Njeriu më i tatuar në Britaninë e
Madhe, që e ka ndryshuar emrin e tij në “King of Inkland”, ka shpenzuar 6 mijë
stërlina për të fshirë disa tatuazhe, pasi në trupin e tij nuk kishte më vend
ku dëshironte të bënte disa të reja.
Matthew
Whelan nga Birmingami, ka mbuluar gjithë trupin e tij me bojë, përfshirë
qepallat e syve, por tani mendon se atyre tatuazheve u ka dalë moda dhe u ka ikë
trendi.
34-vjeçari
ka vënë mënjanë 6 mijë stërlina për procesin e dhimbshëm të heqjes së
tatuazheve me lazer, pasi e sheh veten si një “galeri arti” që ka nevojë të
evoluojë.
Whelen,
që shpesh herë identifikohet si “Mbreti i artit trupor”, ka shpenzuar gjithsej
13 mijë stërlina për tatuazhet në trupin e tij, të parin e të cilëve, një
bulldog britanik e ka bërë kur ishte vetëm 16 vjeç. Por tani, pas pothuajse dy
dekadash, atij i duhet të freskojë koleksionin.
“E shoh
veten si një galeri arti. Me kalimin e kohës arti vjetrohet dhe njerëzit duan
të shohin diçka të re. Pikërisht kështu ndihem unë për tatuazhet e mia”, ka thënë
Whelan.
“Kam bërë shumë tatuazhe dhe tani s’kam më vend në lëkurë,
kështu që mendova: përse të mos i heq me lazer”?, shton 34-vjeçari.
0 comments:
Post a Comment