Aktori Uliks
Fehmiu ka qëndruar në Begorad ku ka marrë pjesë në xhirimet e filmit “Rrugica
kryengritrëse”. Ai shpesh kthehet në Beograd, që nga viti 1993 kur kishte
emigruar në Nju Jork, ku edhe sot e asaj dite jeton së bashku me bashkëshorten,
njëherit kolegen e tij, Snezhana Bogdanovic dhe fëmiun e tyre, shkruan “Puls”.
Pas vdekjes së të atit, legjendarit Bekim Fehmiu, në Beograd
e pret e ëma, aktorja Branka Petric, mirëpo gjithnjë e më rrallë edhe ndonjë project
filmi. Shumë shpejt ai do të paraqitet në një të tillë projekt, shkruan “Puls”,
duke precizuar se Fehmiu do të jetë mishërim i një të dyshuari për krime lufte
dhe gjenocid, në rolin e tij të ri në projektin kinematografik me titull pune “Rrugica
kryengritëse”, nga regjisori Miroslav Terzic.
Ai poashtu ka treguar se cka e ka tërhequr për një rol të
tillë: “Kam pranuar rolin sepse skenari është i jashtëzakonshëm, ka thënë
Uliksi, duke shfaqur kënaqësinë e tij që luan përkrah aktorit Gordan Kicic, duke
konstatuar poashtu se është e rëndësishme që një film i tillë realizohet më në
fund.
“Gordan më ka sqaruar se cka ka ndodhur gjatë viteve të
hulumtimit të krimeve të luftës, duke më treguar poashtu edhe për të gjitha
komunikimet me njerëzit dhe gjykatën speciale, saktëson aktori Fehmiu, i cili në
këtë film sërish ka bashkëpunuar me aktorin Rede Serbegjia, një mik e koleg me
të cilin, sic ka thënë, megjthatë rrallë shihet.
“Sigurisht se Rade dhe unë bashkëpunojmë dhe koordinohemi
mjaft mirë, por nuk shoqërohemi. Ai më
parë ka jetuar në Londër dhe më pas është shpërngulur në Los Angjelos, ndaj duke
pas parasysh se ne të gjithë shëtisim gjithandej nëpër botë, edhe takohemi
ndonjëherë.”, ka thënë Fehmiu, duke vlerësuar se ka marëdhënie të shkëlqyeshme
me të, ngase ai është një mik i vlerësuar i prinërve të tij”.
Përpos filmit, Uliksi në ShBA
i është përkushtuar profesionit të bukëpjekësit për cka ka treguar në mënyrë
simbolike se si buka që prodhohet në ShBA ëshët shumë më e mirë, duke sqaruar
poashtu se gjasat që të hap një lokal bukëpjekësi në Beograd, janë shumë të
vogla.
“Në ShBA jam plotësisht i
panjohur, dhe atje jetoj nga profesioni i bukëpjekësit. Do të doja që të pjekë
bukë e cila do të ishte shumë më e mirë se ajo që përdorin aktualisht qytetarët
e Beogradit”, është shprehur me shaka Fehmiu. duke vijuar se qytetarët do të mund
të përdornin bukë shumë më të mirë, por, sipas tij, përpos atyre ideve
romantike, nuk ekziston asgjë tjetër” ... “Në Beograd më kualitativ është filmi
se buka”, ka thënë për “Puls”, aktori Uliks Fehmiu, duke vënë në spikamë pak a
shumë se nuk ka mjaftueshëm gjëra që kanë ndryshuar nga mendësia e së kaluarës./Kult-Info./Përktheu
e përshtati për botim: Xh.V.
0 comments:
Post a Comment