeshëm por jemi ende një grup i ri dhe kemi nevojë për kohë.

Një koment nga tekniku i kaltër edhe për sfidën e radhës në Livorno. Nuk duhet të mendojmë vetëm për rezultatin. Ndaj Swanseas nuk e patëm të lehtë, ashtu si ndaj Genoas. Gjithsesi, unë dua të këmbëngul për të vazhduar në rrugën që kemi nisur sepse tifozët dhe presidenti më mbështesin në çdo hap që hedh.
Për të mbajtur në skuadër një nga lojtarët më të mirë të botës duhet të marrësh edhe vendime ndoshta jo normale.

Ky është rasti i Barcelonës që për të bindur Lionel Messin ta mbyllë karrierën në Katalonjë po harton një ofertë të padëgjuar më parë në botën e futbollit. Katër herë fituesi i Topit të Artë është vënë prej kohësh në shënjestrën e Paris Saint Germain, ndoshta edhe të Bayern Munich por klubi blaugrana bën hapin e radhës për t’u vënë përfundimisht kapak zërave për një largim të mundshëm të numrit 10.


Sipas burimeve të ndryshme nga gadishulli iberik, shoqëria planifikon një ofertë faraonike nga e cila Lionel Messi do të fitojë plot 25 milionë Euro në sezon. Nëse gjithçka zyrtarizohet gjatë javëve të ardhshme, atëherë argjentinasi do të bëhet futbollisti me pagën më të madhe në planet.
Vetë Messi ka ritheksuar disa herë se e shikon veten vetëm te Barcelona, por forma e dobët e treguar gjatë muajve të fundit ka shtuar zërat për mungesën e stimujve në kokën e sulmuesit. Nga kjo situatë ka përfituar presidenti i PSG, Al Khelaifi, i cili nuk e shikon aspak si pengesë faktin që klauzola e lojtarit është 250 milionë Euro.

Në anën tjetër qëndron Bayerni Munich ku Messi ka një fans të madh. Ai është as më pak dhe as më shumë se trajneri Pep Guyardiola, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për ish lojtarin e tij. Dy sinjale që kthehen në kambana alarmi për veshët e presidentit katalanas, Josep Mara Bartomeu, i cili kërkon t’u vendosë përfundimisht kapak zërave që e çojnë Messin në një tjetër qytet.



“Varroseni trupin tim dhe mos më ndërtoni asnjë monument. M’i lini duart jashtë që njerëzit të kuptojnë se ai që fitoi botën, vdiq duarthatë.” 
(Aleksandri i Madh)

(“Bury my body and don’t build any monument. Keep my hands out so the people know the one who won the world had nothing in hand when he died.”)



***

Teksa gjendej i shtrirë në shtrat, në fazën e fundit të jetës, Aleksandri i Madh ftoi të gjithë gjeneralët e tij dhe u njoftoi atyre tri dëshirat e tij të fundit:

1. Të transportohet arkivoli im nga shpatullat e mjekëve më të mirë!

2. Thesarin që kam fituar (argjend, flori, gurë të çmuar, smeralde etj.) t’i shpërndajnë gjatë gjithë udhëtimit deri tek varri im!

3. Duart e mia dua të jenë në valëzim në ajër, jashtë arkivolit të ekspozuar e të shihen nga të gjithë!

Por, njëri nga gjeneralët e tij, i habitur nga dëshirat e pazakonta, pyeti Aleksandrin se cilat ishin arsyet?

… Dhe Aleksandri iu përgjigj:

1. Dua që mjekët më të ndritur të ngrenë nën supet e tyre arkivolin tim, që me këtë mënyrë të tregojnë se edhe ata, para vdekjes, nuk e kanë mundësinë të shërohen!

2. Dua që sipërfaqja e tokës të mbulohet nga thesari im, që të shikojnë të gjithë, se gjithçka që përfitojmë në këtë botë, mbetet po këtu!

3. Dua që duart e mia, të valëzojnë në ajër, që njerëzit të mund të shikojnë se vijmë me duar bosh dhe ikim me duar bosh, kur të mbarojë thesari më i shtrenjtë i kwsaj bote, e që është koha! Koha është thesari më i madh që kemi, sepse është e kufizuar. Mundemi të krijojmë para, të fitojmë kapital e thesare pa fund, por jo më shumë kohë. Kur i kushtojmë kohë një personi, i ofrojmë atij një pjesë të jetës sonë, të cilën kurrë nuk do mund ta plotësonim.





Ai ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm me gërshër në ndeshjen kundër Maccabi Haifas. Nga një gol kanë shënuar edhe shqiptarët, Atdhe Nuhiu e Jurgen Gjasula për skuadrat e tyre.

Hamdi Salihi po vazhdon të realizoj gola në elitën e futbollit izraelit. Sulmuesi i Hapoel Ironi Akko ka shënuar një gol të bukur me gërshërë në ndeshjen ndaj Maccabi Haifa, e cila përfundoi me rezultat 1:1.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e epërsisë për Hapoel Ironi Akko në minutën e 3-të. Ndërkaq goli i tij nuk ka mjaftuar që t'i sigurojë fitoren skuadrës. Mysafirët kanë barazuar shifrat e golave të shënuar në minutën e 78-të me golin e Rayos.
Gol ka realizuar edhe sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu. Ky i fundit ia ka siguruar tri pikë Sheffield Ëednesday në përballje me Middlesborough në kuadër të England Championship. Ai realizoi nga penalltia në minutën 87-të të ndeshjes.

Ndërsa, tre pikë të rëndësishme ekipit bullgar, Litex Lovech në përballje me Cherno More Varna, ia ka siguruar Jurgen Gjasula. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi golin e fitores (1:2) në minutën e 80-të.
Golin mund ta shihni këtu:
www.youtube.com/watch?v=AQHbEUz38es
Vetëm disa orë na ndajnë nga derbi më i madh lokal në mbarë hapësirën shqiptare, atë mes skuadrave Gjilanase, në kuadër të qerekfinales sw Kupës së Kosovës.
Kjo ndeshje po pritet me interesim të jashtëzakonshëm në vet qytetit e Gjilanit dhe mbarë Kosovën, ndërkohë që tifozëria e dy taborreve, “Intelektualëdh dhe “Skifterat” tanimë kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura koreografike për këtë derby.  

Shih për këtë, Portali “Anamorava” ka realizuar një dokumentar ekskluziv për këtë super derbi, ku protagonist të filmit janë trajnerët e dy skuadrave: Muharrem Sahiti (KF Gjilan) dhe Arbnor Morina (KF Drita), si dhe dy kapitenët: Alban Hyseni (KF Gjilanit) dhe Artan Latifi (KF Drita).

Skuadrat janë pajtuar paraprakisht që në kuadër të qerekfinales të takohen pa short mes tyre.
Ndonëse propozicionet e garave dhe Kupës nuk lejojnë një gjë të tillë, mirëpo që të gjitha (tetw) skuadrat pjesëmërrëse në qerekfinale si dhe vet FFK-ja, janë pajtuar paraprakisht që pas një periudhe të gjatë kohore të kemi një derby sic i ka hije e që do të ndikonte në masovizimin e futbollit tone. Kjo ndeshje pritet të thyejë të gjitha rekordet e deritanishme të shikueshmërisë, bazuar në interesimin aktual që mbretëron në opinion.

Derby Gjilanas, Drita – Gjilani, do të zhvillohet të dielën më 3 mars duke filluar nga ora 13:00. 

(Për ju që keni humbur më të dashurit tuaj, për ju që ia keni frikën vdekjes, apo për ju që ia keni frikën jetës – poezi nga Mary Elizabeth Frye. 

Te varri im kur të vish mos qajë,
Nuk jam aty,
Unë gjumë nuk mbajë
Unë jam në puhitë që fërfëllojnë,
Jam në diamantet e fluskave të dëborës që verbojnë.
Më gjen në shkëlqimin e artë të grurit,
Jam në piklat e shiut të shtatorit,
Kur mengjeset i nis me nxitim,
Më gjen në vrapin që këndshëm përfshinë,
Zogjtë që melodinë e cicërrojnë,
Jam në qarqafin e yjeve që natën të mbulojnë
Te varri im vajit pse i je rrekur?
Unë nuk jam aty.
Unë nuk kam vdekur.



Ja si do të duken stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Botëror në futboll, “Qatar 2022”








Ndër llojet e vargjeve dhe strofave duhet përmendur dhjeterrokshi që sipas teoricienëve është vargu më i vjetër i letërsisë gojore që ka origjinë indoevropiane, edhe pse është shkruar shumë vonë.

DHJETËRROKSHI EPIK - Është i përcaktuar me numrin e vargjeve. Në poezinë e shkruar dhjetërrokshi lirik dhe epik janë marrë nga poezia gojore.

TETËRROKSHI SIMETRIK - Veçori e tij është se ka tetë vargje dhe cezurën pas rrokjes së katërt. Rrokjet në fund të vargut dhe para cezurës janë të patheksuara.

TERCIDA - Është trevargësh ku rimohet vargu i parë dhe i tretë, kurse vargu i dytë rimohet me vargun e parë të strofës së dytë.

STANCA - Është strofë tipike e epit Italian të shek. XV dhe XVI. Përbëhet nga njëmbëdhjetërrokshi.

SESTINA - Është term për dy forma:
1.Sestina lirike - Vjershë gjashtë strofash prej gjashtë vargjesh dhe një shtesë prej tri vargjesh,
2.sestarima - Strofë epike prej gjashtë vargjesh