"Më ka bërë përshtypje aftësia ekstreme për t’u
entusiazmuar që ndjehej aty”, tka thënë gjyqtari kryesor i ndeshjes Kosovë -
Haiti, zvicerani Stephan Klossner.
Ja se çfarë tregon ai lidhur me përjetimet
nga kjo ndeshje.
Përkundër motit të ftohtë e me shi dhe kufizimeve të ashpra të vendosura nga FIFA (nuk është lejuar himni, as flamujt zyrtarë të shtetit e as simbolet në fanella), në stadiumin e Mitrovicës ka mbretëruar atmosferë festive. rreth 17.000 tifozë kosovarë kanë festuar ndeshjen e parë të pranuar zyrtarisht nga FIFA, të skuadrës së tyre kombëtare.
“Natyrisht, loja nuk ishte sikur të tjerat”, sqaron Klossner, i cili në një ndeshje shumë korrekte ka ndëshkuar vetëm një herë edhe atë me kartoon të verdhë.
“Që në momentin kur ne, rreth një orë e
gjysmë para fillimit të ndeshjes erdhëm në stadium, tribunat ishin përplot dhe
atmosfera jashtëzakonisht euforike. Kur ne po i kontrollonim rrjetat e portave,
na brohoritën sikur të ishte shënuar ndonjë gol”.
Edhe pse mikpritësit kishin ekip më të mirë, kjo nuk i mjaftoi Kosovës për të dalë fituese. Për ndeshjen e parë zyrtare, Federata e Futbollit e Kosovës, duke nominuar Albert Bunjakun, kishte angazhua një ish lojtar të kombëtares së Zvicrës. Ndërsa me Kristian Nushin nga FC St. Gallen, në fushë ishte edhe një lojtar aktual i superligës zvicerane.
Rezultati sportiv në këtë ndeshje historike të 5 marsit ishte pak i rëndësishëm. “Ajo që unë kam marrë me vete para së gjithash nga kjo ditë është aftësia ekstreme për t’u entusiazmuar, që ndjehej aty”, ka deklaruar gjyqtari kryesor i ndeshjes, zvicerani Stephan Klossner.
“Federata e Futbollit të Kosovës ështe përgatitur jashtëzakonisht mirë për të sjellë në skenë një ndeshje ndërkombëtare pa të meta. Tek zyrtarët relevantë ndjehej edhe mirënjohja ndaj FIFA-s, e cila ka mundësuar që më në fund Kosova të bëjë nje hap përpara në rrafshin ndërkombëtar”.

(Albinfo.ch)
0 comments:
Post a Comment