Ka mjaftuar që Zlatan Ibrahimoviq të ‘hedh pak
kajde’ me oreksin dhe mënyrën e përgatitjes së ushqimit për të ndikuar që menagjmenti
i skuadrës të intervenojë menjëherë të pushojë nga puna dy kuzhinierë të skuadrës.
"Le Parisien"
ka njoftuar se Ibra kishte kritikuar shijen e gjellërave dhe kishte vendosur të
angazhonte kuzhinier personal, por skuadra , pa vonuar ka reaguar, duke
zëvendësuar dy punëtorët për kuzhinë të autorizuar!
Suedezi i natyralizuar
është i njohur për influencën e tij te PSG, por sukseset dhe produktiviteti i tij
në lojën dhe rezultatet e skuadrës kanë ndikuar drejtuesit në “Parkun e
Princave” t’ia ruajnë gojën kur fletë. Shih për këtë, është e paimagjinueshme të
mos merren në konsideratë vërejtjet e tij, edhe atë jo vetëm në strategjinë e
lojës, e cila tanimë është e konceptuar e tëra në funksion të tij, por vërejtjet
e tij merren seriozisht dhe janë vendimtare edhe në "magjen e
gatesave" të skuadrës!
Xh.V.
0 comments:
Post a Comment