15.3.14

Nga Raimonda MOISIU/ Hartford/

Më datën 27 Nëntor 1953 në orën 4 e 39 minuta, e  premte mbasdite, dha frymën e fundit në një nga hotelet e Bostonit,  mbas një lufte të gjatë me turbekulozin dhe pankreasin - dramaturgu i shquar dhe Nobelisti i parë amerikan - Eugen O’Neill. 
Fjalët e tij të fundit ishin: Kam  lindur në dhomën e një  hoteli, -(God damn it) -ku ku për mua - i mallkuar të vdes në dhomën e një  hoteli! Dhe mbylli sytë përgjithmonë.


Po, kush ishte dramaturgu i famshmëm  që lindi dhe vdiq në hotel, autori  i parë amerikan që fitoi Cmimin Nobel në Letërsi në vitin 1936,-Eugen O’Neill.

Eugen O’Neill lindi më 16 Tetor 1888, në një dhomë hoteli Longacre në sheshin Times Square –aktualisht është Hotel Barret. Në murin e hotelit është  vendosur  pllaka përkujtimore  me mbishkrimin; “Eugen O’Neill, 16 Tetor 1988 -27 Nëntor 1953, dramaturg i shquar amerikan u lind në një nga dhomat e këtij hoteli, të quajtur Hotel Barret”. Ai ishte i biri i një cifti emigrantësh irlandezë- i aktorit mjaft popullor James O’Neill dhe Mary Ellen Quinlan. Për shkak të punësimit të Atit të tij, prindërit e dërguan në Akademinë e St Louis-it  për djem, një shkollë katolike, i mbyllur në konvikt,  në zonën e Riverdale, në Bronx të  New York-ut, ku ai gjeti ngushëllim vetëm me librat e tij. O’ Neill kalonte zakonisht verën në plazhin e Neë London, Kenektikat (Connecticut). Në vitin 1907 ai përjashtohet nga Universiteti i Princetown, për shkelje “të kodit të sjelljes”, sepse  pati thyer në gjendje të dehur, duke hedhur shishen e birrës në “dritaren e Prof. Woodrow Wilson”, Presidentit të ardhshëm të SHBA-ës. Mbas këtij  rrengu ai kaloi disa vite në det dhe lundrim në kërkim të arit, që nga Hondurasi dhe më pas tregëtar marine, në Bounes Aires. Gjatë kësaj kohe i cfaqen simptomat e depresionit dhe jepet mbas alkolit. Pavarësisht depresionit ai kishte një dashuri e pasion të jashtëzakonshëm për detin, i cili u bë  tema kryesore  në shumicën e  dramave e tij të mëvonëshme.  O’Neill iu bashkua Sindikatave të Marinarëve në transportin e punëtorëve industralë të botës dhe  luftës guerrile për kushtet e jetesës deri në veprime të shpejta e të drejpërdrejta. 

Prindërit e Eugen O’Neill dhe vëllai i tij Jamie vdiqën  brenda tre viteve njërit pas tjetrit, biles vëllai i tij bëri vetëvrasje duke pirë helm në moshën 45 vjecare. Mbas këtyre tragjedive familjare Eugen O’Neill kthehet në Amerikë. Martohet më 2 tetor 1909 deri në vitin 1912 me Kathleen Jenkins dhe nga kjo martesë patën një djalë, Eugen O’Neill Junior, (1910-1950). Në vitin 1917,  dramaturgu i shquar njohu Agnes Boulton, një shkrimtare e sukseshme dhe ata u martuan më 12 Prill 1918 . Ata jetuan në Bermuda dhe nga martesa e tyre patën dy fëmijë Shane & Oona, vitet e tyre martesore janë përshkruar në librin biografi, i botuar në vitin 1958. Në vitin 1929  O’Neill  braktisi Agnes Boulton me dy vajzat e tyre, dhe bashkëjetoi me aktoren Monterey Carlotta e lindur në San Francisko , Kaliforni . Ata gëzuan martesën e tyre më pak se një muaj, përshkak se O’Neill nuk ishte divorcuar zyrtarisht me gruan e tij të mëparëshme. Me t’u rikëthyer në SHBA-s, për pak kohë shkroi për një gazetë  lokale, më pas pësoi atakun e parë të tuberkulozit që e pllakosi  tërë jetën e tij. Gjatë pesë muajve që qëndroi i  shtruar në një sanatorium dhe më pas për një vit në një konvaleshencë rehabilitimi,  ai pati mundësi të lexonte veprat botërore në dramë të dramaturgëve të famshëm Wedekind, Stringberg dhe Ibsen, si edhe filozofinë politike të Marksit dhe Kropotkin. Ai ishte gjithmonë  në kërkim të shpirtit të tij binjak. Në vitin 1916, O’Neill jetonte në qytezën e Provincetown , Massachusets, dhe një grup pushuesish intelektualë e  Greenwich Village-(shtëpi pushimi) në qytezë, patën dëgjuar si djaloshi i ri O’Neill shkruante drama dhe  e ftuan atë të  performonte dramën e tij në teatrin me thupra  të improvizuar prej tyre. Drama apo melodrama vetëm me një akt titullohej; “Bound East for Cardif” –do të ishte vepra e tij e parë që u shfaq për publikun e asaj qyteze të vogël. Që prej atij momenti rastësor karriera e O’Neill do të shënonte vetëm ngjitje. 

Drama e tij madhore The Emperor Jones, u cfaq më 1920 dhe u prit me brohoritje dhe “një ortek duartrokitjesh”, sic dëshmon një nga spektatorët  e kohës-dhe kjo i dha O’Neill-it,Cmimin e Madh -PULITZER. Më pas 50 -ë drama do të pasonin atë, por The Emperor Jones ishte një vepër e guximëshme dhe empirike, përtej kufijve të teatrit konvencional. Një dramë simbolike për gjendjen shpirtërore, panik dhe mosbesim, ku personazhi kryesor ishte një hamall me ngjyrë Brutus Jones, i cili fshihet në një ishull tropikal pasi vret një njeri. Aty ai e quan veten  Perandori Jones, derisa përpjekjet e tij për ta mbajtur të fshehtë krimin, zbulohen dhe ai për t’i shpëtuar ndëshkimit  fshihet në xhungël., por edhe ai vdiq  nga frika, marrazi, tmerri dhe faji që e ndiqnin si hije pas. Ndër veprat më të shquara të Eugen  O’Neill me fantazi pesimizmi, por risi të guximëshme në dramë,  janë; The Hairy Ape (1921), The Iceman Cometh ( 1922) Desire under the Elms (1924), Mourning becomes Electra (1931), dhe Kryevepra e tij, Long Day’s Journey Into Night,  e botuar mbas vdekjes së tij. Megjithëse Amerika ka nxjerrë shumë figura të rëndësishme e të shquara në letrat amerikane para Eugen O’Neill, askush prej tyre nuk ka qenë  dramaturg . Vepra dhe Krijimtaria në dramë e  O’Neill-it, e bëri botën që të kthente  sytë drejt skenës dhe teatrit amerikan dhe ju hapi rrugën dramaturgëve të tjerë si : Clifford Odets, Arthur Miller, Tennese Williams and Edward Albee.  

Eugen Gladstone O’Neill ( 16 Tetor 1888- 27 Nëntor 1953) është dramaturgu irlandezo-amerikan dhe Laureati i Parë amerikan fitues i Cmimit NOBEL, më 1936. Dramat e tij të titulluara poetikisht ishin nga të parat që prezantuan teknikat e realizimit të dramaturgjisë amerikane në të njëjtën kohë me dramaturgun rus Anton Cehov, norvegjezin Henrik Ibsen dhe suedezin August Strindberg. Dramat e tij ishin ndër të parat në gjuhën e folur  amerikane, duke përfshirë të gjithë personazhet e të gjitha llojeve të shoqërisë, me të mirat e të këqijat , me shpresën e aspiratat e tyre,   mes zhgënjimit dhe dëshpërimit, groteskes e farsave sociale, jetës e vdekjes. Eugen O’Neill shkroi vetëm një komedi të titulluar : “ Ah, Wilderness” . Pothuajse të gjitha dramat e tjera të tij karakterizohen nga përvojat e tij jetësore mes tragjikes e pesimizmit personal.  Ky është Eugen Gladstone O’Neill-–Laureati i Parë Amerikan që fitoi Cmimin NOBEL  në Letërsi në vitin 1936 – klasiku dhe dramaturgu i shquar  amerikan me famë botërore që fati e deshi të lindëte dhe të vdiste  në një dhomë hoteli.


0 comments:

Post a Comment