Atletico
Madrid është e vetmja skuadër që varet vetëm nga vetja për të fituar titullin
kampion në Spanjë. Edhe pse u mund të dielën nga Levante, bardhekuqve i
mjaftojnë 4 pikë në dy ndeshje për t’u shpallur kampionë. Mirëpo do ta ketë shumë
të vështirë, vecmas në ndeshjen e fundit kundër Barcelones në udhëtim
Tabela:
1. Atletico Madrid 36 ndeshje 88 pikë
2. Barcelona 36 85
3. Real Madrid 35 83
Edhe
Barcelona kishte mundësi të kishte në dorë kampionatin sikur fati I tyre të
ishte në dorë të Valecanos dhe të mos barazohej rezultati në castet e fundit me
c’rast tani Real nuk do të ishte aspak potencialisht kandidat, anipse ka një
ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Logaritë aktuale duken kështu:
Atletico Madrid -Takohet me Malagen si vendës dhe kundër Barcelonës në udhëtim Atyre u duhen matematikisht 4 pikë për titull. Mund të kremtoj titullin e kampionit qysh këtë fundjavë nëse Real Madrid nuk fiton dy ndeshjet e kësaj jave, njërën nga to ndeshje të mbetur; ose nëse Barcelona nuk fiton si mysafire ndaj Elche-s ngase rrjedhimisht do t’i humbiste gjasat për titull pavarsisht fitores në dneshjen e fundit kundër rivalit të drejtpërdrejtë Atletico Madrid.
Real Madrid - Mund të shpallet kampion vetëm nëse fiton 3 ndeshjet e mbetura dhe Atletico dështon në njërën nga dy ndeshjet, vecmas në atë kundër barcelonës në javën e fundit. Në atë rast Real Madrid do të tubonte dy pikë më shumë se Atletiko në radhitjen e përgjithshme tabelare. Nëse Atletico Madrid fiton një ndeshje dhe një barazim, Nëse atletico fiton ndehsjen e kësaj jave dhe në fund barazon me barcelonën, atëherë Realit nuk do t’I ndihmonin as edhe tri ndeshjet e fituara, gjëgjësisht 9 pikë. Atëherë Atletikp dje Real do të tubonin që të dyja nga 92 pikë që rrejdhimisht ndeshjet e drejtpërdrejta mes tyre do të merreshin në konsideratë dhe do ta shpallnin Atletico-n si kampion për shkak të bilancit më të mirë nga ndeshjet e ndërsjella Në La Liga në raste të tilla merren për bazë ndeshjet e drejtpërdrejta mes skuadrave për dallim nga Premier League angleze ku përcaktues është goldiferenca e skuadrave me pikë të njejta, pavarsisht takimeve të ndërsjella. Reali do të luajë me Valladolid dhe Celta Vigo si mysafire kurse ndeshjen e fundit e zhvillon në Santiago bernabeu kundër Espanyolit.
Barcelona – Varet
nga ndeshjet e Realit dhe të saj. Ajo do ta ketë më së vështiri. Katalanasve i duhet që Reali të mos fitojë një
nga 3 ndeshjet që i kanë mbetur. Nëse kjo ndodh, atëherë ka gjithçka në dorë
për t’u shpallur kampion. Do t’i mjaftonte të fitonte me Elchen jashtë dhe me
Atletico Madrid në Camp Nou.Xh.V.
RSS Feed
Twitter
04:34
Unknown

Posted in
0 comments:
Post a Comment