7.5.14

Skuadra e Adnan Januzaj, Manchester United përfudon paraqitjen para tifozëve të saj në Old Traford në mënyrën më të mirë të mundshme, ndonëse ky edicion (2013/2014) është karakterizuar me shumë rënie – ngritje të skuadrës.

Në fillim të kampionatit ndodhi ‘pensionimi’ i njeriut më të merituar të më shumë se një dekadë e gjysmë të ‘djajve të kuq’, sir Alex Ferguson, për të marrë drejtimin e timonit të skuadrës,  skocezi tjetër, David Moyes, por duke mos u dëshmuar si një kapedan praktik i “Titanik”-ut të dekadës fundit të futbollin anglez, Manchester United. Kjo rezultoi me shkarkimin e tij nga bordi vetëm dy javë më parë për t’iu besuar froni i të parit të bankinës futbollistit veteran, Ryan Gigs.
Ky i fundit sonte kishte paraqitrjen e tij përshëndetëse para tifozëve besnik të skuadrës në cilësinë e futbollistit, duke u përshëndetur nga loja aktive dhe falënderuar e përshëndetur me duartrokitje të gjata e ovacione të panumërta në shenjë falënderimi për tërë ato që bëri në shërbim të skuadrës më cilësore angleze për vite me radhë, jo vetëm në Premier League por edhe në arenën ndërkombëtare.
Gigs përfundoi karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitore të skuadrës së tij (3: 1) ndaj Hull City, madje duke pasur një mundësi të artë që të shënonte në minutat e fundit të ndeshjes, për të bërë akoma më madhështore përfundimin e karrierës tij.

Manchester United me këtë fitore arrin kuotën prej 63 pikësh dhe mbanë pozitën e 7-të në Premier League, kur ka mbetur vetëm edhe një javë para fundit të këtij edicioni aspak shkëlqyes e premtues, madje zhgënyes e i palakmueshëm për qindra miliona adhurues të kësaj skuadre në katër anët e botës.Xh.V. 

1 comments:

. said...

Nëse keni tentuar të mbeteni shtatzënë pa sukses, mos e humbni shpresën - ka zgjidhje që funksionojnë vërtet.
Unë personalisht e rekomandoj Dr. Dawn. Ai kryen rituale të fuqishme të fertilitetit që kanë ndihmuar shumë gra të mbeten shtatzënë brenda vetëm 4 deri në 6 javë - madje edhe ato që përballeshin me sfida serioze të fertilitetit.
Nuk po e them vetëm këtë - unë jam një dëshmi e gjallë. Pasi luftova për një kohë të gjatë, më në fund mora rezultatin tim pozitiv dhe kjo ma ndryshoi jetën plotësisht.
Ai gjithashtu ka ndihmuar shumë gra në të gjithë Rumaninë, përfshirë Bukureshtin, të cilat tani janë shtatzëna ose tashmë nëna.
WhatsApp-i i tij: +2349046229159
dawnacuna314@gmail.com

Post a Comment