Adnan Januzaj, djaloshi
që ka përfituar natyrshëm simpatinë e cdo tifozi, gjithandej rruzullit!
(VIDEO XHIRIME – Pjesë nga mrekullitë e tij)
Nëntëmbëdhjetë ndeshje
të zhvilluara gjatë këtij edicioni me fanelën e Manchester United. Dy aktivizime
në Champions League, herën e fundit në humbjen e skuadrës tij nga Bayern Munich
në kuadër të cerekfinales Champions League.
Katër gola të shënuar, ndonëse mesfushor dhe jo sulmues
tipik, shumë asistime dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në aksionet e skuadrës duke ndikuar në rezultat, formë konstante pa
batica e zbatica, kontrollë të jashtëzakonshëm të topit të paparë për një futbollistë
të moshës tij, serioz dhe i përqëndruar në lojë, aktiv gjatë gjithë kohës kur i
besohet të jetë pjesë e skuadrës në fushë, një pamje djaloshare e ciltër dhe e
ndruajtur që pasqyron një butësi e dëlirësi nga brenda, i pasprovuar para kamerave
në relacion me opinionin public por i vetëdijshëm për pritjet e tifozërisë nga
ai, i shooqërueshëm dhe bashkëpunues me bashkëpunëtorë e bashkëlojtarë (vlerësime
nga analistë e njohës të futbollit), i pranuar natyrshëm në mesin e futbollistëve
të skuadrës me renome europiane e botërore,
Manchester United. Ky është nëntëmbëdhjetë vjeqari me origjinë nga Kosova që ka
fituar natyrshëm simpatinë e miliona aderuesve të futbollit në të katër anët e
globit. Ky është djaloshi nga Istogu, futboillisti për të cilin flitet e përflitet,
shkruhet e përshkruhet në superlativ, madje kudo, mdje kurdo, madje nga kushdo.
Për më shumë flet vet kjo përmledhje pamjesh nga ndeshje të
ndryshme në një video të vetme.Xh. V.
RSS Feed
Twitter
17:57
Unknown

Posted in
0 comments:
Post a Comment